29 Mars 2024

Situata e krizës në Kosovë, dalja nga ky kolaps politik

Shkruar nga Hysen Ibrahimi

Dihet se në kushtet dhe situatën në të cilën ndodhet Kosova (pas prishjes së kulaicionit LDK-PDK), idetë e shumta vetëm sa e ndihmojnë zgjedhjen adekuate të situatës së krijuar e cila ndodhet në udhëkryqin institucional.

Per daljen nga kjo situatë, janë tri alternativa: 


-Kthimi i ministrave të LDK-së në Qeveri dhe shtyrja e kohës edhe për tre muaj deri në zgjedhje kushtetutare për zgjedhje të lira dhe demokratike deri më 13 shkurt 2011.
-LDK, LDD, PDK, AAK dhe AKR, të japin konsensusin politik që të miratohet në Kuvend, për përkrahjen e një qeveri provizore (apo Qeveri Teknike), deri në datën e zgjedhjeve, që të kemi zgjedhje të lira.
-Zgjedhje të jashtëzakonshme!

Në alternativën e parë, kthimi i ministrave të LDK-së në Qeveri dhe shtyrja e kohës edhe për tre muaj deri në zgjedhje kushtetutare, shikuar në parim, nuk kishte me qenë rasti i parë, pasi që edhe partia e PDK-së e bëri të njejtin gaf politik, kur përmes telefonave e prishi kualicionin, mirëpo kur pa se akceptohet për kohën, u detyrua nën presionin e ndërkombëtarëve që ta tërhjek vendimin e marrë, gjë që edhe e bëri. Këtu u zbuluan elementet e njerëzëve të pa pjekur që janë futur në politikë. Edhe në rastin kur po flasim, nuk është pjekuri politike të prishësh kualicionin tre muaj para zgjedhjeve përderisa deri më tani ishin në kualicion. Këtu shifet hapur se ka tendeca personale.

Në alternativën e dytë, partitë politike parlamentare si LDK, LDD, PDK, AAK dhe AKR, duhet të kishin dhënë elemente të dukshme (sidomos para bashkësisë ndërkombëtare), duke e trajtuar çështjen me një emancipim të politikës shqiptare duke ofruar rrugë për zgjedhjen e këtij ngërqi politik, si dëshmi se kanë aftësi dhe mund të zgjedhin në situata të tilla (e pse jo edhe më të rënda), probleme eventuale, duke e fiksuar situatën aspak dramatike dhe duke i hedhur me një anë interesat partiake dhe individuale. Në ballë të vihet interesi madhor i Kosovës, për të ju dhënë shkas edhe shteteve të tjera të cilat janë në pritje për njohjen e saj, dhe këtë veprim ta bëjë sa më parë.

Këtu është dashtë të krijohej entiuziazmi në me forcave politike që do të ishte rasti i parë pas pavarësisë për marrjen e hapit politik profesional, duke reflektuar vullnet të madh për interesin, për satabilitetin dhe disiplinën politike dhe shtetërore. Kjo di të kontribuonte edhe gjeneratave të ardhshme politike, si porosi se si duhet gjetur konsensusi duke pranuar porositë, sugjerimet dhe këshillat që dalin nga gjiu i qytetarëve të Kosovës.

Në alternativën e tretë, për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo vetëm sa kishte me rënduar situatën politike, sidomos Komisionin Qëndror Zgjedhor (KQZ), të Kosovës, i cili edhe për 13 shkurt nuk dihet se a do të munden me u përgaditë për zgjedhje.

Afati zgjedhor për zgjedhje të jashtëzakonshme sipas Kushtetuës është 45 ditor, dhe në mungesë të organizimit të zgjedhjeve në kushte më në normale, do të ju mundësohet atyreve të korruptuarëve që të manipulojnë me zgjedhjet. Pasta cila do Qeveri e cila do të dal nga këto zgjedhje të jashtëzakonshme, mund të kontestohen nga partitë e pa knaqura për mbarëvajtjen dhe manipulimit të zgjedhjeve.

Kjo vetëm sa do ta kishte me rënduar situatën edhe në kohën kur po flasim, por edhe pas zgjedhjeve. Prandaj kjo asgjë nuk do ti sillte të mira Kosovës, përkundrazi situata pas këtyre zgjedhjeve vetëm sa do ta komplikonte situatën dhe vendin do ta sillte prap në zgjedhje të parakohshme apo zgjedhje të jashtëzakonshme.

E tërë kjo është një radhitje logjike, sipas parimeve të mundhsme politike. Përndryshe do të vjenë në shprehje ngritja e vetëdijes politike qytetare si element shqetësues për të ju vu të keqes. Kjo për çdo ditë është më evidente për korrupcionin, krimin e organizuar, papunësinë, skajshmërinë e ulët sociale, skajshmërinë e lartë të të pasurëve që janë në krye të institucioneve.

Kjo qytetarin e ka bërë, të paknaqur karrshi sjelljes së politikanëve të Kosovës apo subjekteve politike. Instrumentet politike nuk janë duke u pritur mirë nga qytetari, e as nga qarqet ndërkombëtare, sespe korrupcioni i shkallës së lartë dhe krimi i organizuar i ka dëshpëruar të gjithë sidomos dashamirët e shumtë të Kosovës të cilët punuan dhe ende janë duke punuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Shikuar nga aspekti i ”arsyes” së prishjes së kualicionit LDK-PDK, mbase është banal, aspak parimor e që në përgjëthësi shifen tendencat e interesave të ngushta individuale, ide që aspak nuk mbështeten nga qyetatrët.

Kjo duhet thënë se në kornizën politike të Kosovës, vërehen elemente pozitive përt të tejkaluar paraqitjen e situatës së papritur poltike, në mënyrë që të krijohen mundësi të dukshme politike, dhe të vihet në interes plani kombëtar, pavarësisht flijimit politik, që unë do të kisha quajtur, fitore politike por edhe kombëtare.

Serbija do ta shfrytëzon këtë ngërq politik dhe do të manipuloj me fillimin e dialogut, pasi që në krye të institucioneve ndodhet vetëm një parti politike e ajo është PDK-ja, e cila nuk e ka mandatin që të zhvilloj kurfar bisedimesh me Serbinë.

Kjo është një gabim i cili radhitet pas qindra qindra gabimeve të kësaj qeverie. Serbija po shkon në përmisimin e marëdhënjeve politike me SHBA-të, kurse politika kosovare po e zbehë at me vetfaktin, se vizita e e sekretarës së Departamentit të Shtetit të SHBA-së z. Klinton, e cila ndër të tjera bëri apel për qëndrueshmërinë politike në Kosovë, fillimin e bisedimeve për çështje teknike me Serbinë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kjo nuk ndodhi, dhe fatkeqësisht, z. Klinton do të zhgënjehet, se pse nuk u vlerësua vizita e saj, kurse pala Serbe e ka marr më seriozisht.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)