22 Prill 2021

Shtet folk tallava, apo

Shkruar nga Zejdush Kastrati


Qeveritë janë vela, populli është erë, shteti është anije, koha është det. (L Borne)


Arrestimi i dy pjestarëve të Policise se Kosovës, nga xhandarmeria serbe, diten e shtune,edhe një herë tregoi haptas, se Institucionet e Kosovës, karshi veprimeve dhe sjelljeve të Sërbisë, jo vetëm kësaj radhe ,por që nga paslufta, e deri më tash, po veprojnë e sillen, gjithnjë, si “macja nën sofër”!
 
Janë shumë raste, për të cilat dinë opinioni i gjërë,por ka edhe shumë raste tjera, që nuk dinë publiku, e që janë ba në dëmë dhe kurriz të Kosovës, dhe e keqja më e madhe, është, se gjithnjë, Sërbia ka dalë fitimtare, kurse ne, apo Institucionet tona, gjithnjë, kanë përfunduar, si të ishin anëtare nga “liga e dytë apo e tretë”,kurse ato të Sërbisë pjesë e superligës botërore !

Sërbia, jo vetëm që ka mbajtur kur ka dashur zgjedhjet në Kosovë,gjatë gjithë pasluftës,jo vetëm që ka pasur,por edhe tani e gjithë kohën, ka struktura paralele në të gjitha komunat e Kosovës,që paguhen nga bugjeti i Kosovës, (kurse në veri ka struktura shtetërore sërbe,pa institucione të Kosovës),por ajo, që asnjë shtet në botë, nuk do të lejonte, dhe nuk do të toleronte, është se Sërbia ka njerëz të vetë, edhe në strukturat shtetërore të Kosovës, të cilët, janë edhe në Qeveri, edhe në Presidencë, Kuvend, Polici, Gjyqësi,Dogana,Medie …!

Meqë Kosova është e vogël,dhe kuptohet, shumica  njihemi  mes vedi,dhe normalisht,që i njohim edhe ata, që jo vetëm kanë punuar ,por që janë dalluar për servilizëm në kohën e monizmit,por edhe në pushtetet tjera, qoftë në mediet e atëhershme, si “Rilindje”,TVP apo Radio Prishtinë,por edhe në Institucionet tjera ,por gjithashtu,jemi dëshmitarë,kur menjiherë pas përfundimit të luftës,”ekspres”,të parët zunë vend,edhe në Institucionet e para të përkohshme  të pasluftës ,por edhe në Institucionet lokale që formonte Unmiku dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë, nëpër gjithë Kosovën, disa nga ata,që ishin afër Rrahman Morinës,Azem Vllasit, Jusuf Karakushit,...,disa prej të cilëve, tash , për Sërbinë mendojnë se , është shtet demokratik ,i civiliuar dhe proevropian.


Kuptohet,falë servilizmit që kanë treguar gjithnjë, shumica e këtyre përsonave, që asnjëherë nuk mbetën pa punë e pa pagë të mirë, gjithnjë të pispillosur e veshur “shik”, herë-herë, edhe si pjesë e stafit të ngusht të liderëve, si në punën që bënin atë kohë, por,tani edhe në Institucionet e Kosovës së pasluftës, edhe para kamerave dhe afër liderëve kosovarë, këta kuadro , ishin dhe janë, shembull për “bashkëpunim” dhe shumë kooperativë,e që për faktorin ndërkombëtar, i cili në shumë raste, edhe ka insistuar edhe të punësohen, mbi të gjitha, për shkak të pragmatizmit të tyre, nuk është me rëndësi për ta , se si dhe kah janë të pozicionaur ata, pasi që kjo kuptohet, është obligim e Institucioneve tona kosovare.

Pra,ne si shtet, jo vetëm para 17 shkurtit 2oo8,por as gjatë këtij katërvjeqari të shpalljse së Pavarsisë, nuk kemi reflektuar, në masë të duhur, pjekuri dhe menquri, e në veqanti aftësi, për të ndërtuar një shtet funksional e demokratikë,me cka në radhë të parë, kishim dërguar sinjale të qarta dhe të forta ,edhe te gjithë faktori ndërkombëtarë në botë, por edhe te fqinjët tanë, dhe ate, jo vetëm te Sërbia, se ne, si kosovarë, kemi vizion ,kapacitet dhe aftësi e guxim, por edhe vlera shtetëndërtuese e shtetëformuese, për të treguar edhe miqëve edhe armiqëve, se e kemi dashur,e duam, dhe do ta ndërtojmë një shtet me të gjitha premisat, që i kanë shtetet e njëmendëta, ku zbatohen, ligjet dhe Kushtetuta e atij vendi.

Zatën, kur Kosovën e kanë njohur mbi 85 shtete, shumica e tyre me ndikimin më të madhë në botë,kur Nato-ja e prirë nga SHba, Gjermania,Anglia e shtetet që janë garantë për siguri, janë përgjegjëse dhe fuqi , se Kosova nuk ka rrezik se do të sulmohet nga askush nga jashtë, liderët institucioanël kosovarë,në vend që të merren me fuqizimin, profesionalizimin, aftësimin,por edhe identifikimin e përsonelit në pozitat kyqe,të cilat janë bosht për funksionimin e një shteti,ata në radhë të parë, regrutojnë njerëz, të dëgjueshëm, servilë, militant partiak,”me shkollime të natës”,njerëz me dosje të dyshimta,pastaj njerëz nga minoritetet pa ndonjë verifikim përkatës,vetëm sa për të përmbushur qelësin nacional, që është përcaktuar nga faktori ndërkombëtarë,dhe atëherë, padyshim se rreziku gjithnjë ekziston për dështime.

Pra, sikur Kosova të ishte shtet respektativ,në veqanti në segmentet e sigurisë, të respektohen ligjet dhe Kushtetuta e këtij vendi nga të gjithë , ti rregullonte dhe menagjonte punët mirë në brendi,apo në Prishtinë dhe në pjesët tjera të Kosovës,ska dilemë, se mesazhi, edhe për Sërbinë, edhe për shumë të tjerë, që hezitojnë, ta respektojnë dhe të pajtohen me realitetin e ri, të krijuar, se “ nuk ka hajgare”, kur është në pytje shteti,por, nëse ka nevojë vepron edhe forca, e që ndodhë edhe në shtetet me traditë të gjatë demokratike,atëherë,reagimi edhe i ndërkombëtarëve, do të ishte, më i fuqishëm,por edhe ata që “provokojnë”, do të ishin më të përmbajtur,e jo të tallen, si “sugari” i Millosheviqit, që gjithnjë provokon, sikur, ne të kishim sulmuar e okupuar shtetin në të cilin qeverisë ai, e jo ai neve.

Si po sillemi, ne vetë, si shtet,por edhe Sërbia me ne,nuk është për tu habitur, që një ditë,nuk është ndonjë befasi, apo gjë e pamundur ,që vetëm, kur të dëgjojmë ne media, se shërbimet sërbe, kanë arrestuar, në brendi të Institucioneve tona, ndonjërin nga liderët tanë,sepse akuzohet sipas ligjeve sërbe për…apo të sulmojnë ndënjërin nga burgjet për të kapurr ndonjërin nga të burgosurit nga Eulex-i.?

Vetë ne , po silemi,apo siq thonë maqedonasit “vërtatemi”, si të dyshimtë dhe hezitues , karshi shtetit të Kosovës, dhe në momente kyqe, po tregohemi, sikur, nuk kemi, dhe nuk jemi për shtet.Vetë, po hezitojmë të jemi këmbëngulës dhe bindës me veprime konkrete, se nuk ka cmim që do të heshtim, kur dikush na cenon,poshtëron dhe ofendon, edhe nëse këtë kërkojnë edhe ndërkombëtarët.

Herë-herë,po sillemi, sikur, nuk po i besojmë vetëvehtes, dhe po veprojmë sikur “jemi në ëndërr”,dhe sikur, nuk po dijmë, apo nuk po duam, të vlersojmë në praktikë, rolin dhe fuqinë e shtetit, e që në radhë të parë, argumentohet me respektimin e përpikët të ligjeve dhe Kushtetutës, si garancë për funksionim të një shteti.
Një gjë duhet ta themi haptas.

Me deklarata bombastike e premtime boshe ,të cilat nuk po mungojnë nga asnjëri liderë institucional e jashtëinstitucional (dikush më i ashpër e dikush në mënyrë diplomatike), në radhë të parë, po e rrejmë vetëvehten, dhe pa fije përgjegjësie e ndërgjegjie, nga dita në ditë, po zhgënjejmë, edhe miqët ,apo ata që na bënë shtet,dhe në anën tjetër, po gëzojmë e trimërojmë armiqët,që, pa pardon, po tallen me ne.

Andaj, edhe mesazhi i fundit i ambasadorit Dell(edhe pse i vonuar) është në këtë linjë e në këto valë:

Stop korupcionit e hajnisë,    që e ka përfshirë gjithë spektrin politik në Kosovë, sepse vendi është në rrezik.

Reformave të thella shtetërore, forcimit të rendit e ligjit, diciplinës në punë,në radhë të parë me njerëz të dinjitetshëm e profesionistë,janë vetëm disa nga prioritetet, që duan pergjigjie dhe veprim konkret,në të kundërtën, arrestimet por edhe shantazhet e kërcënimet, jo vetëm nga Sërbia, do të shtohen, e shteti i Kosovës, që po e propagandojmë si një storie e suksesëshme, do të ballafaqohet, shumë gjatë, me probleme të mëdha.
 
Topi, si gjithnjë, është te Hashim Thaci, që në opinion ,shumë herë, në veten e parë, nuk po heziton, të thirret si lider dhe prijës i luftës,i lirisë,por edhe i shtetit të Kosovës.

Eshtë shumë pozitive, dhe sukses, që vërtet Kryministri po takohet me liderët më të fortë të botës,përfshirë edhe presidentin e SHBA-ve, Barak Obamën,por në Kosovë, policët kosovarë po i arreston Sërbia !

Kjo është “koktel” që skapërdihet.
 
 



Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)