20 Prill 2024

Produktet vendore, traditë dhe vlerë kombëtare

Shkruar nga Mentor Barani

Kultivimi dhe mbrojtja e prodhimeve vendore, forcon identitetin tonë kombëtar e shtetëror, në kontekst të të cilit ndërlidhet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja unike nacionale.

“Darka e Lamës” ose sofra shqiptare, e ideuar dhe konkretizuar nga ish-Presidenti Rugova, por edhe veprimet e kreut të VV-së, Albin Kurtit, po ta kish këtë për bazë e jo efektin politik ditor apo diçka të ngjashme do të ishte në vijën e afirmimit të identitetit, por mjetet revolucionare e nxjerrin jashtë këtij koncepti, janë segmente qe duhen përkrahur në masë të gjerë, sepse me këtë ruhen vlerat tona tradicionale, por edhe aktuale, të cilat forcojnë edhe ndikimin tonë politik.

Arkitekti dhe ish-Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, favorizonte prodhimet vendore, duke proklamuar ushqimet tradicionale, siç janë: pekmezi, produktet blegtorale dukagjinase (prodhimet e djathit tradicional, ajkës, reçelit, turshive, etj., të kultivuara në zonat e Sharrit, Rugovës etj); por edhe për kafshët siç janë: delet merimo, buallicat, qeni i Sharrit (pastori ilir) etj.

Pikërisht në sajë të proklamimit të prodhimeve vendore, tradicionale, ka ardhur edhe tek shtrimi i ‘Darkës së Lamës’ e cila kishte për qëllim grumbullimin e gatojcës tradicionale shqiptare.

“Darka e lamës”, ka filluar të shënohet tradicionalisht nga viti 2002, fillimisht nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, për t’u pasuar pastaj nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu e presidentja Atifete Jahjaga, duke mbetur si një traditë e bartur që nga koha paraardhësve tanë dardanëve të Ilirisë.

Në këtë kontekst edhe, përfundimi i korrje-shirjeve, sipas traditës, ka sjellë gëzim dhe festë të përbashkët në ‘Darkën e Lamës’ ku secili e sjell ushqimin më të mirë që ka në sofrën e përbashkët.

Duhet vazhduar rrugën e trasuar nga ish-Presidenti Rugova

Ish-Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, mbronte me fanatizëm prodhimet vendore, duke pasqyruar synimet e tij edhe për tregun e jashtëm. “Ne duhet të bëjmë ekonomi të fortë e të qëndrueshme, konkurruese dhe të plasuar në biznesin perëndimor-europian e amerikan. Një ekonomi e mirë kombëtare është element për njohjen më të shpejtë të autorësisë së pavarësisë. Kjo pasqyron autoktoninë, traditën, kulturën dhe historinë e kombit shqiptar në këto treva”.

Ndërkaq, lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, thekson se me bllokimin e mallrave të Serbisë, forcohen prodhimet vendore dhe vet kombi shqiptar.

“Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që i përkasin kombit shqiptar që është edhe më i madh se këto dy shtete. Këto dy shtete duhet të punojnë për kombin shqiptar. Duhet të mbrohemi pasi vetëm kësisoj kombi do të jetë i qëndrueshëm dhe i fuqishëm. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen komplementare ekonomikisht, kjo do të ishte në favor të të gjithë shqiptarëve.

U bëjmë thirrje që të bashkohen me 14 janar pasi me mbrojtjen e kufirit mbrohet kombi shqiptar”, thekson Kurti. Po sipas tij, kishte një plan të qartë për dëmtimin e forcës prodhuese të Kosovës që prej luftës pasi janë “djegur 120 mijë shtëpi të Kosovë ka shkatërruar 16% të bagëtive dhe ka djegur më shumë se gjysmën e traktorëve, që do të thotë se në luftën e fundit Serbia është munduar që të eliminojë jetën tonë, por edhe forcën prodhuese”. 

Tradita e prodhimeve vendase

Ndërlidhja e të tashmes me të kaluarën, është segment që mbron autoktoninë shqiptare si populli më i vjetër në këto treva. Me nismën e ish-presidentit dr. Ibrahim Rugova u ringjall një traditë e lashtë e përgatitjes së ushqimit dhe të llojshmërisë të tij tradicionale.

Kjo praktikë e dikurshme, por shumë e hershme tregon se shqiptarët e mileniumit të pestë para Krishtit organizonin darka të veçanta për ditë të caktuara të vitit. Kështu për hir të korrave dhe bereqeteve që sillte viti në fundin e tetorit organizonin darkë të veçantë me të gjitha llojet e gatesave frutave dhe prodhimeve vjetore.

Ashtu të bashkuar duke u lutur tek Zoti kremtonin përmbylljen e të gjitha bereqeteve që e quanin Lamë dhe darkën e përgatitur “Darka e lamës”. Ky veprim dhe mënyrë e kremtimit ngërthente në vete një lloj filozofie të bazuar në doke, të cilat me kohë u shndërruan në traditë. Për një kohë të gjatë okupimet e shumta deshën të na shuajnë tërë traditën dhe vetë etninë, po edhe kjo mbeti gati në harresë.

 Dr. Rugova lëvrues i traditës kulturore iliro-dardane nisi t’i nxjerrë nga pluhuri i kohës dhe t’i vejë në dukje. Ndaj për herë të parë nën kujdesin e tij si president i Kosovës u organizua kjo kremte sikurse në lashtësinë Ilire me emrin “Darka e lamës”.

Pushtuesit serbë u munduan që ta asimilojnë racën ilire të deltarit ilir, i cili kishte për synim edhe tjetërsimin e historisë, duke sllavizuar elemente të lashta këtu.

Qeni ilir, i njohur si Deltari Ilir është racë autoktone që mendohet se ka prejardhje nga lindja e largët Tibeti, nga raca e vjetër Doga e Tibetit apo Mastifi i Tibetit i cili ka ardhur para mija vitesh në gadishullin ballkanik, në trojet Ilire dhe aty është formuar raca autoktone – qeni Mullos. Mullosët, fis i njohur Ilir, që është marrë me blegtori ekstensive dhe ka kultivuar qen të tillë autokton. Nga ata ne sot kemi racën e Deltarit ilir.

Kultet iliro-shqiptarët

Ilirët ishin popull i vyeshëm dhe i vendosur në zonat tipike pjellore, të cilët kultivonin prodhime mjaft të pasura, nga produktet e drithërave dhe kopshteve, e deri tek pemishtet. Në kohët antike, ilirët, të parët tanë, kishin kulturën, artin, zakonet dhe besimin e vet. Por, Ilirët besonin edhe në punën e tyre, bashkë me fenomenet natyre pagane. Besimi i ilirëve ishte paganizmi, ishte politeizmi. Ilirët adhuronin diellin, hënën, rrufenë, bubullimën, ujin, zjarrin….

Përveç këtyre, ilirët adhuronin edhe hyjni të tjera të ndryshme, siç ishin: Pani, hyu i pyllit dhe i grigjave, Medauri, hyu i luftës, Bindi ishte hyu i detit dhe i lundrimit etj. Ilirët, të parët tanë, me të cilët ne mburremi, adhuronin hyjni e hyjnesha të tjera, siç ishin: Latra, Andini, të cilëve iu dihen emrat por jo edhe funksionet e tyre!

Pra, të parët tanë, ilirët, me të cilët krenohemi, ishin paganë, ishin politeistë, nuk e njihnin Zotin, Krijuesin, ata jetonin larg nga jeta e Hyut… Sot, a ka kuptim, pas 2500 vjetëve të jetojmë e të festojmë, siç jetonin dhe siç festonin ilirët paganë, politeistë…?

Arkitekti dhe ish-Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, favorizonte prodhimet vendore, duke proklamuar ushqimet tradicionale, siç janë: pekmezi, produktet blegtorale dukagjinase (prodhimet e djathit tradicional, ajkës, reçelit, turshive, etj., të kultivuara në zonat e Sharrit, Rugovës etj); por edhe për kafshët siç janë: delet merimo, buallicat, qeni i Sharrit (pastori ilir) etj. Kultivimi dhe mbrojtja e prodhimeve vendore, forcon identitetin tonë kombëtar e shtetëror, në kontekst të të cilit ndërlidhet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja unike nacionale.

“Darka e Lamës” ose sofra shqiptare, e ideuar dhe konkretizuar nga ish-Presidenti Rugova, por edhe veprimet e kreut të VV-së, Albin Kurtit, po ta kish këtë për bazë e jo efektin politik ditor apo diçka të ngjashme do të ishte në vijën e afirmimit të identitetit, por mjetet revolucionare e nxjerrin jashtë këtij koncepti, janë segmente qe duhen përkrahur në masë të gjerë, sepse me këtë ruhen vlerat tona tradicionale, por edhe aktuale, të cilat forcojnë edhe ndikimin tonë politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)