07 Shkurt 2023

Softueri nuk është eksperti i plagjiaturës!

Shkruar nga Gentian Jetishi

Asnjë softuer e platformë online nuk mund të përcaktoj plagjiaturën. Studiuesit dhe shkruesit akademik mund të shmangin plagjiaturën vetëm nga edukimi dhe ‘stërvitja’ e shpeshtë e shkrimit akademik, të cilat shkrime duhet të  përpiqen të përfillin kriteret akademike dhe redaktohet nga njohësit i fushës akademike deri sa ta përsosin si shkathtësi.  

Nëse për një student ‘shkrimi i parë akademik’ do jetë ‘tema e diplomës’ nuk ka dyshim që ai punim nëse është origjinal, s’mund të jetë i mirë, e nëse është i mirë si herë e parë atëherë është i dyshimtë .

Ka me dhjeta platforma e softuer që gjenerojnë të hyra të fuqishme financiare e të cilat përdoren nga universitetet e bota akademike për të ‘detektuar’ shkallën e plagjiaturës së një teksti.

Është sikur në bankë që fusin paratë në ato makinat për të parë nëse janë false apo jo.  Ka plotë edhe në gjuhën shqipe! Ato përdorohen si instrument i mirë për të kursyer kohën dhe mundin! Krejt në rregull.

Por tjetër institucionet po mendojnë se kanë kryer obligimin e verifikimit të teksteve akademike kur e fusin në një nga platformat për verifikim të plagjiaturës. Një nga definicionet e plagjiaturës sipas Fjalori i Shqipes së Sotme, 2002 është edhe ky si vijon:

-PLAGJIATUR/Ë, -A f.sh. -A, -AT libr.

Paraqitja nga dikush e një vepre të një tjetri sikur të ishte e vetja, vjedhje e një vepre të shkruar nga një tjetër; vepra e vjedhur në këtë mënyrë. E kritikuan për plagjiaturë. (FJALOR I SHQIPES SË SOTME, 2002, Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë. Fq. 1011)

Duke qenë se ky definicion është universal e cituar në shumë shkrime. Por dhe pse këtu është i cituar, këtë definicion një softuer do e detektoj si plagjiatë dhe do e rrisë përqindjen e përgjithshme të ‘ngjashmërisë’.  

Kështu studentët për t’i shmangur vlerësimit mekanik ata ‘duhet’ të ndërtojnë tekstin për ta ‘bërë budalla’ softuerin e ndonjëherë duke prishur punim të shkëlqyera.

Softuerit i mungon logjika dhe i mungon qasja akademike. Softueri dhe programe serioze për detektimin e plagjiaturës nuk e pretendojnë se e verifikojnë plagjiaturën e një teksti të plotë.  Ato shërbejnë për të gjetur ngjashmëri mes tekstit dhe ‘botimeve’ paraprake duke nënvizuar pjesët e ngjashme dhe duke treguar përqindjen e ngjashmërisë.

Por kjo do duhej të ishte veç bazë e mirë për mësimdhënësin apo ekspertin për të verifikuar nëse ato të cilat softueri i ka detektuar kanë përfillur apo jo kriteret akademike edhe pse janë të ngjashme, apo nëse brenda tekstit ka edhe të tjera tekste plagjiat që mund të jenë nga tekste (libra) të pa dixhitalizuar.

Si përfundim universitet duhet në përpjekjen e tyre për të shtënë në përdorim teknologjinë duhet të e konsiderojnë aspektin njerëzor të e thotë fjalën e fundit pas çdo instrumenti e makine që përdoret.

Kjo më veçantë në tekstet akademike të cilat janë një nga mjetet kryesore përmes të cilave shpërfaqen vlerat shkencore e të cilat një studiues e shoqërojnë gjatë gjithë jetës jo vetëm një proces, të cilit edhe siç e pamë mund t’i bëhet hile në çdo formë . Por a është kjo përgjigjja?


Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)