19 Prill 2024

Qysh jemi, edhe punët i kemi

Ne ose besojme fare pak, ose shumë në vetvehte. (F.D.Guerrazzi)

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Më 13 prill, në komisionin për siguri të Kuvendit të Kosovës, deri sa zhvillohej nje debat i hapur rreth gjendjes në veri të Mitrovicës, me theks të posaqëm rreth rastit të vrasjes së Selver Haradinajt dhe (mos) reagimit të Policise së Kosovës, apo thënë shkurt, pas dështimit të këtij segmenti të sigurisë në atë pjesë, që deklarativisht, nga gjithë liderët kosovarë, po thuhet, së është pjesë e pandashme, e vendit tonë, njëri nga deputetët sërbë të këtij komisioni, (Goran Marinkoviq) që në këndin e majtë të setres, mbante  një simbol të zi, që simbolizonte, se kishte pasur rast vdekjeje, me fjalorin,por edhe gjestikulacionin e tij karakteristikë, jo që nuk kontribuonte në mbarvajtjen e punës së këtij komisioni, por me kërkesa e kundërargumente provokative, sillej, sikur të ishte ai viktima, apo objekt kritike gjithë komuniteti sërbë, në këtë takim, të këtij komisioni, që në shtetet ku vërtet funksionon Parlamenti e shteti i njëmendët,me të drejt, llogaritet, ndër komisionet më kredibile dhe më funksionale të legjislativit.

Ky deputet, mbronte me ngulm sërbët e Sërbinë dhe institucionet e këtij shteti, duke shtuar, se ata nuk janë fajtor për këtë gjendje në Mitrovicën veriore, bënte paralelizma me rastin e Graqanicës kur disa tifozë shqiptarë, ishin kacafutur me disa të rinjë vendorë, që kishin provokuar,pastaj “vajtonte”për arrestime të policëve të Mup-it sërbë dhe disa liderëve të struktuarve paralele  në Anamoravë,por gjatë diksutimeve të disaherëshme ,bëri edhe shumë krahasime tjera banale, që nuk korrespondonin, as për së afërmi, me rastin terrorist në banesën e të ndjerit, Haradinaj në veri të Mitrovicës.

E ceka këtë rast, si shembull i cili është identik me diskutimin edhe të një deputeteje tjetër sërbe, të Pralamentit të Kosovës, (Vesna Mikic) që u zhvillua më 18 prill, kur në Paralament, edhe kësaj radhe ,diskutohej pikërisht për veriun, dhe e cila për opinionin e gjërë njihet edhe si diskutuese, edhe në një debat të mëhershëm në po këtë Parlament, kur pat akuzuar rëndë Policinë e Kosovës, duke e quajtur edhe terroriste, dhe pat premtuar edhe bërjen publike, të një liste të liderëve shqiptarë që mbajnë pasaporta sërbe,por që asnjherë nuk e bëri, e që, edhe kësaj radhe, me diskutimin e saj, injoroi,ofendoi,ironizoi dhe akuzoi të gjithë folësit e mëparshëm, që sipas saj, nuk po kontriubojnë në stabilizimin e situatës,nuk po e thonë të vërtetën,por sipas saj, kanë një qëllim të caktuar, dhe po kërcënojnë sigurinë dhe jetën e sërbëve, jo vetëm në veri të Mitrovicës, por edhe Anamoravë,përkatësisht, në komunën e Ranillugut të Kamenicës, që udhëhiqet nga bashkëshorti i saj, dhe të cilin, e lavdëroi, për mirëmenagjim dhe shembull, edhe për komunat tjera të Kosovës.

Kuptohet, edhe këtu , nga kjo deputete,iu bënë kritika Policisë së Kosovës,por jo për mosëveprim,por për veprim, e që kanë obligim ta bëjnë, sepse janë të Kosovës dhe po veprojnë në Kosovë,por për këtë deputete, që paguhet nga bugjeti i Kosovës, si duket, këta policë, janë halë në sy!

Nuk janë vetëm këto dy raste, që ceka, e që ka pasur rastin ti përcjell edhe opinioni i gjerë,por në linjë të njejtë, janë edhe diskutimet e shumta që janë organizuar dhe po organizohen nga shumë Ojq-ë,që veprojnë në Kosovë e më gjërë,shpeshëherë me panelistë multietnikë,që vlen të respektohen, që po organizohen ,jo vetëm në Kosovë por edhe në Ohër të Maqedonisë, Budva të Malit të Zi, në Durrës të Shqipërisë,… ku shumë herë , nuk mungojnë kritika dhe akuza të rënda,në veqanti nga panelistë sërbë, për Institucionet tona të Kosovës, për luftën, dhe liderë institucional,komandantë të caktuar e pjestarë të UCK-së,për krime, pastaj, kinse për mosëtolerancë e mosëgatishmëri për zhvillim të demokracisë mes komuniteteve, por fatkeqësisht, në të shumtën e rastve, të gjitha, po kalojnë në heshtje, pa kundërshti, polemika e kërkesa për konkretizime e argumente konkrete, apo, edhe kërkimfalje, me cka do të tregonim se ne e duam dhe i duam këto Institucione, cfardo qofshin ato, e që në raport me respektimin e komuniteeteve janë në nivelin më të lartë në Europë po se po, por ndoshta edhe në botë,dhe se nuk nënshtrohemi apo përkulemi,asësesi ,por fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh, apo shumë rrallë po ndodh, e që nuk ndodhi as më herët, e nuk po ndodh as tash në këtë Parlament.

Me këso veprime e sjellje,por edhe tolerime e heshtje,refleksioni, në veqanti, tek ndërkombëtarët, por edhe tek të tjerët, është shumë negativë dhe domethënës, dhe lenë përshtypjen, sikur, ne kosovarët, jemi agresori, edhe në luftën e fundit,se ne kemi shkuar dhe sulmuar Serbinë, se ne kosovarët kemi bërë gjenocid e kemi vrarë13 mijë përsona në Serbi.

Sikur ne kemi plackitë djegë e kemi zhvendosur afër një milion sërbë nga Serbia. Sikur ne kemi struktura paralele e shtetërore në Serbi. Sikur ne kemi barrikaduar rrugët në Serbi. Sikur ne po shkojmë e organizojmë zgjedhje në Serbi. Sikur ne po arrestojmë policë sërbë në teritotrin e Sërbisë, sikur ne spo paguajmë obligimet ndaj shtetit sërbë apo po përdorim tabela jo valide të automjeteve në Sërbi, sikur ne jemi konfliktual jo vetëm me Sërbinë por edhe me Evropën e botën, sikur ne… pastaj, se ne duhet jo vetëm të heshtim por të pajtohemi me ate cka kërkon dhe dëshiron Sërbia, apo pasi që dikush tjetër dëshiron të sillemi  si të tillë.

 Nëse,ne kërkojmë pa kompromis, të mbrojmë me cdo kusht ,të drejtat tona,kuptohet pa u cenuar edhe të drejtat e të tjerëve, që i njohin dhe respektojnë këto Institucione që i kemi, atëherë, në radhë të parë kemi kryer obligimin tonë primar, që kemi ndaj vendit dhe Kushtetutës,por gjithashtu, u tregojmë edhe gjithë ndërkombëtarëve, se nuk tolerojmë që për hirë të tekeve të disa qarqeve burokratike nga jashte, të zhbëjmë apo zhvlersojmë, ate, për të cilën kemi sakrifikuar, por nëse është nevoja përsëri do të sakrifikojmë sepse është në pytje shteti dhe vendi ynë.

Por si duket, e po shihet, edhe nga avioni, sindromi: vjedhja në harmoni me vendorë e ndërkombëtarë është diagnoza që na ka vërbuar, dhe fare nuk po shofim, dhe kur kësaj ia shtojmë pushtetin dhe paranë,atëherë me të drejtë në popull thuhet :”Qysh jemi,edhe punët i kemi”.

Pra, tash për tash,me Shtetin po merren të tjerët, e kush janë ata,syte janë me pa.

No Coment, është, edhe rasti i Institucionit të Ombudspërsonit, i cili, ditë më parë, kërkoi të rifuqizohet ligji i Unmikut,meqë ishin në pytje nga 5oo euro në muaj. Cmim shumë i lirë në dëm të shtetit dhe vendit !
  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)