12 Gusht 2020

Qeveria e Policia testuan dhunën

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Konsumatori “ fitoi “: U dëshmua se Shteti nuk e mbronë, e rrahë dhe e eksploaton?!

Post Festum do të duheshte të mbititullohej ky artikull lidhur me Protestën Paqësore të 14 janarit të sivjemë. Për të mos qenë festë e qytetarisë është “ përkujdesur “ Qeveria (ku është “ menaxhuar “ protesta, MPB që mbrojti Temën para mentorit prof. Kryeministrit) dhe PK shefi i së cilës na doli shurdhmemec dhe miop?!

Vallen e nisi Kuvendi i Kosovës i cili  e lejoi Qeverinë t i “ hipë “ edhe kësaj rradhe, njësoj siq e lejoi të mos e respektojë asnjë ligj deri në fund ?! Qeveria edhe një here nënçmoi e nënshtroi Kuvendin e Kosovës duke mos e rrespektuar vendimin e obligueshëm, duke e shpallur publikisht ate të paobligueshëm ?! Kështu, Kuvendi i Kosovës, Qeveria dhe MPB-ja i bënë Kushtetutën dhe Ligjet fakultative, të pa obligueshme për të pushtetshmit dhe të obligueshme për të papushtetëshmit ?!

MPB si me teledirigjues komandoi PK-në sipas dëshirës dhe nevojave të Kryeministrit, të partisë dhe të grupeve të interesit – duke shprehur gatishmërinë edhe për më të keqen ?! Ishte shkop dirigjues që caktonte e drejtonte ndeshjen e të pushtetëshmve me ata të papushtetshëm me të drejtën e vetme për të paguar taksa e për të qenë të dëgjueshëm ?!

Qeveria, duke e krahasuar 14.janarin me 21. janarin e Tiranës, paralajmëroi dhunë, hakmarrje e...ndoshta edhe gjak ?! PK-ja marionetë nuk dëshmoi se është në interes e në shërbim të popullit, të qytetarit, të shtetasit, të…konsumuesit të shërbimeve të rendit e të sigurisë – taksapaguesit dhe gjeneruesit të  Buxhetit të Kosovës prej nga merr para për rroga e për shpenzime ?!

Policia jonë, skajshmërisht e manipuluar dhe e monopolizuar për qëllime politike e grupore, e viktimizuar për t u armiqësuar me masën, shtiu, shkeli, provokoi, rrahu, lëndoi palën-klientin-konsumuesin e shërbimeve të veta të rendit e të sigurisë – për ç gjë ekziston dhe paguhet nga Buxheti të cilin e gjeneron po ky konsumues. Fotografitë, filmimet, reportazhet nga vendi i ngjarjes dëshmojnë për provokimet nga PK e cila “ infiltroi “ mes protestuesve të qetë oficerët sekret civilë të cilët hodhën të parët mjete të forta, provokuan dhe dhanë pretekst për përdorimin e dhunës mbi  proporcionalen – në veçanti të ujit të acartë nga topat e ujit në kushte dimri e me temperatura nën “ 0 “?!

Mediumet, Transparency International, KMLDNJ, Ombudspersoni…janë dëshmitarë të mjaftueshëm dhe neutral  për gjithë vrazhdësinë e shfaqur të Qeverisë, të MPB-së dhe të PK-së. Protestuesit e qetë, qytetarë, elektorat, konsumues e taksapagues dhe finansues të policisë u rrahën edhe ulur, u tërhoqën zhagas si kafshët, edhe gazetarët, edhe të hendikepuarit, edhe kalimtarët, u nxorrën nga shtëpitë e nga ambijentet familjare, edhe xhematlinjtë që dilnin nga xhamia ku kishin falur namazin ?! Protestuesit morën shkelma e grushta edhe në veturat e policisë ?!

Nuk kemi krijuar polici as nuk ndajmë taksa për policinë e  cila na rrah, na sulmon, na provokon, na…i mbronë intereset e një partie…ndërsa ne jemi në të gjitha partite por jemi edhe apartiak ?!

Më 14. janar, ashtu si e paralajmëruam përkrahjen tone, ishim aty edhe konsumatorë sepse për pesë vite rrjesht po alarmojmë për padrejtësitë, për shkeljet e intereseve tona, për diskriminimin dhe rroposjen e dinijitetit ?! Shteti me institucionet e saja nuk ndërmori asgjë ?! Nuk ia dha shansin as Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, as “ Programit…”,. As asnjë ligji që rregullon diç për kauzën e konsumatorit ?! Në veçanti protestuam kundër lejimit të importit të produkteve nga Sërbia e cila haptas e me program punon për të na rrezikuar jetën e  shëndetin ?! Protestuam sepse na rrezikon rrjet i forte i polito-bizneso-tekno-multimafisë deri në institucionet më të larta të Shtetit ?! Protestuam sepse doli që prishja e reciprocitetit ishte interes shumë i ngushtë mu i individëve “ të forte “ nga këto institucione ?!

U dëshmua se Qeveria po na përgaditë Shtet Policor, se MPB-ja na ofron diktaturë policore e PK-ja arrest për votën e popullit, të qytetarit, të konsumuesit e të finansuesit të vet – edhe për z/v kryeparlamentarin e Kosovës ?! Te anëtarët e Kuvendit të Kosovës i kemi deleguar kompetencat, autorizimet, të drejtat dhe obligimet tona – jo për t i shkelur e përdhosur Policia !!!

Shmangëjet nga Kushtetuta e nga Ligjet, aplikimi selektiv i tyre, filluan nga Kuvendi i Kosovës e nga Qeveria ?! Përderisa Kuvendi e Qeveria nuk disiplinohen e nuk fillojnë të

parat të respektojnë e të zbatojnë Kushtetutën e Ligjet do të shërbejnë si shëmbulli më i keq për të gjithë të tjerët. Me këto “ instruksione “ të Kuvendit dhe të Qeverisë kemi para vetes shëmbullin origjinal për një Shtet anarkik e kaotik ?!

Për Kryetaren e Kosovës, e cila nuk e sheh të arsyeshme që në këto momente të ndjeshme të jetë në shtëpi e të na pajtojë nuk kamë çka të them, nuk do koment: Ishim pa zot shtëpie, ishim pa prind ?!

Përderisa konsumatorit nuk i mundësohet shijimi dhe shfrytëzimi i të drejtave, intereseve dhe dinjitetit të tij, derisa nuk i rrespektohet kauza, derisa nuk i krijohet klima për veprim të plotë të ligjeve: do të vazhdojë që të drejtat e veta, deri në realizim, t i kërkojë me forma alternative e duke iu bashkangjitur të gjithëve që janë të gatshëm që këtë ta bëjmë bashk. Ne akoma thërrasim, njësoj si para pesë vitesh: NË PARTNERITET T I IDENTIFIKOJMË E T I ZGJEDHIM PROBLEMET !

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)