11 Gusht 2020

S’jeni politikanë, ju jeni tiran!

Shkruar nga Gentian Jetishi

 E marrë me mend që ‘politikanëve të 20- vjeçarit të parë’ shumë nga opinionet e qytetarëve kosovar ju vijnë si gudulisje e relaksim teksa mund të jenë duke ‘skroll’ në rrjetet sociale, ulur në xhakuzi e duke pirë verë të bardhë.

E dimë sepse i kemi parë në filma hindi, popuj të varfër e politikanë të pasur që shpërdorojnë çdo pasuri dhe vlerë.

Por ju nuk jeni politikanë, as diplomat, as largpamës dhe së fundi jeni zhveshur nga çdo vlerë njerëzore. E dimë gjithashtu  që ju nuk jepni pesë pare për çfarë mendojmë, ndjejmë e duam ne, por  dhe as ne s’na bëhet vonë në u butë milionerë, fare pranë jush dhe s’e vërejmë ekzistencën tuaj. 

Ju jeni tiran klasik. Për dallim nga Hilteri, Musolini dhe Mubaraku ju s’keni ende ushtri të na shtypini të dënuar pse marrim frymë dhe e nuk paguam tatime, për t’u bërë tamam rrogave tezeve dhe kushërinjve tuaj që punojnë në organizata shtetërore.

Por ndoshta jo edhe aq sa ju, faj kemi gjithë shoqëria jonë:

Mbi 170 000 njerëz për pesë vite kanë ikur nga ‘ju’ përmes rrugëve të rrezikshme por pa marrë guximin më pakta të ju thonë që jeni tiranë e mbase dhe në fytyrë të ju pështyjnë as një gjysmë guri nuk e lëvizur për t’u bërë presion juve.

Shumica absolute e shoqërisë civile, artistëve, medies janë ‘biondizuar’. Imagjino ende zhvillojnë projekte ‘Si të shkruajmë një CV?’, njerëzve që duan të ikin nga këtu për mungesë pune! Me çfarë ta mbushin CV-në e tyre?! E të mos flasin për artistët që në vend të se të thumbojnë fenomenet negative, promovojnë ato, siç jo më pak kontribut kësaj i japin edhe mediat.

Të rinjtë që i bashkohen apo aderojnë në partitë e pushtetit, janë kriminelët e vegjël që vrasin shpresën për të ardhmen. Këtë nuk e kemi merituar, për sa pak parë po na shisni.

Shumica e bizneseve të mëdha janë të lidhur në mënyrë oligarkike me politikën e 20-vjeçarit të parë. Por si psikologji të biznesit nuk e kuptoj një gjë: teksa kjo politikë duhet të krijonte rrethana ekonomike për të përmirësuar statusin tonë ekonomik, nga e mendojnë se do i marrim paratë ne e të realizojnë të ardhurat ata/bizneset e tyre, nëse vazhdojnë trendi i varfërisë sonë dhe ikjes nga këtu, ide që i vjen ndërmend edhe atij që mund të ketë qenë optimisti i fundit.

Si u bë që 1.7 milion banorë eventual të Kosovës s’arrini t’i menaxhoni. Kaq shumë a, sa një lagje e cilido metropol evropian. Ne duhet të ishim të gjithë milionerë e siç na mashtronit kur thoshit ‘Zvicra e Ballkanit’! E vërtetë është që ne kemi humbur  në mënyrë unike (jo si popujt tjerë) çfarëdo respekti për ju!

E pasi vodhët gjithçka, u përpoqët ta na vidhni edhe Zotin. Mbi 600 vjet mysliman, 20 vjet vitet e qeverisje tuaj ngulfatët vijën autoktone të islamit  duke e varfëruar institucionin bazë dhe duke u dhënë hapësirë vijave ideologjike nga sadudia mike e ‘miqve’ tuaj. Edhe pse qemë paralajmëruar se gjithë kjo bëhet për qëllime financiare, e kuptuam më vonë kur nisën këto fushatat për ‘deradikalizim’. U bënë milionerë disa duke bërë përpjekje për t’i  terrorizuar familje myslimane!

Jeni përzier tek të shenjtat dhe ne ju kemi vështruar pa u pështyrë në fytyrë, prandaj mëkatin e kemi të përbashkët.

Nëse po e lexoni, ju lutëm vetëm një gjë:

Politikat botërore dhe lokale s’janë manual i determinuar që duhet ta ndiqni pikë për pikë. Prandaj ka dialog e diskutime. Në atë që për nevoja të huaja dhe jo tona u është bërë presion si ‘Finalja e Dialogut’ ta konsideronit mundësinë që:

Të bëni marrëveshje afatshkurtër për 20 vjet me specifikat e që i kërkojnë të huajt, dhe kërkesat tona por pa diskutim kufijsh, e që marrëveshja ta lë të hapur diskutimin për këtë temë pas 20 vitesh. Kjo me idenë që për 20 vitet vijuese të përmirësohet zhvillimi ekonomik, arsimor dhe sidomos kulturor.

Në të kundërtën, më thoni veç një motiv pastaj pse dikush të rrojë, angazhohet, punoj këtu?!




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .