28 Mars 2024

Shpifjet, ligji dhe sanksionimi

Shkruar nga Ahmet Pllana

Të drejtat e njeriut nuk respektohen aq sa duhet dhe sipas ligjit në vendin tonë. Një ndër shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut është edhe shpifja dhe etiketimi. Secili njeri e ka individualitetin dhe personalitetin e vet, prandaj e ka edhe të drejtën e njeriut.

Mbrojtja e të drejtave të njeriut është një pjesë qenësore brenda sistemit juridik dhe të drejtësisë penale. Kjo është e rëndësishm, sepse siguron mbrojtje dhe zhdëmtim për viktimat dhe ofron gjykime të drejta për të pandehurit.

Sipa Kodit Penal, Kosova ka mundësi për të integruar perspektivën e të drejtave të njeriut sipas eksperiencave më të mira, duke siguruar pajtueshmërinë e plotë me standardet ndërkombëtare.

Ashtu edhe siq kërkohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Shpifjet dhe etiketimet e personave tash e tutje do të konsiderohen shkelje civile nga ana e individëve naivë e injorantë, xhelozë e smirzinjë.

Ligji dhe kodi penal që parasheh shpifjen dhe etiketimin nuk gjen zbatim në praktikë për arsye të ndryshme, sidomos duke u nënçmuar shpifja si një gjë që nuk qon peshë, sepse shpifja është vetëm fjalë dhe nuk është dhunë fizike dhe torturë fizike, derisa në anën tjetër shpifja është dhunë psiqike, shpirtërore dhe mendore dhe ulë personalitetin e njeriut, por mbi të gjitha shkel të drejtën e njeriut!

Prandaj, shpifja duhet të sanksionohet dhe të dënohet sipas ligjit dhe kodit penal. Askush nuk ta të drejtë që të shpif dikush për dike, sepse e drejta e njeriut është e mbrojtur me ligj.

Liria e shprehjes nuk lejon denigrimin e njerëzve, shpifjet dhe etiketimet, sepse kjo është e rregulluar me normat e shoqërive demokratike. Nga e merr të drejtën një njeri që të shpif për një njeri tjetër?

Shpifja është trillim, është gënjeshtër që i ngjitet një personi, për shkak të urrejtjes dhe xhelozisë për sukseset e arritura të personit të etiketuar dhe të shpifur.

Kushdo që shpif për dike, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, gjininë, fenë, racën, etj., duhet të dënohet me masat më të ashpëra, në mënyrë që mos të ndodhin shpifjet dhe etiketimet dhe të vetëdijësohet qytetari ynë, që kurrë në jetë të mos etiketojë askend, që ky ves i keq i shoqërisë të pengohet, sepse nga shpifjet mund të lindin problem të mëdha, madje edhe deri te krimi dhe vrasjet.

Sa më parë që të zbatohet ligji për shpifjet dhe etiketimet, aq më mirë do të jetë për një shoqëri. Për të dalë në skenë shpifjet, duhet të ekzistojnë denoncuesit apo personat për të cilët është shpifur, duke i drejtuar denopncimet e tyre në gjykatë.

Ligji në fjalë mbron individët dhe të drejtën e njeriut, e cila është e mbrojtur nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)