20 Shkurt 2020

'Principata e Artes' është libri që argumenton shtetin mesjetar të Artës

Shkruar nga Dr. sc. Besim Morina

Libri "Principata e Artës" i historianit medievist Nue Oroshi që po e sheh dritën e botimit është libri i parë historik që shkruhet për Principatën e Artës.

Në këtë libër historik për Principatën e Artës, historiani Oroshi ka arritur që me forcën e argumentit shkencorë të sjellë shumë argumente që deri më tani kanë qenë të panjohura për  historinë mesjetare shqiptare.

Ky libër fillon më një parathënie, duke dhënë edhe një vështrim të shkurtër për rolin e Principatave shqiptare për historinë tonë në Mesjetë.

Ai këtu e bën trajtimin e familjeve bujare shqiptare që kishin një rol historik siç ishin Thopiajt, Balshajt, Dukagjinasit, Kastriotët, dhe shumë familje tjera bujare shqiptare.

Principata e Artës prej gjysmës së dytë të shekullit XIV e deri në gjysmën e parë të shekullit XV, është kapitulli i dytë i këtij libri i cili flet me forcën e argumentit shkencorë për rolin historik që kishin dy princërit e Principatës së Artës duke filluar me Pjeter Loshën që ishte princi i parë i Principatës së Artës dhe vazhduar me strategun më të madh të kësaj Principate Gjin Bua Shpatën.

Në kreun e tretë të këtij libri që flet për ndarjen e Principatës së Artës pas vdekjes së Gjin Bua Shpatës e cila ndahet në dy pjesë dhe kjo principatë në këtë periudhë kohore udhëhiqet nga Zguro Bua Shpata dhe Muriq Bua Shpata, pa harruar edhe rolin e djalit të Zguro Bua Shpatës, Pal Bua Shpatës.

Kjo periudhë karakterizohet si periudhë e vazhdimit të udhëheqjes së Princave Arbëror në Principatën e Artës që shpesh bashkëpunuan me njëri-tjetrin e sidomos në rreziqet që i kanoseshin duke u sulmuar nga të gjitha anët, nga grekët, serbët dhe turqit. Me vdekjen e Muriq Bua Shpatës dhe të Zguro Bua Shpatës vjen edhe deri tek dobësimi tejmase i Principatës së Artës.

Këtë dobësim autori Nue Oroshi e paraqet në mënyrë të spikatur kur flet për dy vëllezërit e vegjël të Gjin Bua Shpatës, Karull Bua Shpata dhe Jak Bua Shpata, të cilët tani kishin marrë kahje të kundërta, por prapë se prapë gjenin forcë që me sa mundësi të kishin ta vazhdojnë luftën për mbrojtjen e Principatës së Artës edhe pse në rrethana krejtësisht të reja.

Autori në këtë libër i kushton një rëndësi mjaftë të veçantë mardhënieve religjioze si dhe zhvillimit kulturorë në këtë periudhë historike.

Një kapitull mjaftë i veçantë është edhe Mërgata, shtegtimet dhe ngulitjet sepse pas rënjës së Principatës së Artës nga dhuna dhe gjenocidi mbi arbërorët ata shpërngulën nga Principata e Artës ku një pjesë ndalën në Shqipërinë e sotshme por pjesa dërmuese shkon në Kalabri dhe Sicili ku krijohet komuniteti Arbëresh që për 500 vjet arriti të ruaj gjuhën dhe kulturën si dhe t’i jap kulturës shqiptare shumë figura të ndritura historike.

 Meqenëse ky është libri i parë që botohet për Principatën e Artës autori Oroshi është përplasur dhe ka bërë një analizë të veçantë historike sidomos dy kronikave që flasin për këtë ngjarje Historike siç janë Kronika e Janinës dhe Kronika e Tokos.

Te bësh shtjellimin e kronikave si dhe të analizosh ngjarjet historike mesjetare, që ende nuk janë të zbardhura siç është rasti me Principatën e Artës është një punë e madhe e cila donë një përkushtim dhe njohje të thellë të historisë së mesjetës.

Ky libër i parë për Principatën e Artës tregon qartë se Arberorët në këto vise ku ishte vendosur Shteti i Principatës së Artës ishin banorë autoktonë që kishin jetuar me shekuj në këto troje të Arbërisë sonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020 - Behën homazhe në nderim te jetës dhe veprës së heroit, Selman Vojvoda. (Varri i heroit, në Llaushë të Skenderajt, ora 9:00)

- Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30 vjetorin e rënies së tij. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)

- Zhvillohet ndeshja basketbolliste mes Kosovës dhe Islandës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 19:00)