28 Mars 2024

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Isë

Shkruar nga Emanuel Demaj

Që nga vdekja  liderit të saj historik,LDK-ja ishte në kërkim të liderit të ri,mirëpo gjendja e apatisë së mbrendshme,dhe kriza e cila dita-ditës thellohej gjithnjë e më shumë e kishte bërë të pamundur zhvillimin e një procesi politik të mbrendshëm  që do të prodhonte një lider të ri,i cili do të ishtë personifikim I kërkesave dhe aspiratave të anëtarësisë dhe do të ishte në gjendje të përballej në radhë të parë me krizën e mbrendshme duke i drejtuar proceset në drejtim të riorganizimint  dhe revitalizimit të partisë.        
                                       
Kur ne  Kuvendin e fundit te zgjedhor,Isa Mustafa erdhi në krye te LDK-se,kjo jo vetem qe u perceptua  dhe interpretua si një mundësi e revitalizimit të partisë por nxiti dhe krijoi nje atmosferë optimizmi dhe   entuziazëm deri në shkallën e një deliriumi politik,ku LDK-ja tashmë shihej si subjekti dominues në skenën politike ndërsa Isa Mustafa shpëtimtar i saj.

Mirëpo shumë shpejt do vertetohet se krejt kjo ishte pasoje e nje gjendje dhe skeme artificiale e cila me shumë ka të ngjarë të jetë një truk politik I një tarafi politik, dhe se as që bëhej fjale për ndonjë proces të inicuar nga nevojat dhe kërkesat e brendshme për ripërtëritjen dhe ristrukturimin e partisë.

Pra më tepër ishte një veprim emergjent dhe tentim për të dal nga gjendja e paralizës të cilën  e kishte shkaktuar shoku politik që kishte përjetuar LDK-ja,pas dorëheqjes së liderit të partisë nga pozita e presidentit dhe dalja e këtij subjekti nga koalicioni dhe ne te njejtën kohë një veprim taktik këtij  tarafi partiak,sa për të mbijetuar krizën e thellë në të cilën ishte katandisur ky subjekt politik.ose si të spjegohet fakti  që Isa Mustafa,pa pedigre politike, me një “background komunist” politik,ku të vetmin angazhim politik në LDK,e kishte si ministër I financave I qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Bujar Bukoshi,”nëse  ky mund të përkufizohet si  angazhim politik), të shfaqej si solucion dhe alternativë e vetme për shpëtimin e LDK-së.

A ishte Isa Mustafa profili i duhur dhe i kërkuar për rimëkëmbjen e partisë? Cka ndikoi ne katapultimin e tij ne krye te partisë?Si u bë dhe çka ndikoi që karizma e Isa Mustafës të rritej me shpejtësi  marramendëse ,sa që ai të përceptohej si shpëtimtar i partisë.

Në të vërtetë promotori dhe sponzori politik kryesor i tij ishte vet ish lideri i LDK-së Fatmir Sejdiu,i cili ishte edhe sponzor i promovimit të parë politik të tij,ngase ishte pikërisht insistimi këmbëngulës i Fatmir Sejdiut që imponoi kandidaturën e Isa Mustafës për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 2007,përkundër faktit se nuk e kishte përkrahjen e as të kryesisë as të anëtërasisë së LDK-së.

Fitorja në këto zgjedhje (e cila në radhë të parë mund ti atribuohet mungesës së ndonji rivali serioz dhe backgroundit akademik të Isa Mustafës,që ishte element që krijonte avantazh në një ambient urban,çfarë është kryeqyteti) do të jetë njëkohësisht edhe promovimi i parë politik brenda strukturës partiake të LDK-së,po edhe në skenën politike të Kosovës.

Ngritja në skenën politike do të vazhdoj me një dinamikë të përshpejtuar sidomos me fitoren bindëse dhe atë që në rundin e parë në zgjedhjet lokale 2009,së cilës përveq mungesës së një rivali të denjë do ti ndihmoj në masë të konsiderueshme edhe fushata e gabuar dhe e konceptuar keq e PDK-së me slloganin “Premtoi nuk e bërë  dështoi” që i adresohej mandatit të parë,e që nuk përkonte me realitetin sepse,ai mandate nuk bazohej në premtime por ishte produkt i rrethanave të caktuara politike.

Në rrethanat kur LDK-ja kishte pësuar rënien më të madhe që prej ekzistimit të saj,fitorja eksprese  në kryeqytet dhe me rritje të konsiderueshme të votave,i jep asaj konotacione të veqanta politike duke e fuqizuar karizmën e tij dhe duke shfaqur konturat e profilit të liderit të ardhshëm.I inkurajuar nga fitorja impresive,Isa Mustafa do të shfrytëzojë me shkathtësi dhe dinakëri të pashoqe hapësirën e zbrazët dhe rastin e krijuar për tu katapultuar në orbitën politike duke filluar fushatën e vetpromovimit ashtu që do të paraqitet herë pas here në opinion me deklarata politike,edhe pse këtë nuk e kishte bërë asnjëherë më parë.

Fraza se LDK-ja nuk është dashur dhe nuk duhet të bëjë koalicion me PDK-në,të cilën do ta përsëris shpesh,bazuar në rivalitetin politik LDK-PDK,te anëtarësia po përceptohej dhe vlerësohej si përcaktim dhe orientim që personifikon identitetin politik të LDK-së,duke e identifikuar në këtë situatë Isa Mustafën si mbrojtës të kauzës partiake dhe shpëtimtar të partisë.

”Dilema” dhe” hezitimi” që të rivalizonte mentorin e tij politik,përkundër rrethanave favorizuese,në anëtarësi do të konceptohet si “mungesë e ambicies karrieriste” duke e rritur simpatinë dhe përkrahjen për te edhe më shumë.

Nën ndikimin e këtyre faktorëve dhe rrethanave do ta mund lehtë dhe bindshëm rivalin e vetem dhe njëkohësisht mentorin dhe sponsorin e tij politik.Fitorja bindëse ndaj ish liderit partiak dhe ish presidentit të Kosovës do ta inaugurojë dhe pozicionojë  me automatizëm në majat e skenës politike.
                                
I katapultuar me shpejtësi  në pozicionin e ri,roli dhe funksioni I të cilit në rrethanat dhe konstelacionin politik ishte me ndikim dhe implikime të shumta,dhe në situatën ku çdo qëndrim dhe vendim do të ketë impact në zhvillimet e ardhshme,dhe i gjendur në cajtnot për shkak të agjendës së ngjeshur dhe zhvillimeve politike,tashmë kur procesi zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme kishte  hyrë në fazën finale,do ti imponohet që të tërheqë potezat e shpejtë,me të cilët nuk do të arrijë të ndrrojë kahjen dhe drejtimin e zhvillimeve ,duke bërë që gjendja të mbetet e pa ndryshuar dhe të vegjetojë në kufijtë e status quo-s.

Propozimi dhe zgjedhja e kryesisë nuk premtonte funkcionalitet dhe efektivitet me përbërje e cila nuk do të përmbush dhe reflektojë kërkesat dhepritjet  për ndryshime, duke fashitur  në këtë mënyrë euforinë dhe entuziazmin e përhapur brenda anëtarësisë së LDK-së.

Mungesa e kohës për akomodim dhe mbajtja e dy pozitave,edhe të kryetarit të Prishtinës,edhe të liderit të partisë do të vështërsojë dhe pengojë veprimin efektiv dhe efikas,si pasojë e situimit dualist.

Mosdefinimi i nevojshëm dhe adekuat i pozicionit,moskordinimi dhe mungesa e gadishmërisë për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm dhe të domosdoshëm për ndryshimin e gjendjes do të bëjë që të ruhet dhe konzervohet gjendja e paralizës së brendshme duke pasqyruar njëkohësisht edhe mungesën e startegjisë dhe vizionit për ndryshime dhe paaftësinë për dalje nga kriza duke shpaluar faktin se kishte hyre i papërgaditur dhe me deficite të theksuara në këtë proces dhe në skenën e rrëshqitshme politike.

Rritja simbolike e votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme të viti 2010 nuk ishte e nivelit që do të përmbushte kërkesat dhe pritjet e elektoratit,dhe si e tillë do të zbresë në minimum entuziazmin dhe optimizmin për ripërtëritjen e partisë.

Ndërsa kontestimi i rezultat të këtyre zgjedhjeve,për shkak të manipulimeve nëpër vendvotime duke e kualifikuar procesin zgjedhor të parregullt në njërën anë dhe pranimi dhe njohja e rezultatit zgjedhor në anën tjetër ,të cilat tashmë ishin kualifikuar si “vjedhje industriale” do të konsiderohet si çasje dualiste e cila e bënë të pamundur definimin e qëndrimit dhe të identitetit politik dhe do ta bënë të paqëndrueshëm pozicionin politik të LDK-së,që do të ketë për pasojë qasjen variabile dhe pozicionimin sipas nevojave dhe kërkesave të momentit dhe të kalkulimeve politike të nomenklaturës partiake,herë duke simuluar pozicioninimin e fortë opozitar e here duke mbajtur qëndrim konformist do të thellojë amullinë dhe apatinë politike dhe duke e shndërruar LDK-në në subjëkt inert dhe pa fuqi për të ndikuar në dinamikën dhe kahjen e zhvillimeve politike.

Përpjekjet për të instaluar një model të veprimit dhe angazhimit aktiv dhe të  definimit dhe operacionalizimit të aktivitetit politik përmes të ashtuquajturave grupe të ekspertëve,me anëtarë pa ndonjë ekspertizë dhe kompetencë të verifikuar,puna e të cilave do të koncentrohet në komentet sipërfaqësore dhe citimin e raporteve dhe vlerësimeve të organizmave të ndryshëm,duke e reduktuar dhe degraduar angazhimin dhe veprimin politik ne nivel te gjestit politik pa ndonje efekt dhe funksion.

Instalimi i frymës diferencuese dhe përjashtue se duke aplikuar metoda jostatutare dhe të linçit politik, siç ndodhi  me zgjedhjet e FR të LDK-së,e njejta mendësi dhe skemë u aplikua edhe ne kuvendet e Degëve në Pejë dhe Viti,pastaj organizimi dhe mbajtja e Kuvendit paralel në degën ë Gjakovës,do të bëjë që të veprojnë dy degë njëkohësisht,bartja e kësaj fryme përqarëse dhe ndasisë nëpër degë  si në degën e Podujevës,Prizrenit, dhe degë të tjera,në vend të riparimit dhe eliminimit të defekteve do të ndikojë që të rriten ndasitë dhe përqarjet në anëtarësitë e këtyre degëve duke e rënduar gjendjen e përgjithshme në parti.

Duke qenë i pafuqishëm dhe në pamundësi për ta ndryshuar gjendjen dhe më qellim që e tërë kjo sallomadi politike të kamuflohet,dhe në përpjekje për instalimin e pushtetit absolut,do të inicohet propozimi i ndryshimit të statute të LDK-së,përmes të cilave do të mundësohet instalimi i modelit piramidal të udhëheqjes së partisë me çka përfundimisht do të fundosen shpresat për reformimin dhe rimëkëmbjen e LDK-së.

Kuvendi I ashtuquajtur i punës,përveq që u përdor për aprovimin e “pakos reformuese”,i shërbeu lidershipit për eliminimin e atyre që kundërshtonin apo nuk pajtoheshin me modelin e menaxhimit të partisë,duke i dhënë këtij kuvendi karakterin e nje maskarade politike.

As përdorimi I figurës dhe veprës Rugovës në përpjekja për identifikimin e vazhdimësisë së rugovizmit, nuk do ti ndihmojë për  të përmirësuar imazhin e krijuar negativ,për më tepër thirrja në rugovizëm do të ketë efekt te kundërt në anëtarësinë e LDK-së,ne memorien e së cilës i ashtuquajtur fondi I Bukoshit, kishte një reputacion negativ në anëtarësinë e LDK-së,veqanarisht për faktin e  embargos financiare ndaj punës dhe aktivitetit të presidentit Ibrahim Rugova,që I bëhej nga ky fond,e menaxher i të cilit si ministër i financave në qeverinë Bukoshi, ishte vetë Isa Mustafa.

Me vet faktin se LDK-ja vazhdon te jete në gjendjen e apatisë politike,dhe ndikimi  i saj në proceset dhe zhvillimet politike është I pavërejtshëm dhe margjinal mund të konkludohet se Isa Mustafa nuk arriti të realizojë premtimet e dhëna dhe të përmbush pritjet e anëtarësisë së LDK-së,andaj katapultimi i tij ne rolin e liderit të LDK-së më shumë do të asocojë në klonimin e liderit se sa një solucion fitimprurës për LDK-në.

Si po zhvillohen gjërat  sllogani “Premtoi, nuk e bëri,dështoi” I cili ndikoi në masë të caktuar në promovimin  dhe ngritjen e karizmës politike të tij në zgjedhjet lokale të vitit 2009 për shkak se nuk korespondonte me realitetit, kishte efektin e insinuatës politike,pas konsumimit të saj si duket ka filluar të prodhoj kundërefekte, dhe sot të tingëllojë si profeci politike.

Kur kësaj i  shtohen edhe zërat dhe kërkësat e anëtarësisë së brendshme  të LDK-së për  sqarimin  e rolit dhe përgjegjsisë së tij ne fondin e ashtuquajtur te tre përqindëshit e sidomos rifreskimi I memories,për faktin se Isa Mustafa ishte pjesë e kabinetit të “qeverisë së Rrahman Morinës” e bënë të paqëndrueshëm dhe të paperspektivë pozicionin e tij si lider I LDK-së,dhe si duket proporcionalish me shpejtësine e katapultimit në orbitin politike po zhvillohet edhe procesi me kahje te kundert. Indikacionet janë më se serioze.                 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)