29 Mars 2024

Qeveria egziston, është funkcionalne dhe ka kryeministër

Qeveria në dorëheqje nuk është as qeveri inegzistente as qeveri pa kryeministër!

Neni 95 pika 4 e Kushtetutës thotë:

"Nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend mandaton kandidatin e ri për formim të Qeverisë."

Në rast të votimit të mosbesimit (mocioni) - rasti që kemi tani, interpretimi i Kadri Kryeziut -  ish gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, i cili sygjeron se "Presidenti... në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend mandaton kandidatin e ri për formim të Qeverisë" është i pa qendrueshëm.

Pse?

Neni 95 pika 5 flet për një situatë kur "kryeministri jep dorëheqje ose për arsye tjera" si thuhet në këtë pikë. Në rastin konkret kryeministri nuk ka dhënë dorëheqje. Pra arsyeja e dorëheqjës nuk mund të mirret si argument për hapa të Presidentit në drejtim të formimit të një qeverie sipas procedurave të parapara në këtë nen.

Të zbërthejmë tani togfjalëshin e përmendur në pikën 5 të nenin 95 ku thuhet "ose për arsye tjera".

Në nenin 95 as kudo tjetër në Kushtetutë nuk specifikohet cilat mund të jenë 'arsyet tjera' që do të rezultonin me 'rënie të qeverisë' e që si pasojë do t'i ipte Presidentit të drejtë të thirret në te për formim të qeverisë së re e cila nuk do të dilte nga zgjedhje të reja qoftë të jashtëzakonshme qoftë të rregullta. 'Arsyet tjera', askund të specifikuara, vetëm mund të supozohen.

Këtu mund të bëhët fjalë për pa aftësi të kryeministrit (KM) për të mbajtur postin për arsye shëndetsore, për shkak të një procedure penale kundër tij , për shkak të vdekjës, ose për shkak të ndonjë arsye tjetër e natyrës objektive e cila do e pamundësonte KM për të ushtruar postin e tij, (për shembull marrja dhe mbajtja peng për një afat të gjatë etj),  por kurrsesi jo për arsye të mocionit gjegjësisht votimit të mosbesimit në Kuvend.

Pse mosbesimi i votuar në Kuvend (mocioni) nuk mund të hyjë në "arsye tjera" të supozuara por të pa specifikuara për të cilat flitet në nenin 95?

Sepse mocioni, gjegjësisht mosbesimi, specifikisht trajtohet në nenin 100 [Mocioni i votëbesimit] të Kushtetutës së Kosovës.  Pikat një deri në pesë të nenit 100 flasin për atë se si inicohet, kush mundet të inicojë dhe brenda cila afateve mund të inicohet mocioni. Neni 100 ka edhe një pikë tjetë - pika 6, e cila e sqaron statusin e qeverisë të cilës i është votuar mosbesimi.

Çfarë thotë ky nen?

"Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi (rasti që kemi ne tani, rr) Qeveria konsiderohet në dorëheqje."

Përfundimi:

Neni 95 i Kushtetutës NUK flet për një situatë kur vendi ngelë PA QEVERI ku "posti i tij/saj (kryeministrit/kryeministres, rr) mbetet I LIRË" për arsye të cilat specifikohen dhe mund të supozohen në këtë nën,
as NUK flet për një situatë kur kemi një QEVERI NË DETYRË (neni 100 i Kushtetutës, rr) me kryeministër në krye të saj (rasti i tanishëm).

Kushtetuta qartë bën dallimin në mes të këtyre dy situatave:

a/ kur posti i KM mbetën i lirë - ashtu si shprehimisht thuhet në nenin 95 dhe si pasojë "qeveria bien" - si thuhet në te, gjendje kjo e cila e autorizon Presidentin që të ndërmerr masa për të krijuar një qeveri të re pa patur nevojë të shpallen zgjedhjet e reja (të jashtëzakonshme ose të rregullta), dhe

b/ gjendje e cila shkaktohet me votim të mosbesimit të Qeverisë së tërë (neni 100) kur qeveria e 'mosbesuar' vazhdon të mbetet në detyrë si Qeveri në terhjekje me kryeministër në krye.

Në rastin a/ "qeveria bien" - dhe si pasojë duhet emruar një tjetër qeveri - si rezultatit i mbetjës së qeverisë pa kryeministër për arsye të përmendura në nenin 95 pika 5, ndërkaq në rast b/ qeverisë në tërësi i votohet mocioni i mosbesimit, por qeveria vazhdon të punojë sepse "konsiderohet në tërheqje". Mu ky status i qeverisë - në tërheqje, e përjashton çdo mundësi  të zëvendësimit të saj me një qeveri 'kalimtare', duke lënë të vetmën rrugë për zëvëndësim zgjedhjet e reja.

Mungesa e definimit kushtetues të një "Qeverie në tërheqje" nuk e shkarkon atë as nuk e bën atë inegzistente. Në favor të kësaj gjendje, ku qeveria në tërheqje egziston dhe mbetet në detyrë, shkon edhe fakti se në Kushtetutë nuk ipet ndonjë afat konkret i cili do ia kufizonte Qeverisë në tërheqje afatin brenda të cilit duhet të tërhiqet kur edhe do të duhej zëvendësuar me një qeveri tjetër.

Këtë vakum në Kushtetutë gjithsesi e plotson nënkuptimi i frymës kushtetuese sipas të cilës një qeveri e zgjedhur në mënyrë legale në zgjedhje të lira dhe demokratike mund të zëvendësohet VETËM me një tjetër qeveri të zgjedhur në zgjedhje të lira dhe demokratike, qofshin ato zgjedhje të jashtëzakonshme ose të rregullta.

Qeveria në pushtet nuk është e detyruar të merr pjesë në kurrfar "konsultimesh" që po i thërret presidenti për formim të një qeverie ta quajmë kalimtare apo sido që do ta quanin ata që e kanë në mendje. E vetmja zgjidhje është zgjedhjet e reja. Deri atëherë qeveria egzistuese, tani sipas Kushtetutes e quajtur Qeveria "që konsiderohet në tërheqje", është në detyrë, është funkcionalne dhe ka një kryeministër legjitim.

Interpretimi i Gj. Kushtetuese i vitit 2014, për të drejtë të të parit të propozojë mandatar edhe në raundin e dytë, vlen vetëm për periudhë pas zgjedhore kur krijohen institucionet, ndërkaq me emrim të Qeverisë në pushtet para dy muajve është konsumuar faza e krijimin të institucioneve, gjegjësisht të qeverisë të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Pranimi  i VV-s i interpretimit të Gj.K. të cilit i referohen disa analist do të ishte shkuarje symbyllur në grackë të Presidentit, epilogu i të cilës do të ishte pamundësia "e partisë që ka shumicën" - LVV, të merr edhe herën e dytë një shumicë prej 61 votave në Kuvend ku përfundimisht emrohet Qeveria.

Situata që kemi tani zgjidhet vetëm dhe vetëm në frymë të nenin 100 të Kushtetutës së Republikës.

Paralajmërimi ogurzi i disave për "ndrrim të Kushtetutës nëse është nevoja" - si i dëgjojmë tek thonë në media, për të akomoduar planin puçist të LPAN-it në përvijim e sipër, e me qellim marrjen e pushtetit në sipas tyre "mënyrë kushtetuese", në specifika të një gjendjëje të jashtzakonshme që po jetojmë, pra në mes të mandatit të një qeverie legale të dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, do të ishte një puç kushtetues me pasoja së paku destabilizimin e shtetit dhe me shumë tjera vështirë të parashikueshme. Përgjegjësinë për një tentim të tillë do ta bartnin drejtpërdrejtë inicuesit dhe mbështetësit e një nisme të tillë, mu ashtu si do i bartin për inicim dhe votimit të mosbesimit në mes të një pandemie që po dridhë botën dhe vendin tonë të vogël.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)