19 Mars 2024

Popullizmi dhe rruga qorre e politikës

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Ca nga politika, por dhe ca opinionistë karshi zhvillimeve më të reja për dhe rreth Kosovës, po kërkojnë revolucion apo përmbysje e për t’i dhënë fund një politike me të cilën po ecën Kosova.

Nuk po flasim për qëndrime apo ndërrim rruge që kanë të bëjnë me vendosje të kufirit përcaktues se ku mbaron politika e fillon kriminaliteti, as të qartësimit për shtet ligjor, arsim e gjyqësi të pandikuar, nuk po flasim e ngrehim qëndrime politike as për mënyrën se si ta bëjmë vendin më të zhvilluar dhe me më shumë perspektivë, për çka edhe do të përputheshin qëndrimet me shtetet aleate të vendit.

Përmbysja po kërkohet karshi një rruge, të cilën aleatët tanë po e trasojnë si rrugë të vetme dhe të domosdoshme.

Nëse për Kosovën rruga politike e trasuar nga qendrat politike si Vjena (bisedimet para statusit), Brukseli (bisedimet pas statusit) dhe Washingtoni (mbështetja për marveshjen finale),qenkan të gabuara, cila është rruga tjetër?

T’ua kthejmë shpinën aleatëve tanë dhe të ecim të vetëm, apo të kërkojmë për ta ndjek rrugën e Lindjes e të Moskës.

Të parën vështirë ta ndjekim, se në moshën që kemi hapat nuk mund t’i ndjekim pa mbështetje, gjersa rruga e Lindjes apo Moskës është rrugë qorre dhe nuk na çon askund.

Dikush nga polititika iracionale po kërkon përmbytje të rrugës së politikës perëndimore, po kërkon diçka që populli ynë nuk e do, pasi në kurriz të vetin i ka sprovuar.

Folklori politik i ngritur nga veprimet populliste politike, shpeshëherë i ka bërë dëme proceseve politike për dhe rreth Kosovës.

Kujtojmë kohën e para pavarësisë kur e kishim si objektiv standardet para statusit dhe këtu dështuam me ca veprime populliste në trazirat e marsit, dëshmuam se ende jemi larg për të arritur standarde e me këtë edhe rezultoi plani i Ahtisarit dhe përkufizimet e vendosura.

Edhe sot në rrethanat ekzistuese, ky folklor mund të na dëmtoj. Shenjat e para vërehen. Politika perëndimore siç di të përkdhel, di edhe të dënoj, aty nuk ka folklor, por ka pragmatizëm.

Pushtetet lokale në Kosovë nga buxhetet e tyre për vitin kalendarik mund të planifikojnë 73 milion euro për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja pune.

Njëri ndër presidentët më të suksesshëm të SHBA-ve Bill Klinton, si një demokrat i ri qeverisi me vendin me orientimin programor drejt rolit aktiv të institucioneve qeveritare.

Ai theksonte bindjen se këto institucione kur është e nevojshme, duhet të ndërhyjë për të qeverisur ekonominë dhe për të siguruar programe sociale për njerëzit.

Krijimi i vendeve të reja të punës dhe zvogëlimi i deficitit buxhetor ishin rezultatet impozante të kësaj politike të Klintonit, e cila do të kishte vend zbatueshmërie në Kosovë pa frikën se kjo përzierje të renditë si pozicion të së majtës politike.

Ne si shoqëri vërtetë duam shumë për vendin tonë, por dijmë e japim pak për të, andaj jemi shumë më pak nga ajo që mund të ishim. I duam ndryshimet, por nuk jemi të zënë në punë e programe duke i kërkuar ato.

 Politika në Kosovë duhet të rikthehet si termë mbizotëruese me mbijetesën apo mënyrën e rritjes së cilësisë së jetës së qytetarit dhe rreth këtyre çështjeve të ketë diversitete programore.

Bashkëjetesa mes individit, komunitetit dhe autoritetit e bëjnë çelësin e veprimit racional të këtij kapërcimi kualitativ politik në vend të skepticizmit dhe mosbesimit.

Në Kosovë pushtetet lokale gjithashtu janë në mundim e sipër të përcaktimeve prioritare të shpenzimeve buxhetore të njohura si investimet kapitale për vitin vijues.

Këto pushtete realisht janë të gjitha në fazën e përmbylljes së këtyre investimeve emergjente si rregullime të infrastrukturës etj.

Ideja ime koncepton në atë që gjysma e këtyre buxheteve komunale të planifikuara për investime kapitale të orientohen në zhvillimin ekonomik dhe hapje të vendeve të reja pune.

Të kategorizuara në tri nivele të forcës buxhetore të këtyre komunave të kësaj natyre, pushtetetlokale në Kosovë nga buxhetet e tyre për vitin 2020 mund të planifikojnë 73 milion euro për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja pune.

Bashkëjetesa mes publikes e privates, udhërrëfyes i zhvillimit ekonomik. Raportet mes autoritetit lokal, qytetarit dhe komunitetit duhet të evolojnë edhe më shumë dhe gjithnjë në favor të komunitetit.

Qytetarët duhet të kenë cytje për të vepruar, të jenë proaktiv në ndërmarrje të iniciativës dhe shprehjës së sienergjisë, veçanërisht në bizneset prodhuese dhe bujqësi.

Zhvillimi ekonomik rural mund të ec vetëm me qasje të tillë, e ai është kusht për të pasur zhvillim urban të qëndrueshëm.

Derdhja e 73 milionëve ngapushtetet lokale në vit për këto qëllime me të vërtetë hap kapitull të ri për Kosovën dhe komunat e saja në funksion të zhvillimit ekonomik dhe programit social të hapjes së vendeve të reja pune.

Mbështetja buxhetore e bizneseve prodhuese lokale dhe financimi i programeve të komunitetit rural në bujqësi janë hapa që iu duhen pushteteve lokale për të ndërruar gjendjen dhe hapur perspektivën zhvillimore.

Ka dy forma të mundshme të derdhjes së këtyre mjeteve, qoftë përmes financimit direkt nga pushtetet lokale të një programi prodhues zhvillimor apo zgjerimi të kapaciteteve të këtyre bizneseve apo edhe formës së kreditimit afatgjatë dhe pa kamatë.

Në të dy rastet e mundshme, nevoja e krijimit të agjencive të specializuara apo zyrave lokale të financimit e kreditimit do të jetë e domosdoshme. Thonë që suksesi vjen tek ata që janë shumë të zënë duke e kërkuar atë.

Vërtetë ne si shoqëri duhet të jemi të zënë shumë duke e kërkuar atë, jo si individ, por si grup, shoqëri e organizuar dhe me përplot vullnete.

E bëjmë për vendin tonë. Në komunën nga vie unë, disave nga bizneset prodhuese, ideja e tillë u duket interesante dhe shumë joshëse, madje pronarët e tyre thonë se injeksioni i tillë financiar u ndihmon të zgjerojnë kapacitetet e tyre prodhuese dhe hapje të mëdha të vendeve të reja të punës.

Gjersa për ide e projekte të zhvillimit rural dhe financimit të tyre me të vërtetë ka me bollëk.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)