22 Shtator 2021

Shpirti fisnik i një poeti të talentuar

 Shkruar nga Baki Ymeri

Shpirti i fjalës nuk gjendet vetëm në tekstet e shenjta, por edhe në tekste të këtilla që përfaqësojnë shpirtin shqiptar. Përmes veprës së tij, autori konfirmon bindjen se arrin përmes profesionalizmit dhe mbahesh përmes karakterit.

Kjo përzgjedhje me tekste kushtuar poezisë së tij është një dëshmi e interesit dhe vëmendjes, jehonës dhe rezonancës që ka krijuar poezia e tij në gjuhën shqipe.

Poezia e Shefqet Dibranit ndodhet mes dy shqetësimeve që brejnë vetëdijen e një artisti që nuk mund të jetë indiferent për atë që ndodh rreth tij: ide fisnike, fenomeni i ndërgjegjes morale, shorti i komunitetit, fati i kombit, përjetime intime.

Shefqet Dibrani përçmon banalitetin dhe çmon aktin poetik si një proces të epërm shpirtëror dhe estetik. Poeti di t’i japë trajta serioze trishtimit, sepse ai dëshmon që trishtimi i tij nuk është vanitoz, nuk është një trill poetik a pozë, por trishtimi që të kaplon nga dhimbja fizike e shpirtërore nga dhimbjet reale që shkaktohen në rrethana të çuditshme:

            "Derisa guri të vërë bar përreth

            Derisa dielli të ndërrojë kahen e vet

            Derisa nata të mos bjerë errësirë

            Derisa blerimi të blerojë në errësirë

            Derisa uji të kthehet përpjetë

            Emigranti s'do ta rregullojë integrimin e vet."

(Poezia: Emigranti)

Poeti provokon një mërgim të shpirtit në vise të panjohura dhe të njohura, në truallin fizik të jetës dhe në një kronotop poetik. Poeti në të gjitha hipostazat e poezisë së tij dëshmon një ndjeshmëri të rrallë, një përjetim të thellë të dukurive që bëhen objekt i poezisë së tij.

Shefqet Dibrani dëshmon se i njeh problemet e stilistikës letrare dhe se është një poet i pasur me mjete gjuhësore, se është i pajisur me aftësi të rralla për të hetuar natyrën dhe botën, por mbi të gjitha ai zotëron një aftësi kombinatore të elementëve përbërës të poezisë së tij. Poeti dëshmon guxim dhe i jep flatra fantazisë së tij duke kontrolluar njëkohësisht strukturën e poemës:

            "Njeriu di të kërkojë të Drejta e Liri

            Po di edhe të shfrytëzojë drejtësinë

            E një ligji të lig

            Që ua ka verbuar gojën vizitorëve

            Andaj jeta është bërë kopsht zoologjik

            Me Karta për të Drejta dhe Liri (?!)

            Njeriu vepron për përfitime

            Edhe kundër ligjit të Natyrës dhe të Zotit."

                    (Poezia: Në kopshtin zoologjik)

Poezia është testamenti i jetës, i miqësisë, i dashurisë dhe atdhedashurisë. Që këtej mund të themi se dhe në vargjet e mësipërme kemi të bëjmë me një botë bujare, me një Kosovë kreshnike, me heronj, me miq e dashamirë.

Përshkrimi i mësipërm nuk është vetëm një shprehje e shpirtit, por një ekzistencë organike, objektive. Ja një bërthamë e doktrinës të realizimeve bashkëkohore! Poeti sjell në tekst fraza tejet konkrete e plastike.

Poezia e Shefqet Dibranit nuk mund të klasifikohet si poezi pornografike, por si poezi erotike, kombëtare dhe historike. Poezia e këtillë shndërrohet në një album vlerash të mirëfillta shqiptare, njerëzore dhe universale. Poeti nuk ve në qendër të poezisë së tij ëndrrën, por një dimension të realitetit të tij, i cili është një sukses i merituar i poetit talentuar të mërgatës sonë poetike.

Vlen ta ripërkujtojmë faktin se Shefqt Dibrani është njëri nga poetët më të shquar të mërgatës shqiptare. Poezia e tij është sa intelektuale, po aq edhe përdëllimtare. Dhe, edhe në njërin, edhe në rastin tjetër, deshifrohet në një varg të një besnikërie të padyshimtë në fjalën e vet, e shprehur dhe e kuptueshme nën zodiakun e një ylli magjik të krijimtarisë autentike.

Pa dyshim, poezia është një rrugë komunikimi, një rrugë e majave. Fusha e fjalorit të etshëm për të thënë diçka nëpërmjet ritmit, harmonisë apo përfytyrimit – siç theksonte Paul Valéry – i përshtatet në kontekst komentimit të poezisë së Shefqet Dibranit krijimtaria e tij duke shkëlqyer me një harmoni të veçantë të jashtme dhe të brendshme, fjalët duke rrjedhur njëra pas tjetrës në një atmosferë elegante me një natyrshmëri precize dhe delikate. Prej këtu, buron ajo gjendje e një fuqie të jashtëzakonshme që e zgjon lekturimi i vargjeve të tij.

Veprat e tij janë të strukturuara me rigorozitet. Krijimtaria poetike e mjeshtrit nuk degdiset as në gërshetimin deskriptiv të përfytyrimeve të poetëve të panumërt që ishin të obliguar t’i nënshtrohen cenzurës djallëzore politike të dekadave komuniste.

Poashtu, nuk degdiset as në intimizmin pa fluturim dhe pa shkëlqim që e përbën, në përgjithësi, pala tjetër e frymëzimit në këtë perimetër gjeografik. Lehtësia nuk e kërcënon kreativitetin e këtij poeti të arrirë tashmë në maturitetin e artit të tij.

Poeti flet me dritën dhe flet me Perënditë. Poezia është zëri i zemrës së magjepsur. Zjarri që lind nga shpirti i fjalëve të dashuruara. Poezia është çelësi i shpirtërave të mëdhenj. Kush qëndron në prozhmin e saj mund të komunikojë me hyjnitë.

Poezia është mbretëresha e arteve. Ajo është lëngu i jetës. Poezia shpreh shpirtin e njeriut. Fjalët kanë fuqinë për t'i dhënë jetë një universi të pafund.

Ata mund të sjellin në jetë një regjistër të pafund ideshë dhe ndjenjash. Fjalët e poetit janë flutura të metamorfozuara në mendime, përmes të cilave mendimet e poetit përshkruajnë një profil origjinal lirik.

Artet dhe letërsia e bukur janë pasqyra të arta të realitetit në të cilin lëviz populli, porsi një tren mbi shinat e mëdha të botës. Fjalori lirik i Shefqet Dibranit të josh që nga faqet e para të veprave të tij:

            "Ngado shkoj e treti

            Mbaj fytyrën kah At-Dheu

            Ati vëngër më vështroi

            Nga ngashërimi m'u duk

            Me gjak profeti

            Pastaj Dheu më tha:

            S'më kujtohet fytyrra e juaj

            Kur trup e ndjenja i ke në vend të huaj."

(Poezia: Me fytyrë nga At-Dheu).

Po qe se e kërkojmë në linjën sa më të afërt të universit, Shefqet Dibrani është poeti më i rëndësishëm lirikës patriotike të mërgatës sonë dhe njëri nga më reprezentativët të Zvicrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2021

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës, OJQ-të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton formon grupin punues për Projektligjin për Gjykatën Komerciale, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme  për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 203-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes formës online, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga raporti i auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportin vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronëssi dhe Raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën rishikimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim i Politikave dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Programi i Universitetit Columbia për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut organizojnë një konferencë me temë 'Sfidat e Kosovës që vijnë Rusia dhe Kina' me Holden Triplett Agjenti Special i FBI -së dhe Drejtor për Kundërzbulimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ret. (https://zoom.us/j/98242813908?pwd=cFBiZGdMV3pRTTV3RDJBbTE5UEtVQT09, ora 16:00)