23 Korrik 2019

Shqipëria jashtë BE-së, plan i Putinit dhe Erdoganit!

Shkruar nga Alon Ben-Meir & Arbana Xharra

Në kohën kur Shqipëria pritej të bënte përparim të konsiderueshëm në fillimin e negociatave për pranimin në Bashkimin Evropian (BE), disa vende anëtare nuk janë të gatshme të mbështesin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Franca në veçanti argumentoi se BE duhet të thellojë integrimin midis anëtarëve ekzistues dhe të reformojë proceset e saj të pazgjidhura vendimmarrëse përpara se të parashikojë shtimin e vendeve të reja.

Për më tepër, korrupsioni politik, krimi i organizuar dhe pabarazia, së bashku me tensionet e brendshme të shkaktuara nga partitë kryesore politike në Shqipëri, i dhanë arfumente të mëtejshëm vendimit të BE-së për të shtyrë negociatat për pranim në BE deri në tetor të këtij viti.

Në këtë mënyrë largimi i vendeve të Ballkanit nga BE i jep më shumë liri Rusisë dhe Turqisë për të vendosur veten në Ballkan, pasi kanë punuar shumë për të forcuar lidhjet e tyre me rajonin. Si Erdogan ashtu edhe Putin shpresojnë të parandalojnë integrimin e Ballkanit në BE duke manipuluar elitat politike kryesisht të korruptuara në këto vende.

Në muajin Maj, Komisioni Europian rekomandoi që bisedimet përpranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më parë, duke deklaruar se të dy vendet kanë “bërë reforma”. Por pas një takimi në Luksemburg, në mes të qershorit, një pakicë e shteteve anëtare të BE refuzuan të mbështesin propozimin e komisionit për të hapur bisedimet.

Shqipëria si anëtare e NATO-s , e që Transparency International e vlerëson si një nga vendet më të korruptuara të Evropës, ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë pastrimin e parave dhe ryshfetin, pavarësisht shkarkimit së gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Ministrat evropianë u takuan në Luksemburg vitin e kaluar dhe ranë dakord të hapin bisedimet, por në qershor papritur është shtyer vendimi për të filluar bisedimet me të dy vendet.

Dhjetëra mijëra protestues, të udhëhequr nga opozita në Shqipëri, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke hedhur kokteje Molotov në hyrjen e zyrës së tij, duke bërë thirrje që Rama të jap dorëheqje nga mashtrimet dhe korrupsion e pretenduar zgjedhor. Edhe pse protestuesit janë në favor të pranimit në BE, megjithatë shumë vende të BE e shohin këtë tension politik si një shenjë se Shqipëria nuk është ende gati për t’u bashkuar me BE.

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, i dënoi protestat, duke deklaruar se “… dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë “. Protestuesit reaguan me protestë përpara rezidencës së tij, duke shkruar në murin e rezidencës “turp për Borchardt”.

Udhëheqësit e partive kryesore politike po akuzojnë njëra-tjetrën për korrupsion, duke kërkuar fuqinë për të sunduar vendin që po përballet me probleme të mëdha.

“Washington Post” ditë më pare i rikujtojë kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili bëri thirrje për protesta dhe dy zyrtarë të tjerë të partisë se janë akuzuar për shpenzime të paligjshme të rreth 650,000 dollarë të lidhur me Rusinë nëpërmjet një lobisti dhe një kompanie të huaj

Korrupsioni në Shqipëri nuk është fenomen i ri. Tetë vjet më parë, Ilir Meta, presidenti aktual, u shfaq në një video që u zbulua në media, duke diskutuar një ryshfet nga një biznesmen në shumën 700,000 euro me një ish-ministër tjetër, Dritan Prifti.

Një rishikim i mëparshëm i videos nga ekspertë britanikë dhe amerikanë deklaroi se shiriti i videos ishte autentike, por gjykata në Shqipëri kishte që të mos i marr parasysh vlerësimet e ekspertëvet të huaj.

Sipas Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Çakaj, derisa perspektivat për hapjen e bisedimeve të pranimit mund të ndikohen nga sjellja e opozitës, kjo, megjithatë, nuk mund dhe nuk duhet të konsiderohet si një pengesë serioze. “[…] është e qartë se sjellja e opozitës ndikon negativisht në dinamikën e reformave (sidomos kur është fjala për reformën gjyqësore dhe zgjedhore), në Shqipëri, siç vuri në dukje vetë Raporti i Komisionit; dhe ndikon negativisht reputacionin e vendit tonë. Prandaj, Shqipëria duhet të vlerësohet në bazë të përparimit të saj të dukshëm dhe jo në lojërat e pushtetit të opozitës “.

Duke iu referuar Ilir Metës, i cili u zgjodh President në vitin 2017 me mbështetjen e Ramës, ky I funsit tha se “Ata që po përpiqen ta ndalojnë këtë proces janë të gabuar. Ata po luajnë me zjarr dhe po djegin veten përpara ligjit “, kjo pasiqe Meta kishte mbeshtetur opoziten në kërkesën e tyre që te mos mbahn zgjedhjet lokale.

Edhe pse protestat dhe pretendimet për korrupsion nuk janë të lidhura direkt me BE, ato dëmtojnë imazhin e vendit përpara një vendimi nga Bashkimi Evropian. Tension politik në Shqipëri po ushqen ato vende në BE, të cilat argumentojnë kundër pranimit të Shqipërisë. Ndërkohë, SHBA dhe BE kanë paralajmëruar opozitën kundër nxitjes së dhunës.

Enton Abilekaj, gazetar nga Shqipëria, thotë se komuniteti ndërkombëtar mbështet qeverinë dhe prandaj protestuesit po reagojnë.

“Qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare kundër akteve ekstreme të opozitës dhe në favor të zgjedhjeve të pjesshme më 30 qershor janë duke e ndarë opinionin publik në një tjetër mosmarrëveshje në lidhje me rolin e vendeve perëndimore në Shqipëri”, duke shtuar se “duke u mbërthyer për këtë pritje të gjatë për integrimin evropian, është një dështim i qeverisë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin “.

Fokusi i BE në Shqipëri ka qenë për të bërë përparim në reformat gjyqësore dhe anti-korrupsion. arsyet pse kriteret e pranimit u krijuan nga BE në radhë të parë lidhen drejtpërdrejt me sfidat e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Integrimi mund të vonohet në rast të vazhdimit të tensionit politik.

Sipas, ekspertit të çështjeve evopriane Epidamin Zeqo, liderët shqiptarë kanë përgjegjësinë të bindin BE se janë të gatshëm të hapin bisedimet dhe të mos e humbasin këtë shans historik.

Edhe pse BE është e vetëdijshme se objektivat e Erdoganit dhe Putinit janë të çimentosin fuqinë e tyre në këto vende, e që drejtpërsëdrejti sfidon interesat dhe vlerat strategjike perëndimore, vonimi i këtij vendimi i vë këto vende në rrezik, pasi vonesa vetëm përparon interesat strategjike të dy rivalëve në Ballkani Perëndimor-Rusia dhe Turqia.

Turqia dhe Rusia kanë synuar Ballkanin në disa vite të fundit (të cilat ata i konsiderojnë si pre e lehtë) në një përpjekje për t’i bashkuar ato në sferat e tyre të ndikimit.

Ata shpallin agjendën e tyre politike duke investuar në projekte të mëdha kombëtare të planifikuara në mënyrë strategjike për të pasur ndikim më të madh ekonomik dhe politik në tregun financiar dhe duke përdorur politikanët e nënshtruar për të bërë ofertat e tyre.

Ndërsa Putin nuk e fsheh armiqësinë e tij ndaj Aleancës Perëndimore dhe përpiqet të ulë interesat e tyre kudo që mundet, Erdogan dëshiron të ketë të dyja mënyrat.

Ai dëshiron të ruajë anëtarësimin e Turqisë në NATO dhe me sa duket ende dëshiron të bashkohet me BE. Megjithatë, ai duket i gatshëm të minojë interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s në Ballkan duke i bashkuar Putinit duke ngulitur Turqinë në Serbi vetëm për t’i shërbyer interesave të Turqisë nga pikëpamja e tij.

Franca dhe Holanda janë korrket kur sugjerojnë që BE duhet së pari të thellojë integrimin midis anëtarëve ekzistues, të reformojë proceset e vështira të vendimmarrjes dhe të sigurojë që kandidatët si Shqipëria t’i trajtojnë problemet e tyre endemike të korrupsionit para se të shtojë anëtarët e rinj.

Megjithatë, do të ishte më e vaforshme që të fillonin bisedimet e pranimit duke insistuar që qeveria shqiptare, gjatë procesit të negociatave, duhet të pastrojë veprimet e saj me zell si një parakusht për negociatat e vazhdueshme.

Pavarësisht nga korrupsioni endemik, duke rifilluar negociatat, BE do të zvpgëlojnë mundësitë për Rusinë dhe Turqinë, vende këto që po kërkojnë të përforcohen më tej në një vend që është me interes të rëndësishëm strategjik për BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të vizitojë Gjilanin, ku me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit në këtë komunë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)