30 Tetor 2020

Rimëkëmbja ekonomike, skenarët real

Shkruar nga Egzon Kastrati

Shëndeti ekonomik është prioritet kyç i të gjithave, përfshirë qeveritë e shteteve, organizatat ndërkombëtare ekonomike, financiare, bizneset, individët.

Masat e ndërmarra në kuadër të pandemisë kanë "paralizuar" jetën ekonomike duke rritur kostot dhe krijuar desktruvitet në operim të industrive të caktuara, rritje të papunësisë dhe tkurrje të ofertës dhe kërkesës agregate si oponente kyçe të ekonomisë së tregut.

Kosova ka ndërmarrë masa preventive si shumica e vendeve të tjera për ruajtjen e shëndetit në radhë të parë e më pastaj edhe funksionimit të ekonomisë ku do t’i analizojmë tri skenarët reale: Injektimi i fondeve emergjente nga qeveria mbi 300 milion euro plus ekspozimi ne kredi ndërkombëtare dhe aplikimi për fonde emergjente nga intitucionet ndërkombëtare ekonomike e finaciare ne vler prej 200 milion  për rritjen e kërkesës agregate në ekonomi, konkretisht rritjën e kërkesës për konsum gjë që afekton drejtpërdrejt funksionimin e bizneseve sidomos atyre të vogla, rritjen e kërkesës monetare (për kredi) që rrjedhimisht ofron potencial më të madh investues që rrjedhimisht ruan sado pak stabilitetin e tregut të punës dhe ofron mundësi të reja për gjenërim të vendëve të reja të punës, mekanizmat stimulativ të rritjës së tendencës marzhinale në investime dhe në kosum në të njejtën kohë duke ruajtur stabilitetin e çmimeve për të shmangur inflacionin (rritjën e përgjithshme të nivelit të çmimeve).

Ky lloj skenari quhët edhe qasja intervensioniste e shtetit në ekonomi për të ruajtur rrjedhën e funksionimit të saj.

Skenari i dytë -"Kosovarizmi" i fondit të pensioneve, injektimi i atyre mjeteve në funksion të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës, duke u përdorur si fonde investive në operacionet e tregut të hapur nga qeveria gjatë emitimit të letrave më vlerë.

Shitja e këtyre letrave më vlerë tek ky fond dhe në përiudha të caktuara varësisht nga nevoja dhe lëvizja e ofertës monetare dhe kërkesës monetare t’i blej dhe rrjedhimisht të bëhët rrethxhirimi i këtyre parave brenda ekonomisë së vendit.

Skenari i tretë -  Fuqizimi i sektorit privat e konkretisht sektori i prodhimit më qëllim të mbulimit të tregut me produkte vendore duke zvogëluar diskrepansën ndërmjet eksportit -importit duke zbehur deficitin tregtar, kjo do të mundësoj tërheqje më pak të parasë nga qarkullimi dhe injektim të saj në funksion të sektorëve të ekonomisë së Kosovës.

Promovimi dhe krijimi i një strategjie të investimeve përmes 3 llojësh stimuj -fiskal, finamciar dhe jofinanciar duke krijuar një mjedis të sigurt dhe atraktiv për investitorët të cilët në mënyrë automatike do të ndikojnë në produktivitet dhe rritje të punësimit.

Rëndësi të madhe ka edhe ruajtja e trendit të remitencave sidomos për sektorin e konsumit dhe ndërtimit ku mbi 87% e këtyre mjeteve destinohën në këta sektorë.

Ekonomia është fushë qëniesore për funksionimi  e një shoqërie dhe shteti.Shendeti+Ekonomia=Shoqëri e qëndrueshme.

Kosovës më shumë se kurrë i duhen "heronjët shëndetësor" si dhe ideatorë dhe ekspertë ekonomik për ta ruajtur mirëqenjen dhe për të siguruar një barazi shoqerore në shperndarjen e të ardhurave. Me respekt Egzon Kastrati!

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Tetor 2020  - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë vënien e gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Arbanë. (Arbanë, ora 9:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 8:30)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në QKUK, pajisje këto të siguruara nga bashkepunimi i AMC dhe kompanisë Bucaj. (Klinika e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në QKUK, ora 9:30)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. (Sheshi Skënderbeu, para Teatrit Kombëtar, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do ta vizitojnë kompaninë “Agribau” në Prishtinë. (Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Sulltan Badalli. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të bëjnë vënien e gurthemelit të aneksit të objektit shkollor në SHFMU “Hasim Maliqaj” në fshatin Poslisht. (Fshati Poslisht, ora 13:00 - nisja nga nga Shtëpia e Bardhë, ora 12:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Sekretarin e Bordit të Agjencisë Kosovare për Privatizim Arben Limani dhe zëvendës Drejtorin Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim Avni Jashari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Sport Marketing do të nënshkruajnë kontratë për Parkun e Aventurave. (Ndërtesa e re e Komunës, ora 14:00)
 
- Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj do të vizitojë shoqatën ESNAF në Prizren. (Prizren, ora 18:30)