07 Dhjetor 2019

Posti i kryeministrit i takon partisë fituese

Shkruar nga Asllan Dibrani

Subjektet politike, Lëvizjes VV dhe LDK ka ditë që përflitet në ambientet politike dhe jopolitike të vendit për ndarjen  e posteve qeveritare.

Nga analist, opinionistë po edhe nga  politikaj të tjerave partive, madje përmenden edhe emra konkretë.

-Nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, që në fillim janë dhënë sinjale për lidhjen e një koalicioni te mundshëm. 

Edhe se akoma  arritjen e një marrëveshjeje këto dy parti  nuk e realizuan, figura të pa përgjegjshme të LDK përpiqen te shantazhojnë , kushtëzojnë dhe madje pretendojnë ti  marrin vendet kyqe  ne qeverinë  e re , gjë qe është shumë e dëmshme, absurde ,jo parimore dhe politikisht skandaloze për synimet  e Kosovës  dhe popullit qe dha votën  e vet për ndryshim.

  Edhe para zgjedhjeve ishte marrëveshje qe  fituesi  i zgjedhjeve ka legjimitetin në institucionet shtetërore.

   Prandaj nuk ka mundësi tjetër. Ose Vetëvendosje në Qeveri me  Kryeministër  zotin Albin Kurtin në krye ose zgjedhje të parakohshme.
Edhe nëse përsëriten zgjedhjet pa dyshim se Lëvizja VV-je, jo vetëm qe do të jetë fituese ,por ajo do ta  formoj qeverinë e vetme pa asnjë parti  tjetër.
 
  I sugjeroj  Vjosa Osmanit dhe disa njerëzve serioz qe janë në LDK, spastrone  partinë  tuaj nga pleqtë babagjysha!!!


Prandaj LDK-ja duhet tja dije hallin dhe takatin veti  e mos të lejojnë ma  deklarata të tilla siç ishte  deklarata e  Imri Ahmetit, nga Lidhjes Demokratike e  Kosovës, qe propozon  heqje dore nga posti i kryeministrit Vetëvendosja.

  Deklaratat e Partisë së LDK-së dhe përfaqësuesit e pleqve të saj,siç janë ato të Lutfi Hazirit ,Agim Veliut dhe kryeplakut Isa Mustafes, janë tejet skandaloze dhe jo produktive në  marrëveshje  për një koalicion parimor, nga se 6 tetori ishte vullneti i popullit për ndryshim pastaj çka duan këta???

 LDK- ja, ishte bartëse  e shume përgjegjësive qe përjetoj populli i Kosovës nen qeverisjen  e tyre si ne korrupsion ashtu edhe ne krimin  e organizuar.

LDK-ja   është shumë prapa si me program  ashtu edhe me  potencialin  politik ,qe  edhe sikur t’u dhurohet  posti  i kryeministrit  ata s’kanë ndonjë figurë qe  i plotëson aftësitë politike siç është Albin Kurti.

“Pra posti i kryeministrit i takon partisë fituese, nëse LDK-ja vazhdon avazin sikur me zgjedhjet paraprake qe tradhtoj Vetëvendosjen  , atëherë më mirë të shkohet në zgjedhje te reja.

  I sugjeroj  Vjosa Osmanit dhe disa njerëzve serioz qe janë në LDK, spastrone  partinë  tuaj nga pleqtë babagjysha , nga tip bashibozukësh , injorantesh , nga njerëz të përfshirë në korrupsion dhe në lakmi për karrige pa merita.

Kthene Partinë e Ibrahim Rugovës po qe synoni herën tjetër  të keni vota me shumë.

 Nuk besoj dhe nuk duhet VV të lejoj që të hyjë në pazare të tilla në këtë moment qe është meritore ne zgjedhje dhe figura e Albin Kurtit  është ne momentin e duhur për interesa lokale  të Kosovës dhe ma gjerë në rrafshin kombëtar. Figure e Albin Kurtit pritet ta zëvendësoj figurën e Skënderbeut për interesa kombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2019 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Nëntë Gjyqësore në të cilën do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun më të fortë të vitit 2019,  TOP 12 për Seniorët më të mirë, me të cilat edhe përmbyllen garat për vitin 2019. (Palestra e sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës organizon turneun final të projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin e organizuar” nën moton “Ti mund ta bësh – You Can Do It”, ku do të marrin pjesë ekipet fituese të turneve të mbajtur në 13 komuna. (Kompleksi “Sopa Sport” në Lipjan, ora 10:15)

- Rrjeti i Grave të Kosovës mbledhë 158 organizatat anëtare, përkrahësit individual, partnerët, miqtë, dhe përfaqësuesit e mediave në Kuvendin e 17-të Vjetor të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Misioni i OSBE-së organizon konferencë ku do të prezantojë aktivitetet që Misioni ka organizuar gjatë vitit 2019 me të rinj, siç janë Akademia e OSBE-së për Dialog, Deklarata Ndër-Komunale për Dialog ndërmjet Komuniteteve, si dhe Lojërat Mini-Olimpike për Njerëz me Nevoja të Veçanta, të cilat kanë sjellë së bashku të rinj nga komunitete të ndryshme. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Gecjan Fashion Group sjellë për të 13-in Vit me radhë, ngjarjen më të madhe të modës në rajon “Kosova International Fashion Week 2019”. (Salla e panaireve në Shkabaj, ora 18:00)