25 Prill 2024

PTK-ja dhe Ministri Beqaj

Shkruar nga Shkumbin Hyseni

Privatizimi i PTK-së, konkretisht një pjese të saj, ka ngjallur mjaftë debat në vendin tonë, që prej shumë kohesh. Kështu, pak më lehtë kishte kaluar privatizimi i distribucionit. Megjithëse nuk mungoj debati as gjatë asaj kohe.

Edhe shumë e shumë procese të tjera ekonomike e sidomos privatizimi, janë përcjellë më shumë debate, në shumë raste të degjeneruara dhe pa koncept. Thjesht sa për të mos u pajtuar, më atë që bëjnë të tjerët.

Dhe, thënë realisht, për procese të tilla, është e natyrshme që të ngritën ngapak “nervat”. Kjo ndikon edhe tek vendimmarrësit që të jenë sa më syçelë përballë sfidave. E shumë më mirë do të ishte poqëse shkarkohemi nga ndikimi i politikave ditore dhe të mundohemi të japim kontributin tonë, në mbarëvajtjen e proceseve në vend. Sidomos shtresa elitare e vendit. Profesionistet në lëmit e caktuara.

Jemi dëshmitarë të shumë shkrimeve dhe shumë deklarimeve publike rreth privatizimit, që një kohë të gjatë. Vend të veçantë në ketë mes ka zënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, i cili ishte “tabelë për qitje” të shenjëtarëve.

Harronin së ishin duke folur për privatizimin e dilnin me akuza banale dhe të cilat nuk ishin në gjendje të i argumentojnë. Pse jo, nëse do të kishin argumente, të gjithë ata që bëjnë shkelje le të përballen më drejtësinë.

Por, mendësia jonë e deklarimit publik, dinë të jetë e varfër, ku në mungesë të argumentit për të iu drejtuar drejtësisë, shprehim mllef dhe inate personale ndaj tjetrit.

Shumë kritika, akuza, trillime e hipoteza, janë ngritur rreth këtij ministri,në fillimet e punës së tij, në ketë dikaster qeveritarë. Madje, pa pritur rezultatet e punës, ne bëheshim magjistar dhe parashikonim rrjedhat, akoma pa filluar.

Disa shkruan, disa folën e disa prisnin fillimin e proceseve për të dhënë mendimin e tyre. Po ajo që është  befasuese për ne, mungesa e pjekurisë i intelektuale të një atyre që në vazhdimësi flisnin, pa filluar proceset, pse tani nuk dalin dhe të thonë asnjë fjalë të vetme.

Tani si duket, ose nuk kanë njohuri më proceset dhe nuk dinë se çka të thonë. Ose, konsiderojnë se proceset kanë rrjedhë normale dhe për ketë, kanë inate të aplaudojnë.

Kur ishte nisur procesi i privatizimit të distribucionit të KEK-ut, nuk kishin reshtur se akuzuari. Por, pas përmbylljes së këtij procesi, i cili u vlerësuar shumë lartë edhe nga akterët ndërkombëtarë për mënyrën e procedimit por edhe për transparencën e treguar, sikur vdiqën ata që dikur s’ndaleshin.

Askush nuk doli dhe të bëj akuza për procesin. Nëse dikush ka pasur, është dashur të bëhen publike dhe madje të shkohej sa më larg deri në anulim procesit, apo shkuarje të dikujt prapa grilave, etj.

Nëse ka pasur ndokush e nuk ka deklaruar, atëherë ai mund të jetë një nga njerëzit më dashakqinjë të këtij vendi. E, edhe për më keq, si u bë që asnjë prej tyre, nuk morri kurajën dhe të thotë, u frikësuam se nuk do ecën mirë, por tani ju themi Ju Lumtë për punën e bërë.

Konsideroj se, pikërisht mbarëvajtja e procesit të privatizimit të Distribucionit të KEK-ut, ka bërë që tani në procesin e privatizimit të PTK-së, të kemi më shumë garues dhe më të fuqishëm seç që ka mundur të pritej.

Kompani më renome botërore, e për më shumë edhe kompani vendore që është një e arritur shtesë në ketë proces. Kjo tregon se është shtuar “besimi” për Besimin (Beqajn). Është shtuar besimi në proces edhe nga ndërkombëtaret por edhe nga vendorët që nuk ndikohen nga deklarimet e politikave ditore, por nga ecuritë e proceseve.

Dhe, prapë avazi i vjetër! Askush nuk thotë se kjo është mirë. E vej theksin tek ata që në vazhdimësi tentonin ta humbnin “besimin pwr Besimin (Ministrin)” . Të thonë se avancimi nga dy kompani ofertuese në 8 sosh, është një sukses që duhet vlerësuar si të arritur.
E rëndësishme është që punët të ecin mirë, dhe më këto procese të ndikojmë në rritjen e besueshmërisë në institucione si dhe të rrisin besimin e investitorëve botëror për Kosovën dhe për investimin në Kosovë. Kjo tanimë po shihet.

 Kuptohet se në këto procese privatizuese, meritat i takojnë Kosovës. Konkretisht Qeverisë së Kosovës. E padyshim se meritë e veçantë i takon Ministrit Beqaj, sikurse do të i atribuoheshin edhe dështimet eventuale.

E kjo formë e transparencës dhe respektimit të procedurave, besoj se do të ndikoj fuqishëm në thithjen edhe të investitorëve tjerë. Poashtu, është trasuar rruga për pjesëmarrje edhe në proceset tjera privatizuese.

Kosova ka nevojë për të ecur përpara. Dhe për ketë, duhet të kemi edhe ngërzitë adekuatë në vendet gjegjëse. Poashtu, edhe kontributi i gjithë neve duhet të jetë prezent gjatë gjithë kohës. Nuk duhet të ndikohemi nga politikat e ngurta dhe të pa vizion.

Proceseve madhore, u duhet përkrahja e gjerë dhe jo shantazhimi apo edhe përhapja e dezinformatave qëllimkëqija.

Ndërmarrjet e mëdha, kanë nevojë për procese të rregullta dhe për tërheqjen e investitorëve gjatë privatizimeve të pa evitueshme. Ndërsa, suksesit të deritanishëm,  duhet të i duartrokasim.

PTK-ja dhe Ministri Beqaj, deshëm apo jo ta pranojmë, janë bërë sinonim i sjelljes së investimeve nga “bota e zhvilluar” e ideve, vizioneve dhe parave të gjigantëve ekonomik të rruzullit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)