20 Prill 2024

Rrrezik! Plazma keks gënjen

Shkruar nga  Selatin Kaçaniku

Ka kohë që kur Organizata Konsumatori, duke u bazuar në dyshime të arsyeshme, ka filluar angazhim aktiv në hulumtimin e aspektit të sigurisë ushqimore tek prodhimet serbe që importohen në Kosovë.

Tanimë është e qartë se shumica e kompanive serbe posedojnë linja të veçanta të prodhimit edhe për tregun kosovar dhe se mallrat që këto kompani i shesin në Kosovë subvencionohen nga Beogradi zyrtar në mënyrë që të jenë më konkurrente në tregun e Kosovës, duke arritur kështu pushtimin tregtar dhe ngulfatjen e prodhimit vendor.

Kësaj rradhe duam të njoftojmë konsumatorët kosovarë në lidhje me zbulimet shqetësuese në lidhje me brendin “Plazma Keks” të prodhuar nga kompania serbe “Bambi” dhe të importuar në Kosovë nga “Elkos Group “. 

Organizata Konsumatori është e shqetësuar se deri më sot asnjë institucion i Republikës së Kosovës nuk ka reaguar në lidhje me këto prodhime serbe të cilat tanimë pas miratimit të Mocionit për Reciprocitet nga Kuvendi i Republikës, nuk do duhej të futeshin në treg fare. Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm nga inspektoratet përgjegjëse si dhe përndjekje ex officio të të gjithë pjesëmarrësve të mashtrimit me brendin “Plazma Keks”.

Organizata Konsumatori, duke u bazuar në analizat laboratorike të paanshme të porositura në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Maqedoni, nxjerr konkluzionin se produkti “Plazma Keks”, prodhim i kompanisë serbe “Bambi”, është i dyshimitë, i papërshtatshëm dhe si i tillë është edhe i rrëzikshëm për konsumatorin kosovar meqenëse rrezikon shëndetin e dij duke deklaruar rrejshëm përbërësit dhe duke shkelur kështu dispozitat ligjore që përcaktojnë qartë se deklaracioni i produktit duhet të jetë i saktë.

Në këtë kontekst mendojmë se edhe përgjegjësitë e mekanizmave të shtetit për të reaguar në mbrojtje të konsumatorit janë edhe më të mëdha, kur dihet se flitet për siguri ushqimore dhe për një produkt që reklamohet për konsum të fëmijëve dhe tërë familjes.

Kësaj duhet shtuar edhe faktin se prodhimi permban emulgatorë lloji i të cilit nuk saktësohet, si dhe është cekur se “Mund të përmbajë lajthi në sasi të vogël“. Dihet se disa lloje të emulgatorëve mund të jenë fatalë për disa konsumatorë dhe se mund të shkaktojnë alergji me pasoja të paparashikueshme - duhet të kemi parasysh se disa konsumatorë janë alergjikë edhe ndaj lajthisë.

Ne gjithashtu jemi të brengosur në lidhje me përdorimin e sojës në prodhim të “Plazma Keks” meqenëse globalisht ka dyshime të arsyeshme se soja, përkundër disa vetive të mira është e dyshuar për prishjen e balansit hormonal ( te gjinija femrore ), për shkaktimin e akneve në fytyrë, dhe ndërlikime tjera shëndetësore. Për këto arsye në shumë shtete ndalohet përdorimi i sojës, ndërsa soja GjM ndalohet edhe për ushqim të kafshëve. Për të njëjtat arsye edhe prodhuesi “ Bambi “ për një kohë relativisht të gjatë ka hezituar ta njohtojë konsumatorin për këtë zëvendësim  të përbërësve në “ Plazma keks “  “?!

Përderisa ekzistojnë këto fakte shqetësuese për këtë produkt, dhe përderisa ne jemi të bindur se importuesi dhe distributori i këtij produkti ka qenë në dijeni (ose është dashur të ketë qenë), megithate në vend të tërheqjes së këtij produkti nga tregu ai madje mbështetet me aktivitete të pandalura të marketingut dhe lojëra shpërblyese në funksion të rritjes së volumeve të shitjeve.

Gjithashtu kompania “Bambi” thirret në çertifikim “Hallall” nga Bashkësia Islame e Serbisë pavarësisht faktit se kjo Bashkësi nuk ka kompetenca mbi tregun e Kosovës dhe nuk do të duhej të lëshonte çertifikatë të tillë për shtetin i cili që nga Shkurti 2008 edhe juridikisht është i ndarë dhe i pavarur nga Serbia.

Rrjedhimisht si përfundim Orgaizata Konsumatori e konsideron totalisht të papranueshëm deklaracionin mbi prodhimet serbe të importuara nga kompania “Elkos Group” ku shënohet “Distributor për UNMIK / Kosovo: Elkos Group”. Ne mendojmë që kjo është një shkelje serioze e dinjitetit shtetëror dhe të dinjitetit të konsumatorit kosovar.

Përderisa kemi produkte tjera serbe në treg, të cilat qartë e kanë të shënuar “Importues për Kosovë: Emri i kompanisë”, “Elkos Group” si duket me vullnet e vetëdije të plotë zgjedh të përdorë emërtimin “UNMIK / Kosovo” dhe titullin “distributor” i cili lë të nënkuptohet se malli nuk po u importuaka por po u distribuuaka brenda vendit dhe rrjedhimisht nuk ka nevojë të shënohen fjalët “eksportues” apo “importues”?!

IKSHPK, AVUK dhe Inspektoratet e Kosovës duhet të verifikojnë këto analiza dhe ta marrin në mbrojtje konsumatorin menjëherë si dhe të urdhërojnë tërheqjen e “ Pllazma keks “ nga pikat shitëse deri në vendimin e ri i cili do të dalë nga konstatimi i fakteve të ofruara nga Organizata Konsumatori.

Përderisa Qeveria dhe institucionet tjera nuk ndërmarrin asnjë veprim konkret për të mbrojtur konsumatorin në këtë aspekt, atëherë është e qartë se konsumatori do të vetëmbrohet duke shfrytëzuar institucionin themelor demokratik të protestës dhe çdo institucion tjetër demokratik me synim ndalimin e plotë të mallrave të rrezikshme, aplikimin e plotë të ligjeve që ofrojnë mbrojtje e siguri për konsumatorin dhe arritjen e reciprocitetit të plotë ekonomik e tregtar me Serbinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)