20 Prill 2024

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, rruga e reformimit kuptimplotë

Shkruar nga Musa  Xh Dragusha 


Në përgjithesi, Kosova e ka trashëguar të njëjtën traditë juridike të sistemeve të drejtesisë kontinentale, edhe në pjesën e sistemit të cunguar të drejtesisë penale. Me rrenimin e sistemit kosovar të drejtesisë, praktikisht të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë ishin shkarkuar nga detyra.

Pas kësaj, derisa një pjesë e tyre kishin filluar të punojnë si avokatë privat pranë gjykatave të instrumentalizuara, shumë të tjerë ishin detyruar ta braktisin tërësisht profesionin, pa shërbyer fare gjatë dhjetë viteve.

Kështu, të gjithë këtyre profesionistëve të judikaturës që i kishte Kosova e pasluftës u mungonte përvoja më e re gjyqësore. Për më tepër, përvoja nga sistemi i mëparshëm socialist shërbente si një përgatitje e dobët për punën në sistemin e ri demokratik. Pak prej tyre kishin njohuri të drejtpërdrejtë mbi standardet ligjore moderne, demokratike dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kur bashkësia nderkombetare, në muajt e parë pas vendosjes së prezences së vet në Kosovë, mori hapat për ngritjen e sistemit të drejtesisë, gjendja ishte pothuajse e pashpresë: pa objekte e infrastrukture, pa inventar, me mungesë edhe të letres, pa njerëz.

Në Kosovën e dal nga një gjendje e rëndë represioni, dhunë sistematike dhe plageve të luftës, gjasat për riparimin e besimit të komunitetit në drejtësi pothuajse nuk dukeshin fare në horizont. Alternativa sikur nuk kishte: u ngrit sistemi i mëparshem i drejtesisë pekundër rrethanave të ndryshuara shoqerore, ekonomike e politike.

Për më keq, sistemit të këtill i vendoset në zbatim një kornize ligjore e koordinuar mjerisht dhe e pamanovrueshme që përbehej nga një sasi ligjesh dhe procedurash arkaike të sistemit të kaluar, të mbuluara me konventa ndërkombëtare dhe plotësuara nga Rregulloret ad hoc të aprovuara nga UNMIK-u.

Prandaj, sistemi i natyres krejt socialiste, i cili i kishte shërbyer drejtesisë së kufizuar kosovare deri në vitet 1989 shumë shpejt edhe në praktike u tregua joadekuat për rrethanat plotesisht të ndryshuara, në të cilat, në menyrë të panatyrshme, po rikthehej. E tërë kjo krijoi gjendjen kur Kosovës më tepër se çdo gjë tjeter po i mungonte drejtësia.

Situaten e brisht, pas një kohe të gjatë paragjykimesh, hamendjesh, studimesh e parapergaditjesh, sikur e theu dhe perparimin e prekshem sikur e shenoi aprovimi i dy ligjeve bazike për fushën e drejtesisë penale: Kodit të Procedures Penale dhe Kodit Penal.

Duhet pranuar që në situaten e zhvillimeve të pasluftes kjo paraqet zhvillim me rendësi për legjislacionin kosovar. Madje, për legjislacionin penal të Kosovës, rendësi historike, sepse në këtë lemi behët shkeputje e plotë nga tradita e legjislacionit të trasheguar dhe shënohet hap vendimtar në ndertimin e kornizes së mvetesishme ligjore.
 
Përkunder ketyre, sigurisht se kjo legjislature nuk është e persosur dhe pa zbrastesi. Legjislacioni i tanishem i drejtesisë penale duhet kompletuar, plotesuar, dispozita të caktuara duhet precizuar e të tjerat duhet definuar edhe më tutje. Institucione e dispozita të tëra duhet harmonizuar. Madje, për më tepër se kjo duhet harmonizuar teksti në gjuhet e aplikueshme në Kosovë. Në të duhet inkorporuar pjesët e ketij legjisacioni të cilat kanë vazhduar të mbeten të veçuara në rregulloret e UNMIK-ut.

Procedurat e drejta dhe efikase duhet të jenë të gurëzuara në themelet e ketij sistemi të ri të drejtesisë penale. Struktura e tanishme organizative e sistemit të drejtesisë në Kosovë është pjesë e trashegimisë së kaluar e rikrijuar në një situate të jashtëzakonshme, që ka rezultuar si domosdoshmeri pas luftes,duke zhvilluar disa funksione konkurence e mbivendosjeje, që shpesh rezultojnë me mungesë qartesie për përgjegjësite e posaçme.

Për dallim, sistemi i ri i drejtesisë duhet t’i përshtatet realitetit kosovar dhe qytetareve të saj dhe të veprojë ashtu që të krijoj besueshmerin e shoqerisë se cilës i shërben. Ai duhet të funksionoj si degë e pavarur e cila do të promovoj dhe të respektoj parimin e ndarjes së pushtetit përmes caktimit të strukturave organizative.

Pamvarsia e gjyqësisë është themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe gur themelor në vendosjen e sundimit të ligjit. Sistemi gjyqësor/gjykatat duhet të kenë pavarësi të plotë përsa i përket punëve të tyre; për të vendosur për kompetencat e tyre siç janë të parashikuara me ligj; ata duhet të jenë të lirë të marrin vendime të pavarura, sipas kërkesave të parashikuara me ligj, si dhe pa shtrëngime, influenca të duhura, inkurajime, pasione, kërcënime ose ndërhyrje (direkte apo jodirekte), nga çdo pjesë e jashtme për çfarëdo lloj arsyeje.

Tanime është e paevitueshme një rishperndarje reale, organizative dhe jurisdikcionale e përgjegjësive (psh.ne drejtesinë penale mbikqyrja e gjyqësisë duhet të ndahet nga ajo e prokuroreve, kurse kontrolli administrativ duhet të vendoset drejtperdrejte nën autoritetin e gjyqësisë).
 
Sistemi duhet të vendoset në principet që promovojne pamvarsine, kurse vet pavarësia e gjyqësisë duhet të garantohet nga shteti dhe të mbështetet në Kushtetutën e ligjin. Institucionet qeveritare dhe institucionet tjera duhet ta respektojnë këtë pavarësi.

Pushteti gjyqësor duhet të ketë autoritetin për rishikim konstuticional, si dhe rishqyrtimin e veprimeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, me fuqinë për t’i deklaruar ato joligjore kur janë në kundërshtim me ligjin.

Gjykatat e specializuara duhet të kenë mundësin të interpretojnë me autoritet kushtetutën, të vendosën mbi kushtetutshmërinë e ligjeve, si dhe veprimeve administrative dhe ekzekutive. Sipas nevojave, gjyqësia duhet të ketë autoritetin të deklarojë ligje dhe veprime, jo të ligjshme kur ato janë në konflikt me kushtetutën e vendit. Vendimet gjyqësore njëherë të aprovuara, të repektohen, ose vullnetarisht ose nëpërmjet përdorimit të njësive me fuqi të caktuara.

Gjyqësia duhet të ketë jurisdikcion mbi të gjitha kontestet e natyrës juridike, dhe të ketë të drejtë ekskluzive për të vendosur nëse një kontest i shtruar për vendosje është në kompetencën e tij, sikurse është definuar me ligj.

Vendimet gjyqësore janë të pavarura; vendimet e gjykatësve nuk mund të rishqyrtohen përveç përmes procedurave të ankimit të parashikuara me ligj. Gjykatat janë financiarisht të pavarura-pagat e stafit gjyqësor dhe buxheti i gjykatave nuk duhet të jetë subjekt i reduktimeve buxhetare arbitrare të imponuar nga të tjerë.
 
Çdo kush do të duhet të ketë të drejtë të gjykohet nga gjykatat e rregullta,duke përdorur procedurat ligjore ekzistuese.Tribunalet që nuk përdorin procedurat adekuate të procesit ligjor nuk duhet të krijohen për të zëvendësuar jurisdikcionin që i takon gjykatave të rregullta.

Vet gjykatat, nga ana tjeter duhet të sigurojnë se procedurat gjyqësore mbahen në mënyrë të barabartë dhe se të drejtat e palëve respektohen. Personat e zgjedhur për zyrë juridike duhet të jenë individë me integritet dhe të jenë të aftë, me kualifikime dhe ushtrime të duhura në ligj. Çfarëdo metodë e seleksionimit gjyqësor duhet të kujdeset kundër emërtimeve gjyqësore për motive keqëdashëse.

Në zgjedhjen e gjyqtarëve nuk duhet të ketë kurrfarë diskriminimi në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, religjionit, mendimit politik apo tjetër, origjinën nacionale apo sociale, pronën (përveç asaj që kërkesa se kandidati për zyrë juridike të jetë kosovar nuk duhet të konsiderohet diskriminuese).

Afati i shërbimit të gjyqtarëve, pavarësia e tyre, siguria, shpërblimi adekuat, kushtet e shërbimit, pensioni dhe mosha e pensionimit, duhet të jenë të siguruara në mënyrë adekuate nga ligji. Promovimi dhe karriera e gjykatësve duhet të bazohet në merita dhe sipas kualifikimeve të paracaktuara,  kurse i gjithë sistemi i ri i organizimit dhe funksionimit të gjykatave në Kosovë duhet të mbështet avancimin e gjyqtarëve bazuar në faktorë objektive.

Rrumbullaksimi i kornizes ligjore të drejtesisë penale dhe riorganizimi i plotë i juridpodences kosovare duhet të percillet me ndryshimin rrënjësor të praktikave gjyqesore. Tani ato duhet të janë të siguruara.

Për ta realizuar këtë praktikuesit e ligjit duhet të njohin mirë institucionet dhe kategorite ligjore, natyren e vertetë të tyre, frymen e ligjit. Ata duhet të persosin vazhdimit ofrojne garanci se të drejtat e secilit janë të siguruara.

Për ta realizuar këtë praktikesit e ligjit duhet të njohin mirë institucionet dhe kategorite ligjore, natyren e vertetë të tyre, frymen e ligjit. Ata duhet të persosin vazhdimit shkathtesit e zbatimit të ligjit, madje duke marrë parasyshe edhe standardet dhe praktiken nderkombëtare, e cila ka një tradite të pasur në zbatimin e ketyre kategorive tejet të zhvilluara juridike. Per aplikimin e drejtë, korniza e re ligjore, shtron para zbatuesve një angazhim shtesë në mënyrë që të arrijnë shkeputjen e domosdoshme nga praktikat e kaluara.

Të këtilla siç vazhdojnë të jenë, praktikat gjyqësore në Kosovë rrezikojnë që princepet e mbojtjes së të drejtave të njeriut, të gurëzuara në legjislacionin e ri të drejtësisë penale, të mbesin vetëm  prokamime. Për këtë, ata krahas ndryshimit të praktikave duhet rishqyrtuar përkushtimin e vet si shërbyes të drejtësisë dhe ngulitin në vetedije se nuk janë aty për vete por për shoqerinë të cilës i shërbejnë.

Procesi i Shqyrtimit gjithëpërfshirës për përshtatshmërinë e kandidatëve për emërime të përhershme për gjyqtarë dhe prokurorë në Kosovë i mbështetur në Kushtetuten e Republikes, paraqet hapin me serioz për Reformimin e sistemit gjyqësor të Kosovës.

Duke pas parasysh se i gjithë procesi po udheheqet në mënyrë objektive nga KPGJP ndërkombëtar, duke pas për bazë kriteret objektive të kandidatëve, për të gjithë duke filluar me verifikimin detal të kandidateve sikunder edhe në njohurit mbi Kodin relevant të etikës, së bashku me kriteret  përfshirë mes tjerash njohuritë profesionale, përvojën e punës dhe efektshmërinë, aftësinë për arsyetime ligjore, aftësinë profesionale, aftësinë dhe zotësinë për analizimin e problemeve ligjore, aftësinë për të kryer detyrat e pozitës; aftësinë e komunikimit, marrëdhëniet me kolegët, sjelljen jashtë zyrës dhe integritetin. 

Tani, Kandidatet e posaemruar duke marrë parasysh proceduren e verifikimeve dhe vleresimeve të themelta mbetet të provojn se ata janë njerëz që meritojnë rastin për të dëshmuar në përpjekjet për ndertimin e një gjyqësori të mirefillt në Kosovë.

Në veçanti pritet që  kryetaret të gjykatave dhe kryeprokuroret të dëshmojnë aftesitë  menaxheriale dhe kualifikimet lidhur me pozitat e drejtuese. Nga ta pritetet peërformancë profesionale në rrethanat e reja, në infrastrukturen tërësisht të ndryshuar ligjore, në nevojen që praktikat gjyqesore të jenë në përputhje me standardet nderkombëtare.
 
Edhe me tutje, procesi në veçanti duhet ruajtur nga demtimet e shfaqura deri me tani, siç janë vazhdimi i mandateve për kandidatet që nuk kanë kaluar testin elementar në etikat, transferet në bazat e preferencave personale apo edhe grupore.

Çfarëdo metode e seleksionimit gjyqësor mbi këto kritere rrezikon procesin e reformave. Promovimi dhe karriera e gjykatësve duhet të bazohet vetëm në merita dhe sipas kualifikimeve të paracaktuara, kurse i gjithë sistemi i ri i organizimit dhe funksionimit të gjykatave në Kosovë duhet të mbeshtet avancimin e gjyqtarëve bazuar në faktorë objektiv.
 
Rritja e përkushtimit për sherbimin se bashku me procedurat e drejta dhe të efektshme paraqet parakusht për ndertimin e besimit aq të nevojshem të komunitetit në organet e drejtesise. Sepse siç edhe është theksuar me të drejtë”  Kjo. . .  njeheresh prek edhe vete fundamentin e shtetit juridik”.
 
Siç shihet, Kosova duhet seriozisht të merret me sfidat në krijimin dhe drejtimin e një sistemi efikas të drejtësisë i cili do të bëhet faktori themelor për shtetin ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut për të gjithë. 
 

(Autori është kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)