14 Korrik 2020

Sjemi kërkah!

Të vërtetat që heshten bëhën helmuese.  (Z.Zaratrusta) 

 

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Të dielen ne mbremje, në ekranin e një televizioni nacional, që ka shtrirje në tërë teritorin e Kosovës, ata që e kanë përcjellur këtë program, kanë pasur  rastin të dëgjojnë disa deklarata të shkurtëra, të disa banorëvë (jo qytetarëve pasi që mendoj se qytetarë ka vetem ne ato shtete ku ka rend e rregull) të Kosovës, dhe ate  gjinish, profesionesh por edhe moshash  të ndryshme,e që lehtë  identifikoheshin edhe nga fjalori dhe paraqitje e tyre para kamerave, për korektësi dhe seriozitet, kur përgjigjeshin në pytjet e gazetares se si e vlersonin perudhën 12 vjeqare të  pasluftës së fundit, kur nga Kosova u largua pushteti apsolut sërbë, dhe u instaluan, fillimisht institucionet e përkohshme vendore së bashku me ato ndërkombëtare.


Pothuaj, të gjithë të intervistuarit, që është për keqëqardhje dhe sinjal shumë negativ,  pa hezitim, shprehën mëllefin dhe kritika, ndaj gjitha Qeverive dhe Institucineve të deritashme që udhëhoqën me Kosovën, duke i akuzuar  për  paaftësi,dështime e devijime ,e në veqanti për shtrirje të korupcionit dhe krimit të organizuar si dhe nepotizëm, e shumë pak interesim  e angazhim, për shtetëndërtim e atdhedashuri.

             Kush është fajtor  për këto dështime ?

Eshtë fakt, se gjatë këtij 12 vjeqari të kësaj perudhe, pas largimit të pushtetit sërbë, në Kosovë, ndodhën shumë gjëra që edhe kronisti më fanatik, e ka vështirë ti përshkruaj dhe tia prezentoj opinionit, në radhë  të parë për shkak të konfuzitetit dhe rrjedhës në skenën politike  që përcolli këtë periudhë kohore, e që mund të  emërtohet edhe me slloganin boshnjak “Hypi Hasa zhdrypi Husa”!.

   Deri para tri vitesh, kur Kosova, nuk kishte shpallur Pavarsinë, dhe lidershipi kosovarë arsyetohej për jokompetenca, për fuqizim të elementit shtetëformues, nuk ishte shumë  vështirë  që popullit ti “hidhet hi syve”, se janë ndërkombëtarët, ata që po pengojnë proceset, dhe po ngulfatin iniciativat dhe  qëllimet, për të bërë Kosovën, një shtet funksional dhe properendimor, por nuk duhet shume mencuri e dituri, të dihet e thuhet troc, se që nga dita e parë, pra, që nga qërshori i vitit 1999, objektiv primar(me përjashtime të rralla)i gjithë  atyre  që hynë si  clirimtarë në Kosovë, së bashku me Nato-në, ishte lakmia dhe përfitimet  për të grabitur,uzurpuar jo vetëm pushtetinë por edhe pasurinë e kapitalin.

Kur kësaj, ia shtojmë, edhe perfiditetin e disa elementëve të dyshimtë, që i patën shyrbyer me besnikëri, jo vetem monizmit, por disa prej tyre edhe pushtetit apsolut sërbë, e që “expres’ pa kurfarë pengese iu bashkuan në radhë të parë liderëvë komunalë apo komandantëve të ndryshëm, të cilët, nuk hezituan ti ofrojnë afër vedi, pasi që nga lakmia dhe benefitet që përjetonin, kishin harruar edhe luftën edhe idealet por dhe qëllimin pse ndodhi lufta,!.


Këto dy elemnte, të cilave  nëse u shtohet edhe  një pjesë e faktorit ndërkombëtarë, që  nuk kishte ardhur me qëllime të mira,por  punuan dhe vepruan  me komoditet, që në ato organe të përkohshme e në veqanti në Gjyqësor, Polioci, Dogana... të intalojnë “macën dhe kucën”, dhe nga ky bashkëdyzim  ,bashkarishtë vepruan dhe mbijetuan e u faktorizuan,   gjatë këtyre 12 viteve,  pa  ndonjë problem të madhë , dhe vetëvetiu bilanci përfundimtarë  është  rezultati i këtyre zhgënjimeve  që prezenton opinioni  i gjërë kosovarë, por edhe një pjesë e atij ndërkombetarë për këtë periudhë kohore.

   Kjo periudhë kohore, ishte “ideale”, jo vetëm për disa  që ishin në pushtet, dhe afër pushtetit, për tu pasuruar dhe krijuar kapital marramendës, por gjithashtu, edhe, për tu  sistemu e “ngrituir profesionalisht” “mbrenda natës” me tituj universitarë.master, e  pse jo edhe me titull DR, me të vetmin qëllim, që të pozicionohen e akomodohen në Universitetin publik por edhe ato private, Dogana, Polici,Gjyqësi, Kompani publike e agjensi kinse të”pavarura” por edhe mediume publike, QKU-kë, e deri tek posti i Zevendeskryeministrit, dhe paramendo cili është kapaciteti dhe intelekti i tyre por edhe angazhimi i tyre i njëmendët për të bërë shtet!

Pra, kjo është njëra anë e pasqyrës që prezenton Kosova e këtij 12 vjeqari!

Edhe trevjecari i Pavarësisë , ishte shpresë e madhe dhe e mirëpritur, se(ndoshta) lidershipi kosovarë   do të këndellet, dhe Kosova  më në fund do të  pozicionohet  në “këmbë të veta”,se më në fund  do te kemi me cka te mburremi, edhe para  vetëvehtes  por edhe  faktorit nderkombëtar, duke u nisur nga fakti se Europa dhe SHBA-të  e miqët tjerë, do të na ndihmojnë, për  të cuar proceset përpara ,në radhë të parë për shkak të investimeve  që kanë ba gjatë kësaj periudhe,por edhe këtu  rezultatet munguan!.

   Gjithashtu  ka ekzistuar një opinion se  me Kryeminstrin aktual Hashim Thaci, i cili që nga dita e parë e marrjes së pushtetit,  para masës premtonte “shtet funksional, properendimor e proamerikan... të njohur nga mbi 1oo shtete, të anëtarësuar në Nato e ...”, për Kosovën, nuk do të ketë  shumë probleme,  që proceset të ecin përpara në aspektin pozitiv, por  fatkeqësisht si edhe premtimet e liderëve  tjerë, edhe këto  deklarata deri më tash kur Kosova po përkujton një 12 vjetor, mbetën vetëm premtime dhe premtime boshe.Janë edhe shumë   dobësi tjera që karakterizojnë këtë 12 vjeqar e në veqanti qështja e integritetit teritorial,(pa)siguria,sistemi paralel në shendetësi, arsim, polici....

Mbi të gjitha ky 12 vjeqar ishte  perudhë shumë e përshtatshme për servilë, puthadorë, hajna e matrapazë si  vendorë  ashtu edhe ndërkombëtarë.Me nje fjalë, sjemi kërkah!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Korrik 2020 - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti "Dekada e sigurisë 2010-2019" si dhe do të bëhet edhe prezantimi i përgatitur nga Policia e Kosovës, të ashtuquajtur:" Gjendja e sigurisë në trafikun rrugor". (Ndërtesa e Ministrisë sē Infrastrukturës, ora 10:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon konferencën online me temën “Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?” (zoom.us/j/93560389814, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

 - Mbahet dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023 me grupin e Grave-Buxhetimi gjinor dhe të gjithë OJQ-të (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 15:00)

- Në prani të Ambasadorit Gjerman, Christian Heldt dhe drejtori të GIZ, David Oberhuber do të nënshkruhet një partneritet publik-privat midis GIZ dhe Kolegjit Heimerer me qëllimi zbatimin e masave të menaxhimit të higjienës sipas hulumtimit më të fundit të Covid-19 që do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e pacientëve dhe stafit në spitalet publike në Kosovë dhe do të parandalojë përhapjen e koronavirusit brenda këtyre institucioneve. (Tek Kolegji Heimerer, ora 15:00)

- Mbahet dëgjimi publik me Biznese të komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 16:00)

-  Demokraci për Zhvillim organizon  sallonin e radhës me temën “Ndikimi i pandemisë në punësimin e grave”. (Përmes platformës Google Meet, ora 17:00)

-  Ambasada e Francës permes rrjeteve sociale kremton Festën kombëtare franceze. (https://www.facebook.com/FranceauKosovo/,  ora 18:00)