29 Mars 2024

Shefi i OSBE-së, Almhofer, mbron bandat terroriste nga Serbia

Shkruar nga Ramiz Bojaj

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Verner Almhofer, në vend qe të dënojë dhunën dhe terrorin e bandave serbe qe shkaktuan në territorin e shtetit tonë  me 28 qershor (ku u lënduan 35 policë kosovarë), ky njeri dënon mobilizimin e PK-së, për të mbrojtur sigurinë dhe paqen këtu. Nëse shefi i OSBE-së, nuk mund të jep sqarime ose edhe kërkim falje për shpifjet, shtrembërimet dhe lajthitjet e qëllimshme, atëherë ky duhet të dëbohet nga Kosova si njeri i padëshirueshëm.

Agresioni i Serbisë ndaj territorit të Kosovës, tashmë përmes bandave të veta çetnike (duke gjetur shteg përmes motiveve liturgjike ‘Vidovdanit’), vazhdojnë të kërcënojnë paqen dhe sigurinë në territorin e shtetit tonë.

Këtë e forcon fakti se më të hyrë në kufirin e Kosovës, bandat çetnike, kanë sulmuar me armë zjarri policinë e Kosovës, duke shkaktuar plagosjen e më se 35 pjesëtarëve të policisë. Sikur të mos ndodhte mobilizimi duhur i PK-së (mobilizimi më  i përgatitur gjer më  sot) por edhe të  KFOR-it, bandat agresive të Serbisë mund të prodhonin luftë të hapur ndëretnike në Kosovë.

Sulmet terroriste të bandave serbe i dënuan të gjithë faktorët politikë e institucionalë të Kosovës, duke filluar nga Presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi, kreu i MPB-së, Bajram Rexhepi, përfaqësues të UNMIK-ut, KFOR-it dhe ambasadave të ndryshme të akredituara në vendin tonë.

I vetmi institucion që mbron formacionet paramilitare çetnike e terroriste serbe, është Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Verner Almhofer, i cili kërkon hetim për policët e Kosovës, kinse për dhunë e tepruar, duke harruar se PK-ja u angazhua për të mbrojtur paqen dhe sigurinë, por edhe qytetarët,  prej bandave rebele të Beogradit. Shefi i OSBE-së, Almhofer, duket se nuk është në rrjedha reale, rreth pozitës politike në të cilën gjendet Kosova.

Almhofer, në vend që të dënojë dhunën dhe terrorin psikologjik e fizik qe bandat serbe i sollën në Kosovë, ky zotëri kërkon llogari nga Policia e Kosovës, kinse për dhunë të tepruar. Dhunë e tepruar nuk mund të quhet, mobilizimi policor për çarmatosjen e bandave kriminale, dhunë e tepruar nuk mund të quhet mbajtja e rendit dhe qetësisë publike, por dhunë dhe terror quhen bandat që kërcënojnë sigurinë dhe jetën e qytetarëve. Pra, edhe të policëve.

Provokimi serb i përgatitur

Në një akt kur janë plagosur me shumë se 35 policë në kryerjen e detyrave ditore, këtu nuk kemi të bëjmë me dhunë të tepruar policore, por me përpjekje për të ekzistuar, ose për të mbijetuar. Policia e Kosovës u sulmua me mjete të forta dhe armë zjarri.

Në  çdo shtet, kundër reagimi në  raste të  tilla do të  ndodhte duke përdorur të gjitha mjetet, edhe ato luftarake. “Jam i shqetësuar në lidhje me raportimet për përdorimin e tepruar të dhunës nga disa policë, dhe i bëjë thirrje Inspektoratit të Policisë së Kosovës që të hetojë çdo sjellje të keqe të policisë. Sulmet e raportuara ndaj njerëzve që udhëtonin me autobus janë të papranueshme dhe unë i dënoj fuqishëm ato”, thotë Shefi i OSBE-së .

Almhofer, gënjen kur thotë se janë sulmuar në autobus udhëtarët. Përleshja mes Policisë së Kosovës dhe bandave ka ndodhur ne kufij, ku terroristët serbë qëlluan edhe me armë zjarri organet e rendit. Duket se zotëriu nga OSBE, është i ndikuar nga mediat dhe politika e Beogradit, duke lajthitur qëllimshëm nga realiteti i ndodhur, ose nuk jeton me realitetin. Almhofer më kujton qëndrimin e Gallucit në Mitrovicë, i cili mbronte me çdo kusht bandat çetnike në veriun e Mitrovicës, duke injoruar institucionet legjitime e shtetërore të Kosovës në këtë pjesë të territorit tonë.

 Pasojat e së cilës edhe sot janë të ndjeshme. Kjo më shtyn qe ne si shoqëri civile, por edhe institucionet shtetërore të Kosovës, të kërkojnë llogari dhe shpjegim për qëndrimin jo korrekt, të njëanshëm dhe tendencioz të Almhoferit.

Nëse edhe pas kësaj, shefi i OSBE-së, sërish vazhdon avazin e shpifjeve, shtrembërimeve dhe lajthitjeve të qëllimshme, atëherë ky njeri duhet të dëbohet nga Kosova, si njeri i padëshirueshëm dhe keqdashës.

Aradhja e Almhoferit

I pari qe e nisi betejën e Vidovdanit me motiv të shkeljes së territorit të Kosovës, e ka shpikur krimineli famëkeq, Slobodan Milosheviq, në vitin 1989, i cili ngjalli idenë e Serbisë së madhe, përmes fabrikimeve të krajlave serb për spastrim etnik të vendit tonë. Beteja e humbur kundër Turqisë me 1389, ishte shpifja më famëkeqe e politikës së  Beogradit, historisë dhe memorandumeve të  tyre për spastrimin etnik të Kosovës.

Fjalët e Milosheviqit u përsëritën edhe nga Patriku serb Irinej duke deklaruar në Graçanicë se “Kosova është Jerusalemi serb. Kemi ardhur këtu që me praninë tonë të tregojmë e të dëshmojmë se kjo ka qenë dhe do të do të mbetet tokë e shenjtë serbe-Jerusalemi serb. Kosovën e shenjtë nuk guxojmë ta humbim”.

Këtij trumbetari politiko-liturgjik, i është bashkuar edhe kryeministri i  Serbisë, Ivica Daçiq, i njohur si “Slloba i vogël”, duke deklaruar se Serbia angazhohet për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë. “Vidovdani është një festë e madhe për popullin serb. Ne duhet të  luftojmë për festën e madhe shpirtërore të Serbisë ”.

‘Festë ” shirtërore serbe, qe nënkupton Serbinë e madhe, sipas vizioneve milosheviqiane, koncepte këto(qe në dekadë n e fundit) lanë të vrarë  rreth 600 mijë  veta të pafajshëm. Çetniku Daciq betohet se do kthehet në  Kosovë , bashkë  me policinë e vet.

“Në Kosovë ne nuk i kemi forcat tona të sigurisë, por qeveria e re e Serbisë do të insistojë që t’i kthejmë rreth 1000 forca të sigurisë”. Kjo nuk është thirrje e re për dislokim të forcave serbe të policisë dhe ushtrisë në territorin e shtetit të Kosovës, por duket se mentaliteti i vjetër, ende vazhdon të  ushqejë gjeneratat e reja në Serbi.

Se kthimi i policisë dhe ushtrisë së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës është e pamundur, këtë e di edhe Daciçi, Irinej, Almhofer etj., por është e çuditshme se si është e mundur qe njerëz normal të kenë lajthitje kaq kilometrike me realitetin. Se Kosova u ballafaqua me bandat serbe e dëshmon edhe ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi.

“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionalist dhe me atë rast janë lënduar disa policë. Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë\". “Vidovdani” e njohur si festë e shpifur nga ish-krimineli Ballkanik, Sllobodan Milosheviq, vazhdon të mbahet ‘gjallë’ nga politika milosheviqiane e Beogradit, por tashmë nën petkun liturgjik.

Betimi i xhandarmërisë  për tokën e huaj

Pjesëtarët e Xhandarmërisë, njësisë speciale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, në  frazat e tyre të  betimit:“Pa Kosovën nuk ekziston as populli im serb”; “Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë”; “Kosova është nëna ime, origjina ime është në Kosovë, të parët e mi janë nga Kosova, historia ime, populli serb ka lindur në Kosovë, Serbia ime është themeluar në Kosovë”, janë hapat e marshit të  krimit. Me slogane të  tilla Serbia milosheviqiane në  vitin 1989, ripushtoi Kosovën, duke shkaktuar popullit shqiptar, dhjetëra e mijëra viktima të  pafajshme.

Mbi këto koncepte edhe sot ekziston Serbia ‘evropiane’ alias millosheviqiane, duke mbetur edhe më  tej kërcënuese e paqes dhe sigurisë  në  kë të  pjesë  të  Evropës Juglindore. Mitet e rreme për Kosovën, shteti Serb, vazhdon ti shkruajë  në  politikë n zyrtare të  saj, (betimi segmenteve më të  larta të  sigurisë-xhandarmërisë).

Është  tmerrësisht e çuditshme, se si faktori ndërkombëtar (veçmas Brukseli) nuk reagoi kundër një prezantimi të tillë  kërcënues, kur dihet se xhandarmëria merr pjesë edhe në  misione ndërkombëtare për siguri.

Si mund të  renditet në  rang paqeje, një  autoritet qe kërcënon dhunë  24 orë  në  ditë. Serbia me kushtetutën e vet hegjemoniste, fitoi dialogun për vizat, duke promovuar politikën hegjemoniste e kriminale. Këtë  logjikë e pranoi BE-ja, duke i bërë kompromise teorisë milosheviqiane. Reagim i vetëm real vjen nga Gjermania, e cila e quan qeverinë e re të Serbisë si “promovim” të  politikës milosheviqiane, me pasoja fatale për rajonin.

Por shtetet tjera të  BE-së , nuk tregun ndonjë notë  më  të  ashpër sa i përket ardhjes në  pushtet të  klikës milosheviqiane. Brukseli duke pranuar tekat e Beogradit, jo vetëm se nuk po arrin ta ‘evropianizojë ’, këtë  vend, por po i bëhet krah në  synimet e kësaj të  fundit, për miratimin e konceptit të  Serbisë  së madhe. Me qëndrime të  tilla lojale e dyfytyrëshe ndaj realitetit në  Serbi, BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar, mund të shohin luftë  të  re në  Ballkan.

Kjo për faktin se shteti i Kosovës nuk mund të bartë në  qafë  elementet ultranacionaliste e fashiste të  Serbisë, qe të  terrorizojnë  kohë  pas kohe shtetin e ri. Këtë  rrezik të  ardhjes së  Ivica Daçiqit në krye të Qeverisë serbe e prekë  edhe kreu i MPJ-së  së  Kosovës, Enver Hoxhaj, duke e cilësuar si “shqetësim për gjithë rajonin e Ballkanit, prandaj është përgjegjësi e Brukselit qe të reagojë”.

“Vidovdani” e njohur si festë e shpifur nga ish-krimineli Ballkanik, Sllobodan Milosheviq, vazhdon të mbahet ‘gjallë’ nga politika milosheviqiane e Beogradit, por tashmë nën petkun liturgjik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)