26 Prill 2024

Punësimi në sektorin publik dhe privat

Shkruar nga Mr. sc. Blerim Burjani


Sektori i punësimit vazhdon te jetë në top-listë të interesimit të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Të gjithë kanë vërejtje për mënyrat dhe procedurat e punësimit në Kosovë, qoftë në sektorin publik, apo atë privat.

Diskriminimi në punësim dhe format e tjera negative ka bërë që një numër i madh kontingjentit punues në Kosovë të ballafaqohet me probleme jetike të natyrës së punësimit.

Vendi ynë vazhdon të krahasohet me vendet, apo shtetet e largëta, si Bangladeshin, Nepalin, Tajlandën, për kah niveli i sigurimit social dhe sigurimit shëndetësor.

Ka shumë për të thënë në këtë temë. Kësaj here do ta shtjelloj vetëm temën e diskriminimit në punësim dhe mosmarrjen parasysh të referencave profesionale port ë atyre miqësore, familjare , raporteve kontraktuale gojore ndërmjet punëdhënësve.
 
Si hyjnë njerëzit te ne në punë?

Temë shumë interesante për trajtim. Të gjithë punëdhënësit nëse intervistohen, një pjesë e madhe, e cila i njeh mirë ligjet në fuqi, do të thotë se respektohet ligji i punës apo ligji për shërbimin civil i Kosovës, por të gjithë kanë në shumicën e rasteve një emërues të përbashkët - pranimi në punë nëpërmjet sistemit të fqinjësisë, miqësisë, reciprocitetit dhe partisë.

Në sektorin publik, në një intervistë të organizuar nga Instituti i Kosovës për Politika Zhvillimore, 85% e qytetarëve janë deklaruar se për ta fituar punësimin duhet patjetër t’u takosh partive politike në pushtet dhe rreth 65 % e kanë ndërruar partin politike për çdo mandat të qeverisjes për të gjetur punë në sektorin publik. Shërbimi civil mbetet sektori me i ndjeshëm.

Po qe se shkojmë me tutje e merremi me anketa 80% e të punësuarve janë me baza regjionale, ose vetëm 20 % e qytetarëve se nuk ka të punësuar në sektorin publik në baza regjionale.

Diskriminimi në Kosovë po ndodh edhe aspektet regjionale. Askush nuk është i bindur në Kosovë se i beson ndonjë paneli punësimi, në mënyrë objektive, sepse të gjithë mendojnë se “njohuria” dhe partia janë segmentet themelor të punësimit në vend kur flasim për sektorin publik.

Askush nuk beson se respektohen kriteret ligjore. Diskriminimi i parë bëhet me rastin e hartimit të konkursit dhe përshkrimit të vendeve të punës. Aty hartohen kriteret duke iu përshtatur personave të caktuar.

Po t’i referohemi sërish Institutit të Kosovës për Politika Zhvillimore, prapë del se 80% e qytetarëve të anketuar në Prishtinë, Obiliq, Podujevë, Drenas dhe Pejë mendojnë së kriteret hartohen në përputhje me interesat e institucionit dhe njerëzve që ata dëshirojnë t’i punësojnë, por jo në bazë meritave dhe CV, që ata dëshmojnë profesionalizmin në punën përkatëse.

Gjendja është e mjerë edhe në sektorin privat asgjë më mirë, në disa kompani private punëtorët shfrytëzohen tmerrësisht nga 12 orë punë në ditë apo në kompanitë private të sigurimit të objekteve ka shumë të punësuar që punojnë pa ndonjë shpërblim shtesë për punën e natës dhe ka të punësuar edhe punëtorë nën moshën 20 vjeçe dhe forma e pagesës në orë punë është mjaft diskriminuese.

Të punësuar në sektorin privat janë së pari të afërmit apo familjarët e pronarit, pastaj vijnë tjerët në strukturën vendimmarrëse. Me fjalë tjera, janë njerëzit më të besuar të pronarit, por jo edhe ekspertët apo profesionistët që ushtrojnë detyra të punës.
 
Sektori i organizatave ndërkombëtare

Është interesant që e njëjta gjë ndodh po qe se nuk ke ndonjë të “njohshëm”, nuk mund të gjesh punë fare, edhe aty sindroma e Kosovës funksionon.

Shumica e njerëzve që kanë kualifikim superior, rreth 20 % e të anketuarve në Prishtinë deklarohen se aty funksionon mendësia dhe logjika autoktone në punësim nën moton: “S’ka punë pa të njohshëm”, prandaj mund të nxirret përfundimi se këto organizata punësojnë njerëz në bazë preferencave dhe në Kosovë i janë adoptuar sistemit të njohësisë.

Disa organizata ndërkombëtare hapin konkurse njëjtë si disa institucione publike në Kosovë, duke i përshtatur vendet e punës me kushtet e kandidatëve. Ishte çudi, pohon një ekspert i fushës së ekonomisë, kur thotë: një organizatë ndërkombëtare e ka publikuar një konkurs në gazetat lokale, ku kërkohet një bachelor për politikat tregtare.

Gjendja është alarmante në fushën e shkeljes së ligjeve vendore dhe konventave ndërkombëtare, kartës sociale dhe rregullave të ONP-së. Deri më sot nuk kemi fare ndonjë qasje inspektuese serioze  dhe marrje të masave ndaj të gjithë atyre që i shkelin ligjet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Kështu veprohet për shkak lënies pas dore të rregullimit dhe inspektimit të vazhdueshëm të sektorit publik e atij privat për t’i gjetur rrugët më të mira për ta ndalë trendin e tmerrshëm të shkeljeve të të drejtave të njeriut në fushën e punësimit.

Kosova ka zyrtarisht rreth 42% të papunësuar, jozyrtarisht thuhet të ketë mbi 55% të papunë. Në shtetin tonë, problemi më i madh apo top-prioritet i njerëzve në Kosovë është hyrja në punë dhe sigurimi i ekzistencës sociale.

Sipas Institutit të Kosovës për Politika Zhvillimore, çdo i dyti qytetar i punësuar në sektorin publik dhe atë privat është me obligime kreditore, ndërsa bankat vazhdojnë të përfitojnë më së shumti nga të punësuarit në Republikën e Kosovës.

Ndalja e këtij trendi diskriminues është urgjent në Kosovë, përndryshe ne jemi duke u zhytur në pafundësi të kaosit në fushën e punësimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)