20 Prill 2024

Së pari korrigjimi, pastaj votim apo moratorium për Demarkacionin

Shkruar nga Gani Qarri

Shtyrjet, ecejaket, kalkulimet dhe presionet ndaj deputetëve për votimin e demarkacionit, janë bërë të bezdisshme edhe për qytetarët e vendit dhe nuk kanë më asnjë kuptim. Komisioni shtetërorë gjeti lëshimet e dyshuara nga komisioni i mëparshëm dhe vërtetoi me fakte se vendi humbë territor.

Kështu që faktet më të reja dhe raporti i fundit i ekspertëve gjenden edhe në duart e deputetëve, argumente të cilat përfundimisht quan edhe në nënshkrimin e një marrëveshje të re ndërmjet të dy presidentëve.

Ndaj, për të mënjanuar pengesat për një zgjidhje të drejtë e në interes të vendit dhe qytetarëve, si dhe lirimin e deputetëve nga presioni partiak e politik, që të votojnë edhe kundër vullnetit të tyre, përkundër dyshimit se Vendi do të humbë 8200 hektar tokë, duhet ti jepet fund këtij lloj veprimi.

Të përsëriten nënshkrime të përvitshme formale, të organizohen tubime të detyruara dhe terrorizohen deputetët për votime të imponuara edhe nëse rrezikohet integriteti territorial i vendit dhe shkelja e Kushtetutës së Kosovës, është veprim tejet i pa drejtë për të deleguarit tanë dhe e pa pranueshme edhe për vet votuesin.

Ndaj, ka ardhur koha që përfundimisht të ndryshohet kjo qasje dhe para se të premtohet,le të shkohet më mirë, në veprim praktik dhe fillimisht në vendet e apostrofuara si në Çakorr dhe Kullë, së pari të të korrigjohet vija e kontestuar kufitare, e pastaj të ftohen deputetët për votim, ngase vetëm pas kësaj, të gjithë do ndjehen të sigurt dhe nuk ngelë më asnjë pengesë që shumica e tyre të votojnë pro demarkacionit.

Kjo do të dëshmohej si zgjedhja më e mirë,  në vend të vënies në siklet kaq të madh të deputetëve tanë që të kalojnë mbi vetveten dhe zgjedhin me vendim të prerë sipas metodës merr ose le; ndërmjet integritetit territorial të Kosovës dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit, vendim që pa dëshirën e tyre, do ti vishte ata me fajësi të përjetshme nga e cila, nuk do të mund të lirohen më kurrë.

Korrigjimi paraprak i kufirit, do të mënjanonte pakënaqësitë dhe konfliktet e mundshme nga të dy palët, garantonte praktikisht integritetin territorial të Kosovës , krijonte siguri për deputetët që të votonin demarkacionin dhe përmbushte njërin nga dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave, si dhe plotësonte përfundimisht dëshirën e të rinjve të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj, për lëvizje të lirë në BE.

Përndryshe, nëse nuk bëhet korrigjimi i premtuar i kufirit,para se të tentohet sërish votimi i demarkacionit në Kuvend dhe vazhdohet edhe më tejë, me vënie të kushteve të tilla e të ngjashme,një gjendje si kjo, jo vetëm se do bëhet shpejtë e padurueshme, por edhe do të shihet si shpenzim i kotë kohe dhe energji e humbur pa arsye, me një fjalë, zhagitje pa kuptim dhe padrejtësi që nuk mund të kushtëzohet më, me kurrfarë kauze politike, e cila do të mund të kalonte në frustrim dhe përfundonte vetëm në një moratorium politik për demarkacionin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)