18 Shtator 2019

Pse Hashim Thaqi duhet shkarkuar tani gjithsesi

Shkruar nga Xhevat Meha

Kushdo që sadopak ka përcjell zhvillimet politike në Kosovë e di se Hashim Thaqi çdoherë ka qenë konfliktuoz e nxitës konfliktesh dhe asnjeherë nuk ka qenë faktor i unitetit politik në Kosovë. Ky fakt e bën Hashimin të përjashtuar nga mundësia për t’u bërë President i Kosovës.

Hashim Thaqi as nuk është dasht që të zgjedhet President i Kosovës dhe as nuk është dasht dhe nuk duhet të mahet President i Kosovës. Hashim Thaqi nga vera e vitit të kaluar kur doli shpluar me nisma politike që shtyejn përpara agjenden e interesave të Serbisë në Kosovë ështe dasht që nga institucionet e Kosovës të shkarkohet.

Shtyerja përpara e agjendës së interesave të Serbisë në Kosovë ëshë dëmtim i rëndë i interesave të Kosovës. Hashim Thaqi duhet të shkarkohet për dëmtim të rëndë të interesave të Kosovës.

Hashimi nuk është shkarkuar dhe nuk shkarkohet për një arsye të vetme: strukturat e mshefta serbe në Kosovë e kanë bërë president dhe po këto struktura janë duke e mbajtur president.

Mund të bëhet list e gjatë e arsyeve se pse Hashimi duhet të shkarkohet nga ky funksion politik. Une po ndalem vetëm në një që është pëmbledhës: fillimi i kthimit të besimit në institucionet e Kosovës nga popullësia e Kosovës në përgjithësi dhe nga rinia e Kosovës në veçanti.

Përmasat masive të ikjes së rinisë së Kosovës nga Kosova e bëjnë shkarkimin e Hashim Thaqit nga funksioni politik i Presidentit të Kosovës domosdoshmëri urgjente. A mund dikush të më gjej një të ri që Kosovën e sheh si vend ku dëshiron të ndërtoj të ardhmen e tij/saj?

Përmasat e ikjes së rinisë së Kosovës nga Kosova bëjnë që institucionet e Kosovës ta shkarkojnë Hashimin jo me vonë se tani. Nëse institucionet e Kosovës nuk e shkarkojn Hashimin tani do të jenë protestat e gjithëmbarshme popullore që do t’i detyrojn institucionet e Kosovës që të kryejn shkarkimin.

Të gjitha partite politike të Kosovës që pretendojnë se përfaqësojnë interesat e Kosovës kanë detyrim politik që të kryejn veprimet e nevojshme për të shkarkuar Hashim Thaqin. Në mënyrë të veçantë detyrimi politik për shkarkim bie mi PDK-në si parti politike nga e cila vjen Hashimi, si dhe mbi LDK-në e cila e votoj Hashimin president.

Kosovës i duhet ndryshim, dhe atë edhe ndryshim i gjerë edhe ndryshim i thellë. Shkarkimi i Hashimit nga funksioni që ka do të shërbej si fillim i punës ndryshe të institucioneve të Kosovës. Shkarkimi i Hashimit sigurisht se do t’i bëj veçanërishtë të rinjtë që të fillojnë të besojn se në Kosovë nuk ka të paprekshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shtator 2019 - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të zhvillon punimet një punëtori nga Garda Kombëtare e Iowa në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 8:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Mamushës  ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Abdülhadi Krasniç , për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 10:15)

- Fillon skema e re e projektit per fuqizimin e angazhimit të ndërtimit të pronësisë i financuar nga BE që synon të mbështesë punën e OJQ-së për një Kosovë të gjelbër. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë eventin që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower - Engage Build Ownership” i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. (Amfiteatri i Sheshit Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në faqen e KDI-së në Facebook, mbahet bashkëbisedimi LIVE për dialogun Kosovë-Serbi, me kandidaten për kryeministre znj.Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (KDI, ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e katërt në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatin për Kryeministër nga Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Socialdemokratike. Ramush Haradinaj. (Lëvizjes FOL, ora 13:00)

- Mbahen ndeshjet e ligës së femrave dhe ligës së juniorëve në pingpong. (Ferizaj, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me qytetarë të Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”. ora 18:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale të piktorit Vehbi Murati, e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00) 

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Malishevës së Gjilanit. (Fshati Malishevë, ora 20:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Pozhoranit. Pozhoran, ora 21:00)