24 Shtator 2018

Sa është “cilësor” niveli i arsimit në Kosovë?!

Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsimin superior në Kosovë

Shkruar nga Agron Sadiku

Së fundmi u panë disa lista vetëvlerësuese për bartësit e arsimit superior në Kosovë, ku renditeshin këto institucione si më të “mirat”!

Në këto lista printe Universiteti Publik si i pari dhe Kolegji AAB si i dyti e kështu me rradhë. Në bazë të kësaj liste, secili nga këto institucione, mundohej të  ”shiste”  idenë  kinse kanë cilësi dhe kualitet studimi!

Pikësëpari, që në start gara është e pabarabart. Universiteti Publik funksionon me fonde  të garantuara publike, me staf të mjaftueshëm akademik (ne si popull  e kemi mentalitetin që të vrapojmë pas punës së shtetit), stafi i këtij institucioni  të ardhurat i kanë të garantuara dhe kjo bënë që ata të jenë të vetëkënaqur dhe mos të vrapojnë për student, të tre niveleve.

Nuk do të ketë garë për fonde, për inovacione, për botime shkencore, për studime  të fenomeneve të ndryshme që do ti hynin në punë qytetarëve të Kosovës.

Bartësit privat të arsimit superior  kanë status të biznesit që për synim ka fitimin e jo dijen. Këta janë të diskriminuar në shumë aspekte: si në atë të  financimit, stafit akademik dhe atë ligjor.

Financimi i këtyre institucioneve dhe ekzistenca e tyre varet nga regjistrimi i studentëve “ konsumatorëve” kurse përballen me institucionet publike që punën më të madhe ua garanton shteti;e i cili menaxhon edhe me taksat e këtyre studentëve,  të këtyre institucioneve private, që i bie këta të paguajnë edhe për studimet e veta, edhe për studentët e Universitetit Publik.

Në  formën ekzistuese, në të  dy variantet gjithçka mund të ketë, por, vetëm cilësi jo!

Mënyra më e mirë e funskionimit do t’ishte:

   •  Shkollimi  universitar nuk janë të obliguar me ligj, dhe në këtë mënyrë nuk është shteti i obliguar të financoj studimin në masë të gjërë, siç  është tani!

   •  Buxheti aktual i cili financon këto institucione të ndryshojë mënyrën e financimit, atë ta bëj Ministria e Arsimit! Ministria e Arsimit, të bëjë politikat komfor kërkesave të tregut dhe në përputhje me këto kërkesa të bëjë edhe financimin (bursa për nxënësit) dhe studimeve shkencore nga institucione universitare.

   • Ky buxhet të ndahet në dy linja:një për nxënës dhe student,tjetra për institucionet universitare për projekte studimi.

1.    a.) Nxënësit që  kanë notën mesatare 4.5-5 të financohen 100% nga fondi i Ministrisë së Arsimit,
b.) Nxënësit që kanë Notën mesatare 3.5-4.5 të financohen me 50% nga fondi i ministrisë.
2.    Institucionet Universitare të aplikojnë me projekte studimi të cilët janë në të mirën e komunitetit dhe qytetarëve, të përfitojnë financimin e tyre nga fondi i Ministrisë së Arsimit.

Statusi:

 Të ndryshojë forma e organizimit e universiteteve në dy sektorët, si në atë publik ,po ashtu edhe në atë privat.

Të mirret forma e administrimit dhe regjistrimit si Universiteti Amerikan në Kosovë, i cili nuk është biznes, po as institucion publik, por, ka statusin e OJQ- ve, të cilat funksionojnë në këtë formë në shumë vende të botës.

Vlerësimi:

Për vlerësimin e cilësisë të ngrihet një institucion i pavarur i cili monitoron punën e këtyre institucioneve në mënyrë shkencore dhe periodike,  e jo me hamendësim dhe përceptim, si  bëhet aktualisht në këtë sferë, e në të cilën kemi shumë ngecje!

Ky instrument mundë të jetë  si OJQ, e cila krijon protokoll dhe kritere të vlerësimit të këtyre institucioneve.

Vlerësimi të bëhet në këtë formë:  

Të themelohet një institucion i pavarur për vlerësimin dhe monitorimin e  këtyre institucioneve, kjo mundë të jetë edhe një organizatë qeveritare! Kjo organizatë ti fus në monitorim të vazhdueshëm të gjitha institucionet e arsimit superior në Kosovë; Të dalë me raporte periodike për vlerësimet e bëra.

 Në domenin e vlerësimit të përfshihen:

1.    Plan-programi, (kurrikulat e studimit)
2.    Stafi akademik
3.    Infrastruktura teknike e cila është në përputhje me programet e studimit që i ofron institucioni.
4.    Projektet studimore që  i bëjnë institucionet, e që i hynë në shërbim qytetarëve apo Qeverisë!
5.    Të monitoroj aktivizimin e studentëve në projektet e tyre të studimeve dhe në punë praktike!
6.    Të monitoroj numrin e studentëve të punësuar pas diplomimit!
7.    Të monitoroj studentët e punësuar se sa puna e tyre ka qenë produktive në institucionin ku janë duke punuar!
8.   
Kjo do t’ishte një mënyrë subjektive e vlerësimit dhe shumë e pa anëshme, ku çdo institucionit do t’i llogariten pikët vlerësuese në bazë të numrit të përgjithshëm të studentëve në programin përkatës, të nxirren përqindjet dhe të publikohen rezultatet në bazë të specifikave të lartshënuara! 

Në bazë të këtij vlerësimi do të orientoheshin edhe nxënësit për të vijuar studimet universitare, dhe do të orientoheshin fondet përkatëse për studime universitare!

Kjo do të eliminonte politizimin e sistemit, nepotizmin, korrupsionin, arrogancën, etj!

/Autori është ekonomist, hulumtues për çështje ekonomisë së tregut në Kosovë, Veteran i UÇK-së, Aktivist i Shoqërisë Civile në Kosovë dhe Luginë të Preshëvës/
 

Kalendari

Ngajrjet e datës 24 shtator 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)


- Misioni i OSBE-së do të publikojë dy raporte që kanë të bëjnë me legjislacionin dygjuhësh dhe respektimin e të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta për shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e Diskutimit me temë "Monitorimi i Planit Strategjik të KPK-së: Ku po qëndron sistemi prokurorial në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik?". (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës së Sportit Evripian Federate e çiklizimit te Kosovës organizon garën e hapur çiklistike për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat nga 20 deri 100 km. (Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të shoqëroj Drejtoreshën e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, gjatë vizitës ku ata do të përcjellin një Vullnetare të Korpusit të Paqës në punë në shkollën e saj në një fshat të Kosovës. (Shkolla fillore “Nëna Tereza”, fshati Vranidoll, ora 11:15)

- Organizata ETEA, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do ta organizojë “Ditën e Librit të Ndaluar” me temën “Librat digjen, (por) idetë jo”, si përgjigje ndaj cenzurës, me theks të veçantë te cenzurimi i librave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG Sabina Eder do të nënshkruajnë marrëveshjen për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 15:00)

- Mbahet diskutim i hapur me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi mbi temën “Librat digjen, (por) idetë jo” me moderim nga Liridona Sijarina. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohen me Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Shqipërisë.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 15:00)

- Organizohet shfaqja e filmit “Fahrenheit 451” në bashkëpunim me “Film n’park”. (Parku i Qytetit të Prishtinës, ora 19:00)