29 Mars 2024

Reforma në drejtësi obligim urgjent i Qeverisë

Shkruar nga Gani Qarri

Çlirimi nga gjyqësia dhe prokuroria e kalbur, më i nevojshëm se buka për qytetarët e Kosovës  

Siç dëshmojnë tanimë edhe rastet më të reja të vrasjeve fatale të femrave të pambrojtura në Kosovë, gjyqësia dhe prokuroria bashkë me qindra gjyqtarë e prokuror të kapur e të shantazhuar nga mafio-politika, për dy dekada me radhë, nuk i shërbyen asnjëherë interesit të qytetarit, vendosjes së rendit dhe ligjit në vend, por gjithmonë ishin në shërbim të politikës së kriminalizuar, duke ua bërë avokatinë korrupsionit e krimit të organizuar, kompanive mafioze, e grupeve të interesit, deri te rrjetet e nëntokës kriminale në vend.
 
Degradimi i një shkalle të tillë alarmante i sistemit të drejtësisë në Kosovë përmes kapjes kriminale, i cili daton qysh pas luftës në Kosovë, me infiltrimin nga strukturat e SHIK-ut, të njerëzve të vetë fillimisht në Gjykatën Komunale të kryeqytetit dhe shtrirë pastaj rrjetin kriminal edhe në gjykatat tjera të këtij niveli në gjithë vendin, deri te Gjykata e Apelit dhe vet Gjykata Supreme e Kosovës, ata pothuajse asnjëherë nuk kanë nxjerr as prodhuar vendime të drejta dhe gjykime të pavarura ligjore për qytetarët e pambrojtur të këtij vendi.

Madje siç dihet tanimë nga mbarë opinioni publik dhe qytetarët e Kosovës, mafio-politika vendore menjëherë pas marrjes së kompetencave nga ndërkombëtarët, vendosi në postet kryesore të institucioneve më të larta të drejtësisë së kalbur dhe prokurorisë së kapur, gjyqtarët dhe prokurorët më të dyshimtë e të shantazhuar të cilët, gjatë gjithë qeverisjes së PDK-së, LDK-së, AAK-së, në kooketim me Listën serbe të Goran Rakiqit, ishin të obliguar që në vijimësi të vepronin vetëm sipas urdhrave të pushtetarëve të kriminalizuar, grupeve të interesit dhe rrjetit mafioz të nëntokës kriminale, të cilët kapën çdo pore të shtetit dhe sunduan mbi një dekadë arbitrarisht Kosovën tonë të vogël.  

Degradimi i një shkalle të tillë alarmante të gjithë sistemit të drejtësisë në Kosovë, nisi menjëherë pas lufte, përmes kapjes kriminale dhe ngulfatjes së tërësishme të funksionimit të drejtësisë, duke filluar pikësëpari me Prishtinën, ku çelësin e kësaj gjykate, i pari e mori në dorë Nuhi Uka, i katapultuar aty nga SHIK-u, kurse në staf të grupit të parë të gjyqtarëve u dërgua edhe Hamdi Ibrahimi, i cili prej vitit 2002 deri në vitin 2008 ka qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë.   

Kurse nga viti 2008, një person si Hamdi Ibrahimi fillimisht u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ndërsa pas 48 muajve, me porosi të organizatës ilegale SHIK, ai u avancua në kryetar të kësaj Gjykate.  

Postin e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi e ka mbajtur nga janari i vitit 2013,deri në dhjetor të vitit 2016,kurse nga kjo kohë i njëjti është katapultuar në funksionin e gjyqtarit të Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë.  

Ndërkaq pak vite më vonë, në vitin 2019, Hamdi Ibrahimi është emëruar edhe gjyqtar i DhPGjS, duke mbetur gjithmonë në shërbim të të inkriminuarve që për mbi dy dekada, e kanë kontrolluar krejt sistemin e drejtësisë në vend.   

Se drejtësia në Kosovë ka shkelur në mënyrë brutale edhe të drejtat e njeriut, dhe rrezikuar publikisht edhe jetën e njerëzve të pafajshëm, flet më së miri rasti i rëndë i Diana Kastratit, një rast shumë i pështirë dhe tepër kriminal e që ndërlidhet kryekëput me mandatin ogurzi të Makifete Saliukes gjyqtare e Gjykatës Komunale të Prishtinës e cila u emërua padrejtësisht gjyqtare në këtë Gjykatë, qysh në vitin 2000 dhe me porosinë e mafio-politikës ajo e la këtë pozitë në vitin 2010, për tu ngritur në detyrë dhe marrë postin e Kryetares se Gjykatës Komunale të Prishinës, post të cilën e mbajti deri në fund të vitit 2012.   

Mjerisht mandati i saj mbahet mend nga të gjithë qytetarët e sidomos nga familjarët e viktimave së drejtësisë, për shumë dështime, neglizhencë dhe mos veprime në zbatim të ligjit, si dhe për lidhje të ngushta me nëntokën kriminale, ndërsa kulmin e dështimit Kryetarja e Gjykatës Komunale të Prishtinës Makifete Saliuka e arriti me rastin e Diana Kastratit studentes së pambrojtur 27 vjeçare të mjekësisë nga Prishtina, e cila megjithëse kishte kërkuar mbrojtje 24 orësh në Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, pas kërcënimeve me vrasje nga ish-bashkëshorti, pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të saj për mbrojtje, Gjykata Komunale e kryesuar nga Makifete Saliuka, megjithëse edhe në bazë të ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, ishte e obliguar t`i siguronte studentes së pafajshme mbrojtje emergjente, nga momenti i paraqitjes, Makifete Saliuka nuk i ishte përgjigjur kërkesës së Diana Kastratit fare, derisa ajo u vra brutalisht nga bashkëshorti.   

Për aq më tepër lidhur me këtë rast tepër të rëndë, ka pasur edhe një opinion nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila pati konstatuar se të ndjerës i ishin shkelur të gjitha të drejtat individuale, pasi Gjykata Komunale e Prishtinës dhe shteti i kapur, nuk i kishin ofruar asaj asnjë mbrojtje adekuate, ndonëse studentja Diana Kastrati në vijimësi kishte kërkuar mbrojtjen nga organet e rendit dhe ato të drejtësisë.  

E për tu bërë ky rast kaq tragjik edhe më i dyshimtë, gjyqtarja Saliuka jo vetëm që nuk është marr kurrë në përgjegjësi për këtë vdekje fatale, por për shërbimin që ajo ua kishte bërë SHIK-ut dhe rrjeteve të nëntokës kriminale në pozitën e gjyqtares dhe kryetares së Gjykatës komunale në Prishtinë, që nga 1 janari i viti 2013, është shpërblye me avancim në detyrë dhe katapultuar si gjyqtare edhe në Gjykatën e Apelit.   

Marifetet e krimit të organizuar nga SHIK-u dhe qeverisjet e Partive të kriminalizuara si PDK,LDK dhe AAK, nuk ndalojnë as këtu, por ato vazhdojnë edhe matej, e shembull model i kapjes dhe degradimit total të drejtësisë nga lidhja e saj me krimin e organizuar, është edhe mandati i ushtruar nga Afërdita Bytyqi në krye të Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila për shërbimin e madh dhe avokatinë që i ka bërë nëntokës kriminale në rolin e gjyqtares, edhe ajo është shpërblyer me pozitë në Gjykatën e Apelit dhe nga 1 janari i vitit 2021, është hiq më pak se sa gjyqtare në vet Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.   

Prandaj kur jemi te Gjykata Themelore e Prishtinës, shpresa e vetme për të ndryshuar pozitivisht dhe rikthyer rendin e ligjin në të gjitha gjykata e vendit e veçanërisht në gjykatën në kryeqytet, mbetet te Qeveria Kurti me spastrimin e drejtësisë nga të inkriminuarit dhe emërimin e gjyqtarëve të rinj në pozitat kyçe.   

Përndryshe shihet qartë se gjyqësia dhe prokuroria e korruptuar me qindra gjyqtarë e prokuror të kapur e të shantazhuar nga mafio-politika, për vite të tëra, nuk i shërbyen asnjëherë interesit të qytetarit, ligjit dhe vendosjes së rendit e rregullit në vend, por politikës së kriminalizuar, duke u bërë avokatinë korrupsionit e krimit të organizuar, grupeve të interesit, kompanive mafioze e deri te rrjetet e nëntokës kriminale në vend.  

Prandaj ashtu siç është dëshmuar dhjetëra herë më parë edhe me rastin barbar të vrasjes së vajzës 18 vjeçare në Ferizaj nga një kriminel ordiner i proceduar mbi 136 herë në gjykata, për akte kriminale, por i pa dënuar asnjëherë nga gjyqtarët e kriminalizuar, po vërtetohet serish se jo rastësisht, tash e mbi një dekadë, qysh kur klani i personave të inkriminuar erdhën në pushtet, gjyqësia, prokuroria dhe qindra gjyqtarë e prokuror të shitur e të shantazhuar nga mafio-politika, për vite të tëra, kanë vepruar jo sipas ligjit, por  sipas diktimeve nga mafio-politika, duke bashkëjetuar edhe vet me korrupsionin masiv dhe krimin e organizuar, të cilat për dy dekada me radhë u thelluan e zgjeruan aq shumë, derisa kapluan çdo ent e institucion dhe vet shtetin e Kosovës.  

Me katapultimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tillë, në pozita të larta institucionale, e ashtuquajtura "Qeveri e Përkohshme" dhe SHIK-u ilegal, menjëherë pas lufte, kapën mbarë sistemin e drejtësisë, e kthyen atë në fortifikatë për mbrojtjen e kriminelëve nga ligji, duke përdorur si ombrellë “avokatinë” e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur, për vazhdimin pa asnjë pengesë të aktiviteteve të tyre të kundërligjshme.  

Gjyqtar dhe prokurorë të tillë, vunë në rrezik edhe jetërat e njerëzve të pambrojtur me mos veprimet e tyre, siç e dëshmoi edhe rast i fundit në Ferizaj dhe jo vetëm.  

Kështu që sot me plot të drejtë kërkohet që të gjithë përgjegjësit e kësaj gjendje të rëndë në drejtësi, të vendosen urgjentisht në bankën e të akuzuarve dhe marrin dënimin e merituar para ligjit ,për abuzimin që ata bënë anë e mbanë Kosovës me sistemin e drejtësisë dhe të drejtat themelore të qytetarëve.  

Të vendosen menjëherë në bankën e të akuzuarve të gjithë ata gjyqtar e prokuror të katapultuar pa asnjë princip dhe kriter në këto pozita nga administrata e UNMIK-ut, në kooketim me Qeverinë e ashtuquajtur të Përkohshme, të vet instaluar aso kohe në Kosovë e cila menjëherë pas përfundimit të luftës, bashkë me SHIK-un ilegal, i kanë infiltruar në pozitat kryesore udhëheqëse të sistemit të "drejtësisë" njerëzit e tyre, të dirigjuar nga strukturat e veta kriminale për ta keqpërdorur ligjin dhe drejtësinë si fortesë për mbrojtjen e vetvetes dhe shantazhuar rivalët politik në vend.  

Prandaj është koha e fundit, në mënyrë që për shkak të neglizhencës së drejtësisë së kapur, të mos përsëriten tragjedi të tilla si në Ferizaj dhe jo vetëm aty, që nën thjerrëzën e reformës thelbësore juridike, të futen të gjithë drejtuesit e deritashëm dhe krejt mekanizmat e degjeneruar të drejtësisë së kapur, të mandateve të kaluara në mbarë sistemin jurdik të vendit, përfshi vet Kryeprokurorin e shtetit, prokurorët, kryetarët e gjykatave dhe gjyqtarët e të gjitha niveleve juridike në vend.  

Reforma është mese e domosdoshme të nisë pikësëpari nga Gjykatat Themelore, ajo e Apelit e deri te vet Gjykata Supreme, ku shihet publikisht çdo ditë e më tepër, se në të gjitha këto institucione krimo-politika dhe SHIK-u ilegal, ka arritur ti instalojnë kudo dhe masivisht të gjithë mercenarët e vetë të cilët në emër të drejtësisë, për dy dekada me radhë abuzuan me ligjin duke mos hezituar të shkelin me të dy këmbët edhe mbi të drejtat dhe liritë e njeriut dhe rrezikuar edhe jetën e tyre.

Politikanët e kriminalizuar ndër vite e dekada, përveç përvetësimit kriminal të pasurive kryesore të Kosovës dhe kthimit të tyre në milioner e ndoshta ndonjëri prej tyre edhe miliarder, me gjyqtar e prokuror të tillë, vunë në rrezik edhe jetën e shumë njerëzve të pafajshëm, si Marigona, Diana Kastrati e plot raste të tjera makbre anë e mbanë Kosovës, duke i dërguar ato në vdekje të parakohshme, vetëm pse nuk iu ofrua mbrojtja e nevojshme ligjore, ngase nuk kishin të njohur në politikën e vendit dhe u mungonin paratë për ta ble drejtësinë me euro.   

Siç dihet publikisht, në gjyqësorin e Kosovës dhe gjykatat e saj, janë të punësuar mese 405 gjyqtar, të cilët me futjen e reformës rrënjësore juridike, jo vetëm që do të përgjysmohen, por sipas asaj se si ata kanë abuzuar deri më tani me ligjin dhe detyrën zyrtare, as një e treta e tyre, nuk do të mund ta kalojnë testin e të qenurit gjykatës dhe prokuror të mirëfilltë ligjor në Kosovë.  

Ndaj ajo që ka filluar ti shqetësoj pa masë qytetarët në gjithë vendin, është fakti se pse dhe për çfarë arsesh "madhore" edhe mese gjysmë viti pas ardhjes së Qeverisë së re në pushtet, me gjithë premtimet paraelektorale, po vonohet kaq shumë fillimi i identifikimit të ligjvënësve të inkriminuar dhe spastrimi i domosdoshëm i prokurorëve dhe gjyqtarëve të kapur e të korruptuar, të cilët ende vazhdojnë të abuzojnë hapur me ligjin dhe detyrën zyrtare të institucioneve më vitale të shtetit tonë duke marrë edhe rroga të majme për keqpërdorimet që u bëjnë ligjit dhe të drejtave themelore të njeriut dhe vënë pikëpyetje edhe jetën e qytetarëve të pafajshëm.

Gjyqtarëve e prokurorëve të kapur e të korruptuar të cilët edhe sot veprojnë padrejtësisht dhe në mënyrë kundërligjore, brenda për brenda vet gjyqësorit të Kosovës, që përditë e më tepër, po dëshmohet në vepër, se edhe vet ata, janë të përfshirë në shumë skandale juridiko-penale dhe nuk e meritojnë të merren edhe më tej me ligjin, por megjithatë edhe pas ndryshimeve në Qeveri, çuditërisht të njëjtit vazhdojnë ti mbajnë pa asnjë pengesë, postet dhe detyrat e pamerituara zyrtare.   

Për aq më tepër, siç është raportuar disa herë edhe në mediat vendore, njerëzit me të cilët menjëherë pas themelimit të Departamentit të Çështjeve Gjyqësore (DOJ), qysh në korrik të vitit 1999,e që në vitin 2001 u shndërrua në Departamentin e Drejtësisë, SHIK-u dhe QPK-ja, kanë kapur  gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe të njëjtit edhe pas rrëzimit të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nga pushteti, edhe pas dy dekadash, vazhdojnë ta mbajnë peng këtë sistem të kalbur tërësisht, megjithëse me ndryshimet politike dhe ardhjen e Qeverisë së re në pushtet, nga qytetarët me të drejtë shpresohej se ky sistem do të spastrohej shpejt nga trafikantët e SHIK-ut, të involvuar qysh para dhjetëra viteve në gjyqësi, prokurori, polici dhe të gjitha poret e shtetit të brishtë të Kosovës.  

Dhe sa për ilustrim dhe vërtetimin faktik të kapjes së gjithë sistemit të drejtësisë në vend nga SHIK-u dhe ish politika mafioze e qeverive të PDK, LDK, AAK, le të përmendim kësaj radhe, qoftë edhe vetëm rastin tragjik të vrasjes makabre të Diana Kastratit e cila, përveç Marigonës nga Ferizaj edhe ajo ishte viktimë e drejtpërdrejtë e mos funksionimit të sistemit të shthurur të "drejtësisë" së kalbur, prokurorisë dhe gjyqësisë mafioze, e që me rastet si këto në Kosovë, po dëshmohet katërçipërisht se edhe pas ndryshimeve qeveritare në vend, vijon të mbetet në fuqi “drejtësia” e kapur dhe e dirigjuar drejtpërsëdrejti nga rrjetet kriminale.    

Ndaj duke qenë se në vend të hetimit dhe ndjekjes së personave me pretendencë kriminale, prokuroria dhe gjykatat e kriminalizuara, ende vazhdojnë t`ua bëjnë avokatinë dhe mbrojnë nga ligji kriminelët dhe zyrtarët e kriminalizuar, vet rastet e lartcekura dhe shumë akte të tjera të fjetura në analet kriminale të gjyqtarëve të inkriminuar e obligojnë fort Qeverinë e re që për këto dhe malin me veprime të paligjshme, abuzimet e pafund me ligjin dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare, deri te shkelja më brutale e të drejtave të njeriut dhe humbja e jetëve të pafajshme, të femrave të pambrojtura nga shteti i kapur dhe sistemi i kalbur i drejtësisë, në të gjitha nivelet e Gjykatave, që tanimë janë të ditura deri në detaje dhe të njohura mjaft mirë për Qeverinë,është koha e fundit që të veprohet dhe shkohet në spastrimin frontal dhe të tërësishëm të gjithë sistemit të kalbur të drejtësisë.

Dhe duke pasur parasysh se përkundër gjithë këtyre veprimeve makabër, dënimet ndaj zyrtarëve të lartë shtetëror të inkriminuar në korrupsion e krim të organizuar, dhe prokurorëve e gjyqtarëve të kriminalizuar, janë pothuajse baras me zero, për vënien në funksion të sistemit të drejtësisë inekzistene, vendosjes së një sistemi të mirëfilltë gjyqësor e prokurorial, për drejtësi profesionale e të pa anshme, si dhe të pa ndikuar nga krimo-politika, Qeveria e re e vendit të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e inkriminuar, duhet ti shkarkojë menjëherë dhe vendosë ata urgjentisht para ligjit, duke mos përjashtuar asnjërën nga përgjegjësit morale e penale për të kaluarën e secilit prej tyre, në mënyrë që përfundimisht ti hapet rrugë nisjes formale të procesit të spastrimit gjeneral të sistemit të kalbur të drejtësisë përmes ligjit të reformave të shumëpritura në drejtësi, të cilat Kosova i ka më të nevojshme se vet buka për siguri dhe garanti të jetës së qytetarëve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)