29 Mars 2024

Shkëmbimet territoriale të dëmshme për Kosovën, rrezik për Ballkanin dhe BE-në

Shkruar nga Blerim Burjani

Ky debat dhe kjo temë duket të jetë mjaft e rrezikshme për rajonin duke pasur parasysh që Ballkani perëndimor ka përplot telashe historike dhe etnike, por edhe në Evropë ka përplot tema të tilla dhe interesa, por se BE deri më tash nuk ka pranuar madje as debate të këtij niveli për disa shtete me probleme etnike.

Kosova si precedent statusor ndërkombëtar po duket të jetë eksperiment “Sui Generis” dhe në politikën ndërkombëtare për probleme etnike.

Autonomit e ndryshme regjionale në disa shtete evropiane nuk kanë sjellë zgjidhje, kurse modeli i mos përmendjes së nocioneve dhe emërtimeve juridike në këtë fazë është varianti më i mirë për të zgjidhur probleme historike dhe etnike, tema e shkëmbimeve dhe debati për shkëmbime të territoreve është një temë absurdi andaj edhe kjo duket si parapërgatitje për atë marrëveshjen historike që përmendi Serbia me Kosovën”.

korrigjimi i kufijve është kthim në histori të vjetër të një shteti që nuk ekziston më. Aktualiteti në këtë fazë është rezultat i një jo transparencë të vazhdueshme të Thaçit dhe injorancës që ia ka bërë inteligjencës së Kosovës. “vet ka kep e ka çkep” në këtë dialog dhe nuk i ka interesuar askush çka thotë e as çka mendon.

Kjo fazë kështu si paraqitet duket se ka pas dialogë jo transparent edhe pse BE-ja nuk është përzier në temat e debatit, palët kanë mundur vet të zgjedhin dhe të zgjidhin madje probleme në këtë dialog.” Serbia po tenton fitore absolute maksimale.

“Realisht kjo është shumë e rrezikshme si ide , pak edhe frikshme për pazare me territoret etnike që mund të thuhet, Serbia tenton copëzim përmes ASK, gati 30% te territorit te Kosovës me diagonal territorialë ku jetojnë serbet përderisa Thaçi përmend Preshevën.

Andaj nuk e besoje se është ide e mirë kjo sepse shkëmbimi hap shumë dilema në Ballkanin Perëndimor madje edhe në Evropë.

Këto debate rrezikojnë qëndrueshmërinë shtetërore të Kosovës , rendin kushtetues dhe politikën për pakicat në Evropën juglindore, pasi qëndrueshmëria funksionale shtetërore po vihet në pyetje.

Dhe përderisa po hapen tema, e debate historike dhe etnike me Serbinë për marrëveshje përfundimtarë që më shumë po i konvenon në secilën variant Serbisë se sa Kosovës së varfër dhe të pa zhvilluar ekonomikisht dhe me sundim anarkik që ndodhë Kosova përballë mungesës së funksionimit të demokracisë”.

Shkëmbimet territoriale janë të disfavorshme të dëmshme për Kosovën dhe të rrezikshme për Ballkanin dhe BE-në.

Serbia po tenton të merr dhjetë komuna të Kosovës por tash edhe kjo logjik duket e rrezikshme dhe e dëmshme për shtetin e Kosovës.

Andaj nuk ia vlen as debat të bëhet në këtë temë, pasi Serbisë nuk i intereson shkëmbimi i tre komunave ndërmjet shteteve por 10 komunat serbe në Kosovë, propocioniesht 10 me 3 në favore të Serbisë, nuk ia vlen as me hap debat, në mungesë të alternativave normale dhe studiues të Thaçit dhe mos dija e tij për shtetin e as për rendin juridik ndërkombëtar bënë që të nxis tema të tilla që nuk iu dihet fundi dhe mund të shkaktojnë pakënaqësi në Kosovë dhe gjëra tjera që vështirë mund të menaxhohen nga shtetasit e Kosovës”, këto çështje po ndodhin për shkak të mos dijës dhe mos kreativitetit të zgjidhjes së drejtave të pakicës serbe edhe pse realisht kjo është zgjidhë më parë me planin e Ahtisarit.

Nxitja e problemeve të kësaj natyre ekstreme është gabimi më i madh që ka bërë Thaçi në negociatat politike dhe nuk ka respektuar agjendën ndërkombëtare për çështje teknike të aprovuar nga OKB.

Nuk duhet folur as për shkëmbimet e as për të prishur rendin juridik shtetërore të Kosovës, sepse kjo rrezikon shtetin dhe defunkisonalizon plotësisht Kosovën.

Pastaj Kosova mund të jetë kështu si është e pavarur dhe mund ti bashkohet edhe Shqipërisë por nuk ka ndonjë  peshë ndërkombëtare dhe rajonale për historinë e mëtejme të Ballkanit Perëndimor.

Thaçi është figura më enigmatike dhe më problematike politike dhe më jo transparente në shtetin e Kosovës.

Pikërisht për ketë arsye ka shumë zhurmë në Kosovë rreth angazhimit të Thaçit të mëtejme në temën e dialogut, sepse ai sillet sikur të ishte pronar i Kosovës, e njëjtë sillet edhe Vuçici në Serbi.

Pra këta dy njerëz janë kreator të këtij debati dhe debateve tjera sic është korrigjimi i kufijve në mes dy vendeve.

Andaj mendoj se i vetmi kufi është ai vitit 1974 në mes Serbisë dhe Kosovës pasi tjetër kufij nuk duhet as diskutuar fare, pasi rrezikojnë integritetin rajonal e shtetëror. Shkëmbimi është ide e rrezikshme sepse nuk ia vlen shkëmbimi në proporcion 10 me 3.

10 komuna serbe me tre komuna shqiptare në Luginë të Preshevës janë shumë, prandaj edhe deri tash është kundërshtuar dhe kundërshtohet në të gjitha qarqet e Kosovës  një ide e tillë dhe disa tjera të pamatura.

Shtetit i kanë bërë dëme për shkëmbime andaj debate të tilla me dashje apo pa dashje kanë sjellë në tavolinë dhe përgatitje të opinionit në Kosovë dhe Serbi për të përfolur dhe folur tema të çuditshme dhe mesjetare në Ballkanin Perëndimor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)