26 Prill 2024

Rama duke parë veten në pasqyrë i quajti edhe shqiptarët e Kosovës "gomarë"

Shkruar nga Gani Qarri

Nuk thuhet më kot se i fyeri, gjithmonë të fyen. Kështu veproi edhe kryeministri dështak e sharlatan nga shteti amë, Edvin Kristaq Rama të cilin vetëm Kosova ende e sheh si kryeministër të Shqipërisë.

Atë që të tillë nuk e shohin shumica nga shqiptarët dhe gazetarët në vend të cilët së fundmi kanë filluar ta thërrasin me epitetet më të ulëta të mundshme dhe shajnë edhe me nënë, siç po ndodhë së fundmi në zënkat e tij me Ylli Rakipin dhe Artur Zhejin etj.

Madje Artur Zheji e quan edhe Shqipërinë ditëzezë që udhëhiqet nga një derëzi si Edvin Kristaq Rama, të cilit, ai bënë thirrje publike që ti vishen pizhamet me lara dhe vendoset sa më parë në psikiatri, për të mos i bërë më dëme Shqipërisë as shqiptarëve kudo që ata jetojnë.

Edvin Kristaq Rama pa fije turpi, duke parë veten në pasqyrë, i quan edhe shqiptarët e Kosovës "gomarë", vetëm pse ata e kritikojnë kuislingun Hashim Thaçi për tradhtitë që ai në vijimësi po i bënë ndaj shtetit të Kosovës.

Madje megalomani dështak Edvin Kristaq Rama i cili e ka futur në varfëri të trishtë dhe kaos të paparë gjithë Shqipërinë, e tradhëtoi edhe emrin e tij, duke zbuluar se ai vet është një nga kryegomarët që e mbështesin ndarjen e Kosovës bashkë me Hashim Thaçin, vetëm e vetëm për ta kënaqur Vuçiqin dhe Serbinë

Fatkeqësisht ka vite që po dëshmohet katërçipërisht se sa herë vije ky edepsëz në vendin tonë, nuk vjen asnjëherë për të mirë, por për të keqen e Kosovës dhe të shqiptarëve, për ndarje, tradhti dhe copëtimin e saj, ndaj shteti ynë i brishtë, nuk di më se kënd ka armikun më të përbetuar; Serbinë, Rusinë apo Hashim Thaçin dhe vet Edvin Kristaq Ramën me ministrat e tij serbofil.

Kosova jo vetëm se nuk e ka gëzuar pothuajse asnjëherë mbështetjen e nevojshme nga Shqipëria si shtet amë, por u tradhtua gjithmonë nga vet udhëheqësit kryesor që për mbi100 vite kanë sunduar këtë vend.

Dhe atë duke filluar që nga Ahmet Zogu i cili vrau patriotët më të shquar të kombit me origjinë nga Kosova, Enver Hoxha që pushtoi Kosovën e çliruar pas Luftës së Dytë Botërore nga kryengritësit shqiptarë me mashtrime dhe ushtri për t`ia rikthyer sërish Serbisë nën pushtim,apo edhe Sali Berisha që në ditët më të vështira, nuk hezitoi ta furnizonte me naftë makinerinë vrastare të Millosheviqit, për t`ia zënë tanimë-majën me Edvin Kristaq Ramën i cili më në fund edhe ky ka vendosur ta tregoi veten duke zbrazë gjithë urrejtjen e sëmur të llojit që nuk e has tek asnjë përfaqësues i cilit do komb apo popull në Evropë ndaj atdhedashësve të Kosovës, dhe tentuar që me forcë t`ua shkëpusë pjesën më vitale të atdheut të tyre, në mënyrë që me të, të shpërblejë si-vëllain e tij, Aleksandër Vuçiqin dhe lumturoi Serbinë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)