20 Prill 2024

Qetësi para stuhisë në Ballkan

Shkruar nga Emre Deliveli

Kur kriza e Greqisë shpërtheu, shqetësimi më i madh i ekonomistëve në të gjithë rajonin qe mundësia e “infektimit” të Ballkanit nga kjo krizë. Ballkani dukej veçanërisht i rrezikuar për shkak se Greqia është përgjegjëse për një pjesë të konsiderueshme të importeve, investimeve të huaja direkte dhe tregut bankar.

Këto shqetësime janë lehtësuar disi tani për tani. Por një vëzhgim nga afër nxjerr në pah se rreziku i infektimit mbetet i lartë për sektorin financiar dhe atë fiskal apo edhe në ekonominë reale në shumë vende të rajonit.

Nga pikëpamja e tregtisë, Bullgaria p.sh i ka 8 për qind të eksporteve dhe 4.8 për qind të importeve të drejtuara në Greqi. Por për shkak se tregtia përbën më pak se një të tretën e PBB-së së Bullgarisë, infektimi përmes këtij kanali mbetet i vogël, edhe sikur të supozohet se Greqia do të vuajë një recesion të thellë.

Po në këtë mënyrë, investimet greke në ekonomitë e Ballkanit janë më pak se 10 për qind e totalit. Për më tepër, edhe para krizës së borxhit grek, dihej se investimet e huaja do të uleshin në Ballkan, kështu që ky kanal infektimi nuk pritet të ngrejë peshë. Në rastin e Turqisë, është shumë e rëndësishme të thuhet se pjesa dërrmuese e investimeve nga Greqia prej 6 miliardë eurosh të kryer gjatë viteve të fundit, kanë shkuar për të blerë vetëm një bankë.

Këtu mund të ndalemi pak: sektori bankar është kanali më problematik i transferimit të krizës greke në vendet e tjera të rajonit. Në Turqi, kapitali grek zotëron vetëm 4 për qind të aseteve të sistemit bankar, por në Bullgari e në vende të tjera, situata është shumë më ndryshe.

Vendet e Ballkanit mund të përballen me rënie të ndjeshme të burimeve të parasë së disponueshme për kreditim nga tregu grek, gjë që mund të sjellë edhe rënie të përgjithshme të kreditimit. Bullgaria duket se është në pozicion shumë më të favorshëm se fqinjët e saj në këtë drejtim.

Ajo ka një pozicion të shëndoshë financiar, me borxh publik vetëm 15 për qind të PBB-së dhe me rezerva fiskale të barabarta me 12 për qind të PBB-së. Rumania përfiton gjithashtu nga mbështetja e FMN-së, por të tjerët nuk janë kaq me fat.

Rritja e rrezikut të borxhit grek do të rrisë rrezikun e borxheve të vendeve të tjera. Investitorët mund t’i largohen të gjithë rajonit. Deri tani, asgjë me rëndësi në këtë drejtim nuk ka ndodhur. Por ka arsye për të qenë të kujdesshëm. Të gjitha vendet e Ballkanit mund të vuajnë nga problemet me të cilat do të përballen bankat në Greqi. Qetësia aktuale në Ballkan është shumë iluzionuese; ajo mund të jetë me të vërtetë një qetësi para stuhisë.

*Autori është ekspert i ekonomisë dhe opinionist për “Forbes” dhe “Hyriet”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)