26 Prill 2024

Qartësia e kontestuar e rajonit dhe Kosova

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Kosova, politika e saj, por edhe gjithë shqiptarët në këtë rajon, mbase e kanë një rol të vështirë për t’i shërbyer gjeopolitikës dhe  interesave të saja, duke synuar relaksim të mardhënieve e normalizim, në atë mënyrë që i gjithë rajoni të largohet nga ky ndikim i mundshëm rus për t’iu bashkuar agjendës evropiane dhe politikës perëndimore.

Gjykata Speciale, asociacioni i komunave serbe në Kosovë, një neutralitet i theksuar i shqiptarëve karshi zhvillimeve në Maqedoni dhe luginën e Preshevës, tolerimi i kërkesave iracionale të listës Srpska e tjera, krijojnë një ndjenjë jo edhe aq popullore për shqiptarët me përceptime se politika e këtij vendi po humbet pozicion e mandej po tregohet tejet tolerante duke u larguar shumë nga ndjenja e atdhedashurisë. Të gjitha këto agjenda politike për vendin tonë po arrijnë nga miqtë tanë dhe sigurisht që të kenë një cak të synuar dhe vijnë si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike në botë dhe rajon. 

Përfundimi i luftës së ftohtë dhe rënia e ish BRSS-së krijoi kushte që të krijohen një varg shtetesh e kombe të reja e me këtë edhe të përhapet e zhvillohet demokracia. Kosova krahas luftës së saj të lavdishme për liri, shpëtimin e gjen në këtë fazë të gjeopolitikës dhe tani është krijuar realitet ekzistues si shtet edhe pse i kontestuar nga ato politika e shtete që e ëndërrojnë kohën e luftës së ftohtë dhe ndikimin rus në rajon. Është e qartë që dekadat e fundit shënojnë një tendencë të forcimit të Rusisë si shtet dhe përpjekjeve të saja për të shtrirë ndikimin e saj qoftë ekonomik, politik dhe ushtarak. Ajo e ka të qartë se këtë ndikim nuk mund ta zhvilloj në shtetet drejt pellgut të Paqësorit e as në shtetet e botës islame, pasi të tjeret atje veç kanë arritur fitore strategjike. Rusisë i ka mbetur një shpresë e vogël me synimin për të arritur në Europën Juglindore përmes ca politikave e politikanëve që i gjen në rajon, të cilat edhe ashtu kanë mbetur prapa në agjendën e integrimeve europiane dhe inkuadrimit në NATO, ndoshta edhe qëllimisht të joshur nga ëndrra e së kaluarës. 

Kosova, politika e saj, por edhe gjithë shqiptarët në këtë rajon, mbase e kanë një rol të vështirë për t’i shërbyer gjeopolitikës dhe  interesave të saja, duke synuar relaksim të mardhënieve e normalizim, në atë mënyrë që i gjithë rajoni të largohet nga ky ndikim i mundshëm rus për t’iu bashkuar agjendës evropiane dhe politikës perëndimore. Në Europën Juglindore ka shtete epolitika që e ëndërrojnë rikthimin e luftës së ftohtë dhe rritjen e ndikimit rus. Politika në Kosovë duhet t’u ndihmoj atyre që e ndihmuan, që ëndrra e tillë për rajonin të shuhet dhe marrë me vete ato shtete në rrugën perëndimore të zhvillimit. Arritja e këtij synimi krijon kushte të reja dhe politika të reja në vet rajonin e me këtë edhe pozicion të ri të shqiptarëve. Për Kosovën pozicioni i ri mbase është një stacion i parafundit, ku do të duhej të ndalej pak. Koha sa do të qëndrojmë varet ekzkluzivisht nga mënyra e të bërit politikë nga vet ne.

A po e kuptojmë politikën si maratonë apo si sprint?

Në këtë fazë të zhvillimeve politike në vend, karshi pozicionit të krijuar dhe synimit se ku dëshirojmë të arrijmë ka shumë folklorizëm, shumë tendencë të popullizmit, të zhurmës për gjëra që mbase epilogu i tyre ishte i qartë. Bëhet tani zhurmë për mundësinë e krijimit të asociacionit të komunave serbe dhe nuk e lexojnë apo rilexojnë dokumentin e Planit të Ahtisarit, ku qartë precizohen gjërat dhe obligimet e politikës së Kosovës. Dihet që në bazë të atij plani edhe është fituar e drejta e shpalljes së pavarësisë së vendit. Në një libër të lexuar, po ky politikani me përvojë të madhe ndërkombëtare Ahtisari, thotë se politika është maraton e jo sprint. Vërtetë politika jonë, opozita e zhurmshme, duhet të largohet nga synimi që përmes sprintit të fitoj pushtet dhe pozicion politik të favorshëm, atë që se ka arritur në rrugën demokratike. Pozicioni i tillë mbase pa dije mund t’u shërbej në raport të gjeopolitikës një ideje tjetër dhe kundër asaj që ka populli shumicë.

Thonë që zhurmën e madhe e bënë rrota e karrocës, e cila nuk mund ta bartë barrën e ngarkuar apo edhe mbase janë rrotat e pasme të karrocës së njejtë. Po të ishin të parat nuk do të bënin zhurmë. Kujtojmë deklaratat entuziaste të këtyre politikanëve rreth dokumentit të planit të Ahtisarit. Kosova me politikën e saj të jashtme është cak i vogël për t’u takuar për të bërë gabime të kushtueshme për rajonin. Gabimet e mundshme të saja mund të jenë katastrofale për veten e saj, duke humbur partnerët dominues në gjeopolitikë dhe ky luks ekzibicioni mbase edhe nuk tolerohet nga miqtë e saj. Opozita e zhurmshme e mbështjellë me petkun e folklorit duhet të largohet nga ky terren i të bërit politikë të jashtme dhe t’i kthehet betejës që përmes dialogimit të nxirret më e mira e mundshme në zhvillimet e brendshme të vendit, si përmirësimi i cilësisë së arsimit, shëndetësisë, lufta për krijim të shtetit të së drejtës si dhe zhvillimit ekonomik.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)