28 Mars 2024

Qetësi në zhurmë

Shkruan Armend Halimi                                        

Realisht ky titull paraqet kontrast të pa kjart nëse do ndalemi me kaq. Mirëpo e vërteta është se kjo si rezultat i veprimeve praktike që ndodhin në Kosovë, krijon teori reale. Fajala është se "çetësia në zhurmë", është kulmi i kontrasteve që ndodhin në shoqërin Kosovare, të cilat do mundohemi të i përshkruajmë më poshtë.

Duke ditur të duam si shqiptarë optimismin më shumë se çdo popull tjetër, duke ditë të jemi tolerant ndaj çdo padretjësie për hatër të interesit të vendit; qetësi dhe stabilitet, çdo ditë ndëgjojmë ndodhi që mbesim të shokuar, por prap të çetë. Këto ndodhi thënë shkurt krijonë zhurmë, e për çudi tek ne kjo bëhet nga ata që më s'paku duhet pritur këtë.

E po të analizojmë këtë që u tha deri tani, shohim se vërtet po ndodhka edhe ky kontrast, "çetësi në zhurmë". Për të paren duhet të ndihemi krenar dhe koklartë, por aq sa ndihemi krenar për të parën, aq duhet ndi për keqëardhje për të dyten, aq më tepër kur pasojë e kësaj zhurme janë "përfaqësuesit e popullit".

Në popull thuhet " fol e mbushma mendjen", edhe pse kjo thënje është me vend, nuk besoj që do duhej fol shumë për gjërat që do i cek pasi që janë fakte siç i quajmë ne penalistët fakte "notorne" apo të qarta. E edhe po të i përmbaheshim këtij afarizmi me plotë bindje them, se prap mendja vështirë se do mbushet pasi deri tani nuk është mbush.!

Edhe pse të njohura nodhit (kontrastet) , edhe pse as gjë e re nuk do të thuhet nëse do të flasë për to, prap me qëllim që t'i tregojmë pushtetit tonë të respektuar, se kush është prodhues i "zhurmës", e kush i "qetësisë", dhe për çfarë arsye krijohet e para, e si duhet ruajtur të dytën do i përvishemi kësaj pune.

Kosova ka "prodhuar" kontraste të çuditëshme e bashkë me to "zhurmë" që nga paslufta e deri më tani. Po të flasim për imësirat sigurishtë që do kërkohej kohë, e në fakt do mbeteshim pa përmend ato shokueset për arsye se janë të shumëta. Nuk do ishin me vend "piskamat" që do i bënim tani për këto kontraste, sikur Kosova (qeveria e saj) të mos ishte përcaktuar për ; shoqëri demokratike,stabilitet ekonomik e të paqës, për luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar, integrime euro atlantike etj, të gjitha këto me bëllëk në gojen e të gjitha qeverive që kanë qenë deri tani.

Pasi që do flasim për disa nga ato kontraste që krijojnë "zhurmë" do i japim edhe më tepër kuptim e argument asaj që folem deri tani. Paraprakisht thuhet se në Kosovë merren i gjithë populli me politikë, e aq më keqë tingllon të merremi ne njerzit neutral-penalistët. Mirëpo jo për të arsytuar këtë me cdo kusht por me shumë mend e them, se aty ku njerzit e politikës (përfaqësuesit e popullit) e kryejnë punën e tyre me një politik të meqme popullit nuk do i duhej për të lodhur në këtë drejtim, e sa për ne edhe po të ishte kështu ne duhet që të dhëmë kontribut në drejtim të mbrojtjës së saj.

Në këtë drejtim duke marrë për bazë atë që tham se të gjitha qeverit e Kosovës deri tani kan kriju "zhurmë", do të cekim disa nga ato shkaqe të saj. Nisemi nga ajo e ish-kryeministrit Bajram Kosumi, i dyshuar për kecpërdorim të detyrës zyrtare, flutrim me shpenzime ekstra nga Turqia deri në Kosovë, rasti tjetër i ish-ministrit Agim Veliu, i dyshuar për përvetësim të 130.000 në një projekt, dyshimi ndaj ministrit Limaj, dhe raste tjera të dyshuara, shkarkimi i zv-ministrit Gjergj Dedaj, Ali Sadriut, Ilir Tolajt, arrestimi i guvernatroti të bankës qendrore Hashim Rexhepi, i dyshuar për korrupsion, arrestimi i drejtorit të aeroportit Afrim Haziri, i dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, fatkeqsisht në mesin e këtyre rasteve edhe njerzë që janë kompetent për siguri, siq ishte rasti me ish-komandantin e stacionit të policisë në Obiliq, Sejdi Zeqiri, e raste tjera.
   

Për ata që shohin dhe din se cka është e dëmshme dhe flasin si u mundova unë me gjuhën e argumenteve me përmbledhjen e më sipërme, do pajtoheshin se kemi të drejtë  dhe mbrojmë atë që tham se kush krijon "zhurmë". Ndërsa për kundër këtyre po të analizojmë reagimin e popullit ndaj këtyre ndodhive si dhe ndodhive tjera që kanë ndodh e ndodhin, prap mendojë se kam të drejtë të them në atë që të krenohemi me "çetësinë" që kemi.

Për të pas akoma më drejtë të flasim në këtë drejtim, do përmendi edhe disa kontraste tjera, p.sh vjedhja në dhomat e dëshmisë në Polici!, vërtet habitëse, të ndodh në një institucion i cili është i thirrur si me kompetenc, edhe i detyruar me ligj, e i përkrahur me forcë që të mbrojë pasurinë publike e private.

Edhe po të duam ta zbutim këtë rast, p.sh duke mos përjashtu mundësin e ndodhive, çudirave, mrekullive etj, akoma më tepër del e çuditshme se cfarë është ndërmarr ndaj këtyre apo këtij rasti, saktsishtë çfarë rezultati kemi pas!, ZHGëNYESE.
A nuk është kontrast për tu habit, mes asaj që qeveria thirret, "Zero toleranc ndaj korrupsionit" e në anën tjetër, krijim i fondeve për mbrojtëjen e të dyshuarëve për korrupsion!. Madje personat që dyshohen për korrupsion,  veq më tepër gëzojnë privilegj në shoqërinë kosovaë.

A nuk është po ashtu kontrast i madh, që nga një njeri doktor i shkencave juridike, nga mësimet e të cilit dalin jurista, e në anën tjetër si president vendi të "shkel" kushtetuën, e përkundër kësaj të thot se, "nuk e kam ditë se e kam bërë shkelëje të Kushtetutës" !.
A nuk është për tu habit, kur deri dje qeveria në kualicion e mbushur me plote vetlavdata, sot pas dy viteve të del dhe bi në mend se nuk qenka për lavdat, dhe tani në vend të lavdatave akuza të rrepta.!
A nuk është për tu habit, fakti që ministër deri dje i njërs prej ministrive mjaftë të rëndësishme dhe komptent për gjykim të dukurive negative, të thot se ka kryer punën e tij si ministër në mënyrën më të mirë të mundëshme, e në anën tjetër të thotë se në qeveri egziston korrupsioni në masë shqetësuese !.
   
Sa i përketë kësaj, disi sikur lenë të kuptohet, se deri tani në Kosovë është keqkuptuar detyra e pushtetarëve. Ngase në vend që kur të arrinë në pushtet të punojnë në interes të vendit dhe shoqërisë, kanë punuar vetëm dhe vetëm për interes të vetë vetës, thuajse si të arrin aty, baba i'ua ka lanë trashigimi atë qka në faktë bëhet nga populli i shkret. Thjesht për ta kuptuar këtë, në një anë ndaj kërkesave të punësuarëve në institucione shtetrore, mësimëdhënsëve, doktorëve, kontributëve nga privatizimi, reagohet nga ata që gjinden në shtet, se nuk ka buxhet. Ndërsa në anën tjetër për veq se nuk i bren ndërgjejëja dhe turpi se kapitalin e kanë nga qytetarët (taksat, tatimet) dalin ata dhe familjarët e tyre me luks ekstrem.
   
Po të vintë në shprehje se vërtet është shkaku i buxhetit të vogel, të na tregojnë zotrit e nderuar, se kur kan diskutuar të zvoglojnë pagat e tyre, kur kan diskutuar për redkutime të shpenzimeve të pa nevojshme që bëhen nëpër ministri, AS NJë HERë. Për kundër kësaj shumë herë e vënë në rend dite që të ndodh e kundërta, rritja e pagave ndaj deputetëve, dhënje të benificioneve etj.
   
Me kaq nuk purfundojnë, kontrastet apo kuriozitet që krijojnë zhurmë. Ja një kuriozitet tjetër, një shoqëri e vogël si Kosova, të figurojë me rreth 30 parti!, lexues i nderuar mos nxito, sepse jam i bindur qe tani tingllon tek ju si diç jo demokratike reagimi im ndaj kësaj dukurie, dhe po kështu do mbetej sikur nuk do i lexohej me kujdes përfundimi i kësaj çështje që do mundohem ta shpjegoj. Edhe pse është fakt se në demokraci është i ndërtuar dhe i garantuar sistemi shumë partiak, por konkretisht tek ne logjikoni, se kjo a është si pasojë e demokracisë a po shaku i mos egzistimit të saj?!. Po të egzistonte vërtet demokracia, që d.m.th përfaqësim dhe realizim i dejnë i vullnetit të popullit, sigurisht që shoqërisë sonë nuk do i duhej tjera parti, dhe do ishin të knaqura me ato që janë. Këtë mendim do na e forconin akoma më tepër, sikur të merrnim për krahasim shetet tjera demokratike, me popull e territor shumë fish më të madh se Kosova, p.sh SHBA, Gjermani etj, për të cilat mjaftojnë dy ose mesatarsisht tri katër parti.
   
Dukuri tjetër mjaftë prezente në Kosovë, është edhe ajo e punsimit-joprofesional. Në këtë drejtim fal familjarizmit, falë dhënjës së ryshfetit, fal "dollovereve" tjera, përkundër faktit se Kosova arrinë të "prodhoj" çdo vit me bëllëk profesionist dhe që ka nevoj për ta më tepër se cdo vend tjetër ; jurista, kriminalista, ekonomista etj, ndërsa në vend të këtyre në pozita adekuate të gjinden persona që s'kan as përsë afërmi dijeni. Këta të fundit formalisht arrin deri diku të kompletohen, me diploma falso; të marrura me njoftësi, apo lek. E që për këtë kategori unë kam krijuar një afarizëm, "sikur çokolada prej plastike, e cila nësë vetëm shikohet duket për merak, mirëpo në momentin që kërkohet thenë dhëmbët".
   
Mendoj dhe besoj, se këto ndodhi që i cekum deri tani, vërtet meritojnë të marrin epitetin edhe të kurioziteteve. Nuk mendoj se do përfundoja mirë në këtë shkrim sikur të mos përmendja edhe kontrastet tjera që janë si rezultat i kontrasteve të lartë cekura. Mjaftonë të përmendm, dallimin mes mënyrës së jetesës së politikanëve dhe qytetarëve që i përfaqësojnë. Në këtë drejtim nuk është vështirë të nxjerrim kontrast madje tepër të cuditshëm. Marrim shembull disa nga ata që gjinden në pushtet ose që kanë "kërkuar" pushtetin, kapital prej miliona euro. Në mesin e të cilëve edhe prej atyre që kanë mundësin e "çarosjes" me "xhip", fëmijët e tyre për një aheng apo ditëlindje. Banesa, dy-tri, biznese po ashtu, e po të marrim për bazë të ardhurat apo pagat e tyre edhe po t'i dyfishonim, edhe po t'i bënim se gjinden në këto pozita qe dhjetë vite nuk do arsytoheshin as për së afërmi kapitali që posedojnë!.

Si rrjedhim po të marrim për bazë jetesën e shumicës së popullit, që për vec raporteve ndërkombëtare e kombëtare që pasqyrojnë përqindje për mbi se gjysma e popullësis me varfëri e skamje, kjo e vërtetuar si në rrugë; bredhje, lëmosh, vjedhje etj, po ashtu skena rrënqethëse në programe televizive që çdo ditë tregojnë mjerimin e shumë familjeve kosovare. Nuk është vështirë tani të nxjerrim një kontrast tjetër, p.sh nga ajo që shihet duket sikur pushtetarët, apo politikanët kosovar të jenë apo të kenë qenë në krye të një shteti super të zhvilluar ; Zvicër, Gjermani etj. E në anën tjetër po të marrim parasyshë gjendjenë ekonomike në të cilën gjinden qytetarët e Kosovës, edhe po të duam të krahasojmë me ndojë shtet të rajonit, prap nuk gjejmë më keq se ne. E që na mbetet vetëm se të themi, qytetarë tipik kosovarë.
   
Si përfundim i gjithë këtij shkrimi, në rend të parë kam për detyrë që të sqarohemi në disa pika. Në fakt s'bashku me sqarim do mundohemi edhe të japim dy porosi.
Paraprakisht na mbetët të mbrojmë hipotezën tonë për të cilën jemi përcaktuar, "çetësi në zhurmë". Kësaj hipoteze mendojë se i'u dha kuptimi duke analizu dukrit e sipërme, çka lenë të kuptohet se teoria ndërtohet nga praktika, sepse po të mbetej vetëm si teori ajo që thash do ishte shumë absurde. Sa i përketë këtij shkrimi, pas disa heshtjeve por as një herë hamendjeve, morra guximin dhe të drejtën të shprehem. Bazë të këtij guximi dhe të drejte kam dy arsye ;e para është se i përkas vetë shoqërisë së mjerë kosovare, që d.t.th përballem çdo ditë me këto padrejtësi. Ndërsa sipas arësyes së dytë, kam akoma më tepër të drejtë, e kjo është se i përkas profesionit (penalist) që duhet thënë të bardhës e bardhë e të zezës e zez.
   

Porosia e parë; bashkëqytetarë të nderuar, i'u lus me sinqeritet të mos keckuptohet dhe merrët nga mbrapsht ky shkrim. Ngase unë shkruajta për të lavdruar durimin apo çetësin tonë që kemi mbajt, madje qëllimi është që ta forcojmë akoma më tepër këtë çetësi. Me këtë rast as që kam pasur dhe as që do kem qëllimin e akuzimit të ndoj partie, sepse unë ose i përkas të gjithave ose as njërës, ose anasjelltas. Mirëpo për të mbajtë këtë çetësi dhe arrit të çetësojmë ata që na përfaqësojnë, duhet kërkuar përgjegjësi dhe llogari nga ta. As një herë kjo të arrihet me mjete të ndaluara, por mjete demokratike dhe të kuptueshëme për shtetin.
   
Porosia e dytë; pushtetarë të nderuar, jo për të i'u bind ju sa kam dijeni, sepse faktikisht nuk më është dhënë mundësi as një herë. Por për shkak të etikës profesionale dhe morale, e aq më tepër për shkak të interesit të vendit, do mundohem të jap disa indikacione të mundëshme që mund t'i kushtojnë sigurisë së vendit, shkaku i gjendjës së krijuar.
   
Gjendja ekonomike është e diturë se është përgjegjëse për cdo situat të krijuar të sociale. Thënë shkurt, kjo gjendje e mjerushme ekonomike, e cila cdo ditë vjen e përkeqësohet më tepër, do ketë për pasoj rritje të dukurieve negative e të dëmshme për shoqërinë tonë. Në këtë drejtim është e domosdoshme të cekën bredhje edhe më të madhe të rinisë, kërkim lëmoshë po ashtu edhe më të madhe nga ajo që është tani, vjedhje, trafikim dhe prostitucion, kultivim të substancave narkotike, me një fjalë lulzim të krimit të organizuar. E gjithë kjo si rezultat i mos seriozitetit për krijimin e kushteve elementare për jetes, d.m.th coftë duke stimuluar bujkun apo blegtorin për blegtori dhe bujqësi, krijimit të vendeve të punës, profesionistëve mundësi në profesion. Mos luftimi me seriozitet i korrupsionit dhe krimit të organizuar apo bashkëjetesa me të sjell deri te kriminalizimi i shtetit. Kosovës më tepër se kurr, i duhet të kaloj nga retorika në praktik, nga përditshmëria e "zero toleranc ndaj korrupsionit", "krijim të vendeve të reja të punës" etj.

Një shtet që pretendon të jetë demokratik, nuk duhet marrë si punë të kryer vetëm nxjerrjen e ligjeve demokratike, por zbatushmërin e tyre, e që sa janë demokratike do vërtetohen vetëm me zbatimin e tyre.
Nëse nuk do ndryshohet me shpejtësi në këto drejtime, nga frika them, se shoqëria jonë ndoshta do humb durimin dhe qetësin që ka pas. E nëse ndodh kjo do d.t.th shfaqje e theksuar e pa kënaqësi të qytetarëve ndaj pushtetit, me anë të revoltës dhe trazirave, e bashkë me këtë rritje të kriminalitetit.
   
Rrezikimin i paqes dhe stabilitetit nuk duhet parë vetëm at'her kur ai sulmohet apo prishet, në faktë në këtë fazë nuk kem të bëjmë me rrezikim por shkatërrim.
Andaj shteti ynë në përgjithësi, duhet ditë të njohë indikacionet e mundshme negative që sjellin në pyetje sigurinë dhe stabilitetin, që me kohë ato të parandalohen, e jo të veprohet ndaj tyre vetëm pasi të shfaqen. Si përfundim pushtetarë të nderuar, logjikoni do ishte më mirë sikurse, "qetësia të shëndrrohet në qetësi, apo zhurma në zhurmë"?. Nëse përcaktohemi për të parën, pra për qetësi në qetësi, do sjellim stabilitet vendit dhe rrugë më të shkurt të integrimeve. E nëse mbesim ku jemi, atëherë nga frika them se do mbetet alternativ e dyta, do të krijohet zhurmë  e madhe, e cila do sjell regres në cdo aspekt, çoftë në aspektin e brendshëm e po ashtu edhe karshi interesave ndërkombëtare.

(autori është në studime të magjistraturës për siguri, pranë UEJL-Tetovë)   



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)