18 Shtator 2019

Qëndresa e shqiptarëve ndaj dhunës serbe në Kosovë e Sanxhak në mes Dy Luftërave Botërore

Shkruar nga Ismet Azizi

Me gjithë pasuritë e mëdha natyrore dhe vitalitetit të popullsisë, në trojet e banuara me shqiptarë mbretëronte një prapambeturi e theksuar ekonomike dhe kulturore. Ndryshe nga popujt tjerë të mbretërisë Jugosllave, shqiptarëve u mohohej çdo e drejtë kulturore, demokratike dhe njerëzore.

Shqiptarëve, jo vetëm që u mohohej shkollimi në gjuhën amtare, por atyre u bëheshin pengesa të llojllojshme për t’u shkolluar edhe në gjuhën serbe. Në vitin 1939-1940, në Kosovë, nga 37 885 nxënës të shkollave fillore, vetëm 11. 876 ishin shqiptarë, kurse në gjimnaze, numri i nxënësve ishte jo më tepër se 2% e të gjithë nxënësve. Mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën serbe e malazeze. Në këto rrethana, mbi 90% e popullsisë shqiptare ishte analfabete.

Në Sanxhak situata ishte edhe më e rëndë për boshnjakët e sidomos për shqiptarët të cilët luftonin në mënyra të ndryshme kundër asimilimit.

Deri në vitet ‘90 shekullit të kaluar, gjegjësisht fundi i viteve të 80-ta nuk kishim analiza, shkrime apo të dhëna të sakta për gjendjen dhe pozitën e popullsisë së Sanxhakut. Ndër të parët dhe të rrallët është autori Avdia Avdiq, i cili u mor me këtë problematikë.

Për pozitën arsimore kulturore të Sanxhakut shkruan: “Për arsimin, kulturën dhe shëndetësinë në periudhën në me të dy luftërave botërore, është vështirë të flitet, posaçërisht nga viti 1930, kur popullata, pothuajse tërësisht ishte analfabete. Sanxhaku ka qenë i njohur jo vetëm si regjion i pazhvilluar, por edhe për prapambeturin në aspektin kulturor dhe arsimor.

Në fshatra të tëra nuk ka pasur kush të lexojë ndonjë shkresë, gjë që është dashur të udhëtohet me orë të tëra. Novi Pazari ishte qyteti në Jugosllavinë e atëhershme më i madhi për nga numri i analfabetëve.

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 1931, 60% meshkujve të moshës mbi 10 vjeçare ishte e paarsimuar, ndërsa ajo e femrave ishte 92 %. Duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për popullsinë e përgjithshme, mandej pjesa dërrmuese ishte popullsi fshatare, e cila jetonte në kushte të vështira jetësore.

Dallimet e mëdha ishin edhe sipas qyteteve, p. sh., qarku i Tutinit, që ishte i banuar vetëm me shqiptarë dhe boshnjakë, shkalla e analfabetizmit ishte 89%, ndërsa ai i Novi Pazarit 63%. Posaçërisht në Sanxhak, popullsia myslimane (shqiptare dhe boshnjake) ishte e tëra pothuajse analfabete.

Ishte rast i rrallë që ndonjë myslimane të jetë e arsimuar. Faktorët për një gjendje të tillë ishin të shumëfishtë, nga ai, popullsia myslimane nuk ka dashur ta pranojë shkrim leximin serb, ndërsa të vetin nuk e kishin, deri te ajo se myslimanëve nuk u duhet, posaçërisht femrave myslimane”.

Në tërë Sanxhakun në vitin 1931, kanë ekzistuar vetëm 127 shkolla fillore katër klasëshe. Shkollat kryesisht ishin në vendbanime të mëdha, ndërsa fshatrat malore, sidomos ato të Peshterit, ishin pothuajse pa asnjë shkollë, prandaj popullata kishte mbetur fare e paarsimuar.

Në tërë Sanxhakun në këtë kohë ekzistoni vetëm katër gjimnaze katërvjeçare (gjimnazi i ulët), të cilat herë punonin e herë ishin të mbyllur. Pazari i Ri kishte vetëm një gjimnaz të ulët tetëvjeçar, edhe kjo shkollë mandej zbret në at katërvjeçar, kështu që vetëm Plevle kishte një gjimnaz  tetëvjeçar në tërë Sanxhakun.

Shkollat ishin me numër të vogël të nxënësve. Prindërit nuk ishin të interesuar t’i shkollojnë fëmijët e tyre. Ata rezistonin t’i dërgonin fëmijët në shkolla. Posaçërisht popullsia myslimane nuk i dërgonin vajzat në shkollë. Kjo gjë u shkonte për shtati pushtetarëve të atëhershëm. Njerëzit me ndikim, posaçërisht në Peshter edhe pas viti 1935, kanë lutur deputetin e vet që në trevat e tyre mos të hapen shkolla. Si është e mundur një gjë e tillë, do të mundohem ta shtjelloj më tutje.

Sa më larg shkollave dhe kulturës së pushtuesit për popullin ishte më mirë, ishte bindja e popullatës myslimane (shqiptare e boshnjake). Por edhe ata që kishin dëshirë t’i shkollonin fëmijët e tyre, nuk kanë pasur mundësi materiale.

Një pjesë e fëmijëve shqiptarë ndiqte mësimet në shkollat fetare (mejtepe dhe medrese) që organizoheshin kryesisht nëpër xhami. Në këto shkolla, me lokale të papërshtatshme, mësimin e zhvillnin kryesisht hoxhallarë të pakualifikuar, në gjuhë të huaj dhe me metoda mesjetare. Por, kishte raste kur hoxhallarët përparimtarë, me vetëdije të lartë kombëtare, ua mësonin nxënësve të tyre shkrimin e leximin në gjuhën amtare.

Të vetmet institucione shkollore të e mesme, ku zhvillohej kuadri fetar-mysliman, ishin dy medresetë e Shkupit: Medreseja e mbretit Aleksandër dhe Medreseja Gazi Isa Beg. E para ishte shtetërore dhe kuadri i saj arsimor ishte më i ngritur, kurse e dyta ishte shkollë fetare e bashkësisë islame. Nga këto institucione shkollore, krahas kuadrit fetar, doli një plejadë patriotësh, demokrate intelektualë, luftëtarë të denjë për çlirim e bashkim kombëtar, ndër të cilët edhe intelektual e shkrimtarët e njohur, si:Esad Mekuli, Hivzi Sylejmani etj.

Lëvizja Kombëtare në Kosovë, në Sanxhak dhe në vise tjera shqiptare gjatë vitet 1925- 1941, u zhvillua në dy etapa kryesore. Etapa e parë përfshinte vitet 1925-28, dhe e etapa e dytë vitet 1929-1941.

Edhe pse Komiteti “Mbrojtja e Kombëtare e Kosovës” pushoi veprimtarinë e vet, edhe pse u likuiduan zonat e lira dhe u ndërpre veprimtaria e Xhemijetit, lëvizja për çlirim e bashkim kombëtar vazhdoi kryesisht përmes luftës së armatosur të çetave kaçake dhe formave tjera të qëndresës. Çetat kaçake zhvilluan aksione të armatosura kundër ushtrisë e xhandarmërisë gati në të gjitha trojet shqiptare.

Pas viti 1928, intensiteti i luftës së armatosur ra. Megjithatë, edhe gjatë etapës së dytë të lëvizjes, lufta vazhdoi në forma specifike, si p. sh. qëndresa e herëpashershme e çetave të vogla kaçake, të cilat gjenin strehim edhe në Shqipëri.

Në këtë etapë u zhvillua një veprimtari edhe për të organizuar e bashkërenduar lëvizjen ndërmjet ish-anëtarëve të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, të Xhemijetit dhe atyre të emigracionit politik.

Të parët zhvilluan propagandë dhe veprimtari ilegale dhe legale- nëpërmjet memorandumeve e protestave të deputetëve shqiptarë kundër arbitraritetit të organeve agrare dhe kundër shpërnguljes, kurse të dytët, në krye me Hasan Prishtinën, u angazhuan për t’i dërguar memorandume, ku kërkohej ndërprerja e dhunës, terrorit dhe gjenocidit mbi shqiptarët e boshnjakët .

Gjatë viteve ’30, kundër arbitraritetit e dhunës shtetërore pati revolta spontane individuale dhe kolektive. Gjatë kësaj periudhe pati gjithashtu aksione të armatosura të çetave të vogla kaçake. Nga fundi i viteve ‘30 u paraqiten kërkesa që, krahas zgjidhjes së çështjes kroate, të zgjidhet edhe çështja shqiptare, të paktën në kuadrin e një autonomie edhe pse aspiratë kryesore mbetej bashkimi me Shqipërinë. Në këtë periudhë u krijuan edhe shoqata e organizata të ndryshme ilegale, si ato me emrat “Kosmet”, “Besa” etj.

Një nga format e veprimtarisë ilegale ishte edhe shpërndarja e afisheve në gjuhën shqipe, me anë të të cilave rinia dhe studentët shqiptarë, në njërën anë dënonin zbatimin e reformës agrare dhe kolonizimin, kurse, në anën tjetër i bënin thirrje popullit shqiptar që të mos i braktisin trojet e veta. Fshatarët shqiptarë kundërshtuan me forcë gati të gjitha aksionet për mbledhjen e armëve që ndërmori regjimi i Beogradit në trojet shqiptare.

Përveç kësaj, Sanxhaku ishte një mjedis multietnik multifetar dhe multikulturor, mjedis i  ngarkuar me konflikte të trashëguara nga e kaluara. Në të vërtetë vrasjet e ndërsjella ndërmjet serbëve dhe myslimanëve u ndërprenë vetëm në vitin 1929, kur çeta e fundit kaçake u dëbua nga kjo pjesë e Serbisë, por raste sporadike të aktiviteteve të tyre ka pasur deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas të dhënave të cilat posedon Muzeu në Pazar të Ri, ky qytet në periudhën në me të dy Luftërave Botërore, përveç një numër të madh të (150) lokaleve tregtare, numri i zejtarëve ka qenë mjaft i madh, edhe pse kanë qenë të pazhvilluara. Në Pazar të Ri, po ashtu  në mes të dy Luftërave Botërore numri i zanatlinjve ishte: 34 berberë, 28 rrobaqepës, 33 këpucëtarë, 13 mitanxhinj, 10 abaxhinj, 11 drurëpunues, 8 tasaxhi, 10 briskpunues, 5 kolarë, 7 ahxhinj,  2 sahanxhinj, 6 qeleshepunues, 4 nanlapunues, 2 kujunxhinj,  4 kazanxhinj, 2 bojaxhi, 2 samarxhinj, 11 mullis etj.

(Artikulli është pjesë e punimit të Masterit ” Roli diplomatik i Aqif Blytës në mbrojtjen e Pazarit të Ri”) 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shtator 2019

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, ora 9:10)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Kaçanikut ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazin, për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike lidhur me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Kalanë e Artanës. (Kalaja e Artanës, ora 10:30)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, mbanë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. (ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të,  përballë New Born-it, ora 10:30)

- Oda e Afarzimit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore organizojnë ngjarjen “Regional B2B Event”. (Holiday Inn në Shkup, 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mirëpret fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Kabineti i Ministrit në MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e tretë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër ku i ftuari i radhës do të jetë Nenad Rašić, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjianit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve, në kuadër të projektit "Te rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindje". (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Punëtorët teknik te qendrës studentore do të protestojnë para drejtorisë së qendrës studentore. (Para drejtorisë së qendrës studentore, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Ulpianën. (Ulpianë, ora 11:40)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon promovimi i shtegut për çiklistë, si fazë testuese. (Rruga Zagrebi në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Janjevën. (Janjevë, ora 12:20)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon tryezë diskutimi “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji Tempulli, rr. Eduard Lir 156, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bën promovimin e publikimeve dhe organizon panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Iniciativa për Histori Gojore organizon lansimin e aplikacionit mobil Prishtina Ecë. (Kafe—librarinë dit’ e nat’, ora 17:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në takimin e organizuar nga Gruaja Demokratike. (Hotel Venus, Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shpalos prioritetet qeverisëse. (Atelja e Sallës së Kuqe, ora 17:00)

- Federata e Piingpongut e Kosoves, organizon ndeshjet e ligës së parë, e ndeshja derbi pritet të jetë ajo ndërmjet Shkollës dhe Hasan Prishtinës. (Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banorë të fshatit Rufc. (Rufc, ora 19:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banor në fshatin Gadime. (Gadime, ora 21:00)