19 Mars 2024

Shtjefën Gjeçovi, Shenjti i shuar nga kriminelët

Shkruar nga Gani Qarri

Në kujtim të 90 vjetorit të rënies së korifeut.

Ju mund të më vrisni mua, por gjuha shqipe dhe shqiptarët do të jetojnë!

Një shërbyes fetar me gjithë punën që bënë, nuk mund dhe nuk duhet të quhet "shenjtë", nëse ai nuk është atdhetar!

Kështu do të shprehej edhe para tytave të vdekjes, korifeu që plotësoi në përplotëni edhe kushtin e lartcekur jetik, për tu quajtur  "Shenjt" i kombit, i pavdekshmi At Shtjefën Gjeçovi.

Ai u lind më 12 korrik të vitit 1874, në Janjevë ku edhe kreu vitet e para të shkollimit fillor, për  ti vijuar ato nga mosha 10 vjeçare, në kolegjin fetar të Troshanit pran Lezhës, ndërsa studimet do ti mbaronte në Bosnjë e Hercegovinë.

Në vitin 1892, Shtjefni u anëtarësua në kuvendin françeskan të Fojnicës, për ti vijuar studimet e filozofisë në Kuvendin e Dërventës, Banjallukës dhe Livnos, po në Bosnjë.

Megjithëse Shtjefën Gjeçovi pothuajse të gjitha mësimet do ti merrte në shkolla fetare, patriotizmi i tij i flakët dhe dashuria e madhe ndaj kombit e atdheut, do ta bënin atë njërin ndër atdhetarët më të denjë shqiptar.

Madje edhe pse në vend të huaj dhe me mision fetar, Gjeçovi përveç mësimeve fetare edhe nga ajo distancë me atdheun, studioi në hollësi dhe me pasion të thellë çështjen kombëtare shqiptare si dhe gjuhën tonë amtare, duke u bërë mysafir i rregullt i leksioneve të "Tolocit" në Kreshevë,ku shpjegohej origjina e gjuhës shqipe dhe lashtësia e shqiptarëve.

I frymëzuar nga të njohurit e gjuhës dhe malli ndaj atdheut, Shtjefën Gjeçovi do të fillonte të shkruante edhe poezi në gjuhën e tij amtare, ndërsa pas një kohe ai botoi edhe një libër me poezi prej 350 faqesh i cili asokohe u deponua në manastirin Kreshevës.

Mësues dhe Meshtar

Pas mbarimit të studimeve teologjike Shtjefën Gjeçovi nga fundi i qershorit të vitit 1896 mori titullin meshtar françeskan dhe sipas shënimeve nga monografia e Shtjefën Gjeçovit,të shkruar prej autorëve Ruzhdi Mata e Rrok Zojzi ,ai po atë vit (1896) që më 25 korrik, do të shugurohej prift në fshatin Zllakuqan afër Klinës.

Se Shtjefën Gjeqçovit, vërtetë gjithmonë i rrahu zemra fort për gjuhë, komb e atdhe, e dëshmojnë edhe autorë e monografisë së tij, të cilët thonë se kudo që At Shjefni punoi, në vend të kumbimit të kambanave të kishës, do të jehonte fort zëri i tij kombëtar me organizimin dhe dhënien e mësimit për nxënësit shqiptar në gjuhën amtare shqipe.

Sipas shënimeve biografike të tij, Shtjefën Gjeçovi pak pasi kishte kaluar një vit shugurimi si prift, më 15 shtator të vitit 1887, hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe në fshatin Zllakuqan afër Klinës, që ishte edhe shkolla e parë shqipe në Kosovë.

Pra përveç punës si meshtar edhe ai, njëjtë si dëshmori i gjuhës Papa Kristo Negovani, do të hapte një por shumë shkolla për mësimin e gjuhës shqipe, ndërsa mësues i parë i shkollës së parë shqipe në Kosovë  ishte vet at Shtjefën Gjeçovi.

Pas shumë vitesh të kaluara në vende të ndryshme në Shqipëri e deri në Zar të Kroacisë nga viti 1926, Shtjefën Gjeçovin do ta gjejmë me shërbim në trojet shqiptare nën pushtimin jugosllav.

Mësuesi i talentuar kombëtar, i cili që në moshën 23 vjeçare, përveç shërbimit në kishë, petkun fetar diti ta shndërronte edhe në "uniformë" të arsimtarit në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe, kudo që ai punoi me nxënësit shqiptar, të cilët me aq dëshirë e pasion të lartë, mësonin nga ai, në gjuhën amtare.

Ndaj shkolla e fshatit Zllakuqan në shenjë nderimi për kontributin që dha ky burrë i madh i kombit edhe sot krenohet e punon e stolisur me emrin e tij, emrin e patriotit Shtjefën Gjeçovi.

Studimet etnografike

Në vitin 1899,Shtjefni u dërgua të shërbente në Laç,ku krahas shërbesës fetare, do të merrej edhe me studimin gjeografik të rajonit si dhe mbledhjen e folklorit dhe fjalëve të urta popullore të atyre anëve, popullsia e të cilave jetonte në varfëri të skajshme.

Mjerisht në gjendjen çfarë ata ndodheshin, atyre nuk u ndihmonin më as fjalët e ëmbla të priftit, madje as atëherë kur ai mundohej t`ua lehtësonte vuajtjet dhe nga dhembja para mjerimit të rëndë që i kishte kapluar, detyrohej tu thoshte, se "ashtu e kishte shkruar zoti të jetonin" dhe se ata " duhej të shpresonin për jetën në amshim".

At Shtjefni kishte marrë për detyrë të shkruante për gjendjen dhe traditat sipas të cilave ata jetonin dhe t`ua dokumentonte edhe brezave të ardhshëm virtytet e larta, bashkë me vuajtjet e papërshkrueshme të asokohshme të tyre.

Shtjefën Gjeçovi, shkrimet e tij, prej vitit 1900,deri më 1902, do ti botonte tek revista "Albania",dhe në të njëjtën kohë ai do tu drejtonte edhe shumë apele, të gjitha organeve të kohës për gjendjen tejet të rëndë ekonomike të banorëve shqiptar në ato mote të vështira.

Por edhe përkundër të gjitha vështirësive, me dëshirën që të paktën ti arsimonte dhe rriste vetëdijen e shqiptarëve kudo që arrinte, ai nuk kufizohej në të angazhuarit vetëm si fetar por më tepër si intelektual i këtij populli të varfër, i cili me ndihmën e konsullatës Austro-Hungareze në Durrës, do të arrinte të rihapte sërish shkollën në Laç.

Aktiviteti i pareshtur kombëtar do ta njihte Shtjefën Gjeçovin me shumë personalitete historike të kohës, por edhe vizitoi shumë vende të njohura në trojet tona etnike, përfshi malin e Tomorit, të cilit pas përshtypjeve të krijuara nga madhështia e këtij mali, do t`ia kushtonte edhe disa poezi.

Ndërsa njëra nga Poezitë më të shquara të at Shjefën Gjeçovit ishte "Beja e Shqiptarit" botuar në vitin 1902,nën pseudonimin "Lkeni i Hasit" në revistën Albania, gjë që dëshmonte se sa shumë e donte dhe ishte i lidhur me mish e me shpirt me Hasin.

Aktiviteti Pedagogjik i Shtjefën Gjeçovit

Siç del nga e tërë veprimtaria e tij e bujshme, At Shtjefën Gjeçovi, për detyrë të veten përkushtuese dhe jetësore, kishte marrë me vullnetin e tij personal edhe arsimimin e gjeneratave shqiptare,ndaj kudo që dërgohej me shërbim fetar, ai zhvillonte edhe aktivitet të dendur kombëtar.

Kështu që, është me shumë rëndësi të përmendet fakti historik, se gjatë qëndrimit të tij në Laç e rrethinë, kohë kur shqiptarët deri në fund të vitit 1908, ende nuk kishin alfabet të vetin zyrtar, për nevojat pedagogjike të shkollës që kishte hapur ,Shtjefën Gjeçovi do të tubonte 12 shenja të kodeve të moçme shqiptare dhe format e vjetra ekzistuese të shkronjave shqipe, duke arritur të bënte shkrirjen dhe përshtatjen e tyre në një alfabet të përkohshëm, për përdorim në vendet dhe shkollat ku ai mbante mësim.
 
Po në këtë kohë ai filloi të shkruante edhe veprën e tij më madhore "Kanunin e Maleve" i cili pothuajse do të bëhej kryevepra e At Shjefën Gjeçovit.

Në vitin 1906,nga Laçi ai u transferua në Zar të Kroacisë, ku do të punonte si mësues i kurseve të gjuhës shqipe që mbaheshin atje,por për shkak të disa mospajtimeve me udhëheqjen françeskane të Kishës, në shenjë proteste pas gjashtë muajsh At Shjefni do të largohej nga Zara.

Për fatin e Shjefën Gjeçovit, Austro-Hungaria ishte shteti i cili kishte përgjegjësin e mbrojtjes dhe të mbikëqyrjes së të drejtave të pjesëtarëve të besimit katolik, gjatë kohës së sundimit otoman në Shqipëri, dhe konsullatat e saj përkujdeseshin edhe për kishat dhe emërimet e meshtarëve të tyre në trojet shqiptare në koordinim me Vatikanin.

Ndaj Konsulli Austro-Hungarez, i cili kishte marrëdhënie të mira dhe çmonte lartë inteligjencën e at Shjefën Gjeçovit,pas largimit të tij nga Zara, do të kujdesej që në vjeshtën e vitit 1906, ai të emërohej drejtor i shkollave françeskane për vajza dhe djem në Shkodër, të cilat financoheshin nga Austro-Hungaria.

Qëndrimet e tij kombëtare, bënë që më 1 maj të vitit 1907, ai të organizonte një protestë, në formë shetie me nxënës në Shkodër.

Por veprimtaria kombëtare e at Shjefën Gjeçovit e pengonte Kishën françeskane , ndaj kjo edhe u bë shkak që me kërkesën e Kishës, at Shjefën Gjeçovi, nga qyteti Shkodrës, të transferohej në një vend si Gomsiçe.

Megjithatë pa mbaruar muaji i parë, me ndihmën e Konsullatës Austriake, Gjeçovi ynë i shenjtë edhe aty do të hapte një shkollë në gjuhën shqipe.

Mbledhës i Folklorit dhe zbulimeve arkeologjike

Shtjefën Gjeçovi, përveç shkollimit të fëmijëve dhe të rinjve shqiptar, në Gomësiçe kishte filluar të studionte edhe shkrimtarët kombëtar dhe të merrej me mbledhjen e folklorit, etnografisë, studimet arkeologjike dhe historinë kombëtare të shqiptarëve, veprime këto që do ti vazhdonte, me gjithë ndërrimet e shpeshta  të vend punimeve të tij, nga kisha françeskane, kudo që ai caktohej të punonte në trojet tona etnike.

Pas mbledhjes së gojëdhënave dhe legjendave të moçme, si dhe gjetjeve të besueshme arkeologjike nga ana e At Shtjefën Gjeçovit, faktet e zbuluara autentike, bënë që ai të bindej në plotëni dhe shprehej me argumente se rrënjët e shumë hyjnive të lashta, gjendeshin të ngulitura fort, pikërisht në tokën tonë etnike shqiptare.

Për thëniet e veta at Shjefni u bazua edhe në folklorin e mbledhur dhe në këngët popullore të shqiptarëve gjithandej, të cilat siç do të shkruante shumë vite më parë edhe filozofi dhe folkloristi i njohur gjerman Johann Gottfried Herder "Këngët e një populli janë arkiva e lashtësisë dhe thesari i ngjarjeve nëpër të cilat ai ka kaluar dhe mbajtur gjallë historinë e mbijetesës së vet nëpër kohë, gjë që medoemos, duhej të vlente edhe për shqiptarët.

Argument ky që fitonte edhe më shumë në peshë, për vet faktin se shqiptarët deri pak para çlirimit nga otomanët, nuk kishin shkrim-lexim as alfabet të vetin zyrtar, që të mbanin shënime autentike mbi të kaluarën e tyre.

Institucioni arkeologjik i At Shtjefën Gjeçovit përkundër detyrës së meshtarit, në Gomsiçe punoi mbi shtat vite, që nga fillimi i vitit 1907 deri në vitin 1914, por pas disa zënkave me drejtuesit françeskan dhe parinë e vendit, të cilët e shihnin si pengesë aktivitetin kombëtar dhe patriotizmin e madh të at Shjefnit, ai u përjashtua edhe një herë nga puna e meshtarit.

Megjithatë At Gjeçovi jo vetëm që nuk i ndaloi për asnjë moment hulumtimet arkeologjike, arsimimin e të rinjve dhe punën atdhetare, por vijoi me këmbëngulje edhe më tej gërmimet e pareshtura të vendeve historike, në të cilat do të zbulonte se visaret e vërteta kombëtare, gjendeshin të mbuluara thellë nën dheun e tokave shqiptare, kurse historia jonë e pashkruar,vërtetë mbahej e ruajtur vetëm në kujtesën dhe këngët e popullit tonë të robëruar ”!.

Kështu që me aktivitetin e vet të pa lodhshëm dhe angazhimin personal Shjefën Gjeçovi arriti të mblidhte mbi 500 objekte dhe artefakte të ndryshme arkeologjike që nga enët prej balte, vegla të ndryshme pune e deri te monedhat e kohës ilire, si dhe materiale të shumta etnografike duke krijuar edhe një institucion në formë koleksioni arkeologjik, të parin dhe vetmin për kohën e tij, në të gjitha trojet tona etnike.

Lotorja (Iacrumitarium) e At Shjefën Gjeçovit

At Shtjefën Gjeçovi ishte bërë emër me nam dhe aq i njohur e i respaktuar në të gjitha trojet etnike shqiptare, sa që, atë shkonin ta takonin edhe personalitetet më të njpohura të kohës, duke udhëtuar me orë të tëra këmbë deri në fshatrat më të thella malore ku ai angazhohej vullnetarisht me hulumtime historiko-etnografike, apo dërgohej të punonte.

Njëri nga burrat e mëdhenj që do ta vizitonte ishte edhe Faik Konica, i cili do të befasohej me koleksionet e rralla arkeologjike të mbledhura dhe të ruajtura me aq kujdes nga At Shtjefën Gjeçovi.

Madje me rastin e vizitës që do ti bënte Shtjefën Gjeçovit në Gomsiçe,përveç tjerash Konica mbeti veçanërisht i habitur kur mbi tryezën e at Gjeçovit, gjeti edhe një enë të vjetër të quajtur "Lotore" (Iacrumatorium), për të cilën vetëm flitej nga më të vjetërit, por për ta gjetur e dokumentuar,deri atëherë, ende nuk kishte mundur askush tjetër përveç At Shtjefën Gjeçovit.

Kjo enë- apo lotorja sipas besimeve të hershme dhe traditës së vjetër të shqiptarëve, u vihej të vdekurve te koka, ngase mendohej se edhe ata qanin, ndaj kur varroseshin u vendosej pranë koke që të kishin ku ti derdhnin lotët,për jetën e tyre të kaluar.( Faik Konica, "Ca kujtime mbi At Gjeçovin" Revista "Dielli" 18 Mars 1930.

Për aq më tepër, sipas shkrimit studiues të Anton Çetës me titull " Kultura shqiptare në periudhën e Rilindjes", Thesari i zbulimeve arkeologjike të At Shtjefën Gjeçovit, ishte vlerësuar lart edhe nga arkeologë dhe etnologë të njohur botëror si Maruki, Ugolini, Nopça, etj.

Po ashtu, shteti shqiptar në shenjë mirënjohje ndaj veprës dhe zbulimeve të tij, në vitin 1962, do ta dekretonte Shtjefën Gjeçovin si Etnografin e par shqiptar.

Është tejet interesant dhe duhet të theksohet fort fakti, se at Shjefën Gjeçovi ishte aq atdhedashës e patriot i madh kombëtar, sa që edhe në kapitujt dy-dhe tre të librit "Agimi i Qytetnisë" botuar më 1910 në Shkodër, la Sakrilegjin e tij të pavdekshëm i cili vlen shumë edhe për ditët e sotme ndër shqiptarët kudo, në të cilin shkruante: "Një shërbyes fetar me gjithë punën e mirë që mund të bëj,nuk duhet të quhet “ shenjt” nëse ai nuk është edhe atdhetarë!.

Kongresi i Alfabetit

Më 23 korrik të vitit 1908, tubimi i mbi 30 mijë bashkëkombësve nga Isa Buletini në Ferizaj dhe ultimatumi dërguar Sulltan Hamitit të dytë, që ose të rikthente kushtetutën ose shqiptarët do të nisnin kryengritjen dhe mësynin Shkupin, detyruan atë, të lejonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja,ku do të fitonte partia e turqve të rinj, (xhonturqit) që u kishte premtuar më shumë të drejta kombëtare dhe shkolla në gjuhën shqipe edhe shqiptarëve.

Kështu që përderisa u forcuan në pushtet, fillimisht,xhonturqit u detyruan ti mbanin premtimet e dhëna, ndaj nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, në Manastir u organizua kongresi i shkronjave shqipe, ku u vendos për një alfabet të përbashkët kombëtar.

Alfabet i cili do tu mundësonte të gjithë shqiptarëve, klubeve të tyre kombëtare dhe shkollave në gjuhën amtare që do të hapeshin me shpejtësi gjithandej ku flitej shqip, të mësonin dhe shkruanin e lexonin me ABC-n, e tyre të njësuar kombëtare.

Krijimi i Alfabetit Kombëtar,jo vetëm se do ta gëzonte shumë edhe patriotin e denjë dhe mësuesin e shquar At Shtjefën Gjeçovi, por ai këtë ngjarje me rëndësi jetike për shqiptarët dhe gjuhën e tyre amtare, do ta merrte edhe si grishje për çlirim të trojeve tona etnike, nga sundimit mese 500 vjeçar turk.

Shtjefën Gjeçovi luftëtar

Në fakt At Shjefën Gjeçovi, që nga viti 1900, kishte lëshuar kushtrimin për lirinë e shqiptarëve me thirrjen “Ngreu Shqypni”:

Ndërsa nga momenti kur u miratua Alfabeti,jo vetëm se do të interesohej shumë për studimin e kryengritjeve kombëtare, por ai edhe pse i veshur në petkun fetar, në vitet 1909– 1912,derisa shërbente në Gomsiçe do të hidhej edhe vet në luftën për liri duke marrë pjesë të drejtpërdrejt dhe aktive për afro një javë,me pushkë në dorë në luftimet e ashpra të Gomsiçes, detajet e së cilës do ti përshkruante në shënimet e veta "Djaloshi nga Gojani".

Ja një nga strofat e kushtrimit të At Gjeçovit për lirinë e shqiptarëve; “Ngreu Shqypni”!:

- Ngrihuni burra, çonju trima!

- Për Shqypni ta derdhim Gjakun!

- Në luftë shqyptarë porsi vetima

 - Liri të lypim, të lypi  hakun!

Kjo dëshmon më së miri se megjithëqë ai ishte famullitar, kur u vu në pyetje liria dhe fati i atdheut, At Gjeçovi nuk hezitonte ta kapte edhe pushkën për mbrojtjen e tij.

Madje, duke përjetuar rëndë robërinë e vendit dhe bashkëkombësve të vet, veçanërisht me rastin e okupimit të Kosovës nga Serbia, At Gjeçovi lëshoi botërisht thirrjen publike:

"Atdheu është mbi të gjitha, mbi fetë dhe jetërat!

Të cilën e pasuroi me sakrilegjin e tij, të shprehur në formë të kushtrimit kombëtar, se;

"Një shërbyes fetar me gjithë punën e mirë që mund të bëj, nuk duhet të quhet “ shenjt” nëse ai nuk është edhe atdhetarë!

Ky sakrilegj monumental i at Shjefën Gjeçovit, ndikoi aq fuqishëm edhe te klerikët tjerë kombëtar, sa që të gjithë njëzëri, që atëherë u deklaruan publikisht, se: "Pa atdhe nuk ka fe"!

Flamuri i ngritur nga At Gjeçovi mbi Vaun e Dejës

Në kohën e tij, vendi përjetonte krajata të mëdha vuajtje e mjerimi, në përpjekjet për liri dhe çlirim.

Ndaj përveç faktit se ai nuk hezitoi që edhe me pushkë në dorë të luftonte krah për krah me kryengritësit shqiptar kundër armiqve dhe pushtuesve të atdheut, për të dëshmuar patriotizmin e tij të flakët, pas ngritjes së flamurit në Vlorë, edhe at Shtjefën Gjeçovi do ta ngrinte Flamurin Kombëtar mbi Kalanë e Dejës, duke shpalosur kështu tërë dimensionin e vet të njëmendtë kombëtar!

Përpjekjet e at Gjeçovit për shuarjen e gjaqeve

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Shtjefën Gjeçovi, i vuri edhe një detyrë shtesë vetes dhe u mundua me mish e me shpirt për mbylljen e një plage të vjetër të kombit si shuarja e gjaqeve në mes të shqiptarëve.

At Shtjefni do të merrej seriozisht edhe me studimin e hakmarrjeve në trojet tona etnike duke shpresuar në gjetjen e "ilaçit" adekuat për shërimin e kësaj plage të rëndë kombëtare.

Por fatkeqësisht as kjo nismë e shenjtë,e At Gjeçovit nuk do ti pëlqente qendrës françeskane në Shkodër, e cila vetëm për këtë shkak do të përjashtonte sërish patriotin Shtjefën Gjeçovi nga puna.

Madje me gjithë reagimet e mëdha të fshatarëve dhe kërkesat e tyre këmbëngulëse për kthimin e tij, paria pro-italiane françeskane, pa të drejtë, do ta linte At Gjeçovin gjatë gjithë vitit 1914,pa punë.

I lodhur dhe mbetur pa asnjë mbështetje, në vitin 1916, Shtjefën Gjeçovi do të shkonte në pjesën më të varfër, të shkatërruar nga lufta dhe të vërshuar edhe nga sëmundja e kolerës, në Theth ku do të hapte një shkollë shqipe duke bërë jetën e rëndë të skamjes së madhe bashkë me banorët vendor.

Për aq më tepër, në mungesë të bukës, ai mundohej ti ushqente fshatarët me dije,në mënyrë që të mësoheshin të luftonin për të drejtat e tyre,një jetë më të begat dhe të ardhme mirë të mirë për ta dhe fëmijët e vet, të cilët mezi u mbijetonin varfërisë dhe kushteve të rënda të jetesës.

 Hero i shkollave shqipe

At Shtjefën Gjeçovi, sapo ishte familjarizuar me jetën e vendit dhe banorët e varfër të Thethit, ende pa përfunduar vitin, nga paria françeskane do të detyrohej të shkonte në një vend jo vetëm të varfër por edhe shumë të rrezikshëm për jetën, si në Prekal ku asokohe vepronin shumë banda dhe grupe të ndryshme haraqegjinjësh.

Kështu që në vitin 1917, ai do të vendosej në Prekalin e varfër e të shkatërruar,ku nuk mund të gjente qetësi edhe nga cubat e shumtë që vepronin në ato anë.

Madje përveç se pareshtur kishte punë me ta, atij i duhej edhe ti diktonte se cilët kishin marr malin nga zori për të shqyrtuar mundësit e kthimit të tyre në jetën normale, e cilët ishin të nxitur dhe paguar nga bajraktarët e rretheve për të krijuar probleme për llogari të tyre.

Por edhe përkundër krejt fatkeqësive që e rrethonin dhe me të cilat ballafaqohej, At Gjeçovi nuk mund të jetonte pa shkollë e pa nxënës ndaj që në shtatorin e vitit 1917, ai do të hapte edhe aty një klasë mësimi, në të cilën do të punonte gjithë ditën pa pagesë,duke jetuar me bukën që i ofronin fshatarët, para dite me djem dhe pasdite me vajzat e fshatit që të mësonin shkrim-leximin në gjuhën amtare.

Për aq më keq, mësues Gjeçovi jo vetëm se nuk paguhej nga askush por edhe kërcënohej në vijimësi, për ndalimin e punës së tij si mësimdhënës.

Ndaj duke parë se ai nuk ndalonte punën me mësimin e fëmijëve shqiptar aty, në vitin 1919, pas 36 vitesh të kaluara, At Shtjefën Gjeçovi do të transferohej sërish në Troshan të Lezhës, ku kishte zhvilluar edhe vet mësimet si fëmijë i ardhur nga Kosova.

Gjatë shërbimit në Troshan, ai rifillon edhe një herë studimet arkeologjike të vendit duke studiuar dhe përshkruar me shumë hollësi lashtësitë e këtyre trojeve ku me punën e tij të palodhshme do të mblidhte mbi 500 objekte arkeologjike, nga periudha të ndryshme kohore me vlera të çmuara historike dhe kombëtare.

Por për të penguar dhe lënë në gjysmë punët e tij të nisura e rinisura disa herë, në pjesën e dytë të muajit prill të vitit 1920,me shpresën se shenjti At Gjeçovi,do të afrohej me italianët dhe largohej nga çështja kombëtare, do të dërgohej për të shërbyer në Vlorë, e cila atëbotë mbahej e pushtuar nga Italia.

Ndërsa At Shtjefën Gjeçovi, me të arritur atje, do të kërkonte menjëherë lirimin e objekteve fetare nga italianët, për çka ra në konflikt të hapur së pari me kryepeshkopin e Durrësit-Bianki, e pastaj me qendrën françeskane në Shkodër dhe vet Vatikanin.

Për këtë arsye, Vatikani urdhëroi kryepeshkopin Bianki, që At Shjefën Gjeçovit,të mos i lëshonte leje pune në Vlorë, duke detyruar edhe qendrën françeskane në Shkodër që ajo të mos i paguante rrogën Gjeçovit,për shkak se komanda e ushtrisë pushtuese italiane ishte ankuar në Vatikan se At Shtjefën Gjeçovi ishte shumë prift nacionalist dhe i pa dëshirueshëm për ta.

Akuzat e rrejshme kundër Gjeçovit

Përveç asaj që At Shtjefën Gjeçovi, ishte penguar të punonte në Vlorë, ku kishte kaluar dit e net edhe pa ngrënë bukë, nga qendra françeskane në Shkodër pa fije turpi, kishin filluar ta akuzonin këtë patriot të denjë kombëtar edhe si "serb" e.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)