26 Shtator 2018

Shqipëria e Kosova do të ishin përfaqësueset të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Shkruar nga Valon Jashari

Presheva dhe Bujanoci janë duke u përballur në prag të një rreziku për të mbetur si një pakicë edhe në qytetin e Bujanocit dhe të Preshevës sikurse Medvegja, nga rrethanat politike të represionit shtetëror serb.

Kjo politikë diskriminuese me elemente të paramendimit të një politike shtetërore serbe me tendenca të qarta ekspansioniste që të shpërngulin popullatën shqiptare nga trojet e tyre nga dita në ditë po duket gjithnjë e më shumë.

Ky rrezik serioz së paku edhe për një periudhë dhjetë vjeçare do ti jepte rezultatet negative, nëse shikojmë tani për një periudhë po kaq të gjatë janë shpërngulur rreth gjysma e popullatës, nëse marrim për bazë numrin e nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme, ku numri i tyre është i përgjysmuar.

Këtë gjendje ditë e më shumë e rëndon edhe politika ditore serbe ku personalitete shtetërore serbe sikurse tani së fundit nga kërcënimi i Daçiqit, nuk hezitojnë të bëjnë kërcënime direkte ndaj një popullate shqiptare e cila është e pa mbrojtur.
 
Klasa politike lokale shqiptare lë shumë pak për të dëshiruar pasi që në heshtje me vetëdije të plotë po kontribuon në politikën e Beogradit, në dëm të asaj shqiptare.

Kjo kohortë politike lokale e cila nuk përfaqëson më shumë se do interesa klanore e grupore për qëllime shumë të ngushta të tyre, as që mund të pritet të ndodhin ndryshime në një të ardhme të afërme.

Me këtë klasë politike shteti serb edhe është i kënaqur me nivelin e qeverisjes lokale, ku shkalla e korrupsionit, nepotizmit dhe klaneve të caktuar është dukshëm e theksuar, dukuri të cilat direkt ndikojnë edhe në keqësimin e gjendjes së përgjithshme politike tek popullata shqiptare.
 
Shtresat intelektuale vetëm ka kohë se janë shpërngulur si në Kosovë, e gjetiu nëpër Evropë, kjo gjendje bënë që dhe në nivelin e politikës lokale të qeveriset me kuadro të pa kualifikuar. Shoqëria civile edhe pse ekziston sa për të thithur disa fonde të majme dhe aspak si një shoqëri civile aktive qytetare.

Prishtina e Tirana duke u përballur me vështirësitë e brendshme, rezonimi i politikës së tyre në këtë rajon është tejet i zbehur, dhe pa ndonjë projekt konkret në dobi të ruajtjes së etnitetit shqiptar.

Serbia po mundohet që të mbajë frekuenca kontrolli të ndikimit në zona të caktuara edhe në Kosovë, sidomos përmes pakicës së etnitetit serb që ka arritur në mënyrë shumë të theksuar të ketë qasje në shumë institucione relevante të Republikës së Kosovës.

Dhe rrjedhimisht çështja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës karshi bashkësisë ndërkombëtare të mbetet nën hije. Me këtë politikë që po ndjek shteti serb duke mbajtur gjithnjë në ofensivë politikën e saj sidomos ndaj Kosovës po arrinë t’i mbyll gojën politikanëve të Kosovës që as në mendje të mos i shkojë çështja e Kosovës Lindore gjegjësisht e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Nga ana tjetër politika defensive nga ana e Prishtinës,  në kërkim të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore, po kontribuon që kjo popullatë shqiptare autoktone të vijë pran një pozite të pa favorshme për të vepruar.

Veprimi apo tërheqja e ndonjë paralele me atë të Kosovës, sikurse u bë së fundmi tërheqja e pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, sikurse të ndikonte që edhe pjesëtarët shqiptar të Policisë Multietnike të tërhiqeshin në Preshevë Bujonoc dhe Medvegjë edhe pse numri i tyre është shumë i vogël dhe pa asnjë ndikim, dhe gjithnjë po potencohet se po dëmton çështjen e Kosovës dhe me këtë rast edhe identitetin e saj të ri shtetformues.

Duke marrë për bazë nivelin e ulët të vetëdijes së kësaj klase politike  lokale, si dhe divergjencat që kanë në mes vete, është e rrugës që çështja shqiptare e Kosovës Lindore, gjegjësisht e Preshevës, Bujanoict dhe Medvegjës të shtrohet në tryezën e bisedimeve, në këtë rast me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por e përfaqësuar nga Shqipëria e Kosova, pasi që vetëm Shqipëria e Kosova, do t’i përfaqësonin të drejtat e shqiptarëve të kësaj popullate më mirë se sa politikanët lokal të Kosovës Lindore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2018  - Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë do ta bëjë hapjen e projektit të arsimit me titull 'Përkrahja e përafrimit përmes arsimit për demokraci dhe të mësuarit të gjuhëve'. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet aktiviteti i pranim-dorëzimit të donacionit të KFOR-it gjerman dhënë  FSK-së në vlerë prej 329.281.78 euro ku perfshihen 44 automjete dhe pajisje të tjera. (Kazerma 'Adem Jashari' në Prishtinë, ora 9:30)

-  IFC si anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojn ceremoninë e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit. (Zyrat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Komuna e Prishtinës mban mbledhjen e katërt te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkesi. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, salla nr. 37, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë prezanton projektin "Partneritetet e Bashkimit Evropian, Inovacionit dhe Mediave për aksion, bashkëpunim dhe transformim në Ballkanin Perëndimor".  (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon takimin e përbashkët me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. (Salla e konferencave Orion përballë Kino ABC, ora 10:00)

- Në kuadër të aktiviteteve të Javës Evropiane Sportive, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës. (Palestra “1 Tetori’’ Prishtinë, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë 'Monitorimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim: Sa po e përmbush detyrën e saj në sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë?'. (Hoteli Sirius, ora 10:30)

- Hapet Panairi Rajonal të quajtur “Panairi i Gjilanit 2018”, me pjesëmarrjen e rreth 120 kompanive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe ​Turqisë. (Sheshi i qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conoll nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit. (Ndërtesën e Qeverisë, Ish-Rilindja, kati i 9-të, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon aksionin për të pastruar sërish te stadiumi "Fadil Vokrri".  (Zona tek stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 11:00)

-  Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për media. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozimit të Komisionit për Përzgjedhje te anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit te Kosovës do të vizitoj kompanine NewCo ferronikeli në Drenas. (Fabrika e Feronikellit në Drenas, ora 13:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin mban protestë. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

- Grupi EUNIC në Prishtinë, i cili bashkon përfaqësitë diplomatike dhe qendrat kulturore të Austrisë, Gjermanisë, Francës, Hungarisë, Italisë dhe Luksemburgut, shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 16:00)

- Shfaqet premiera e koreodramës “KUMT”, të autorit, Gjergj Prevazi. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)