29 Mars 2024

Politika energjetike në Kosovë

Shkruar nga Abdullah Begolli                             

Ekonomiciteti (kushtueshmëria), Furnizimi i sigurt dhe Ambienti jan tre qëllimet kryesore të cilat duhen përmbushur, dhe në të cilat mbështetet politika energjetike e një vendi.

1.    Qëllimi ekonomik(kostoja)

 Në kushtet e liberalizimit të qmimeve,monopolit të lëndeve të para për energji(nafta ,gazi ,thëngjilli etj) nga vende të ndryshme jo vetem në shkallë europiane, shfrytëzimi gjithëherë në rritje i energjisë së ripërtritëshme nga vendet e zhvilluara ,tregu dhe konkurenca efektive, mbeten parakushtet kryesore ndikuese për furnizim stabil dhe shfrytezim me kursim(effiçient) të energjisë.

2.    Qëllimi  furnizimit të sigurtë

Furnizim i sigurtë me energji do të thotë furnizim i mjaftueshëm dhe i pa ndërprerë i konsumatorëve,pavarësisht nga burimet e energjisë.
Mungesa e lëndëve të para energjetike,që shumë vende i bënë të varura nga importi i energjisë pasi qe s’kan mundësi prodhimi në vendet e tyre,mungesa e investimeve përkatese në këte sektor,mungesa e  rrjetit shpërndarës adekuat dhe infrastrukturës tjetër, jo rrallë shkaktojnë probleme serioze dhe mossiguri të skajshme te konsumatorët, si është rasti edhe me Kosovën, edhe pse lëndën e parë të këtij lloji e ka me bollëk.
Ne kushtet e mundësive të shumëta për shfrytëzimin e energjive alternative(Diellore,të erës, ujit,biomasës,gjeotermisë etj)si dhe mundësive të shumëta të kombinimit të shumë lloje energjishë edhe ky problem mund të reduktohet në minimum.

3.    Qëllimi i ruajtjes së ambientit

Ndotja e ambientit nga transformuesit e shumtë të energjisë që për lendë djegëse përdorin burimet konvencionale sikurse thëngjilli,nafta ,gazi,urani etj.është berë sot shqetësim serioz në përmasa globale.

 

Vendet industrialisht të zhvilluara që janë ndotësit kryesor për shkak të transforimit të madh  të energjise,ende nuk kan gjetur ndonjë formulë adekuate të reduktimit në masë të duhur të ndotjes së ambientit.Shfrytezimi i burimeve të energjisë së ripërtriteshme nga një numër vendesh kryesisht në SH.B.A,BE ,disa vende aziatike si p.sh.Kina, Japonia ,Korea jug.,.India etj ,edhe pse në kuotat mbi 20% nga prodhimi i gjithëmbarshëm(Gjermania e ndonjë tjetër) nuk e kan ulur në menyrë të ndjeshme këtë fenomen shqetësues.

Kjo edhe per faktin se ndotja e ambientit nuk njef kufinj ndërshtetëror apo kontinental sikurse rasti më i freskët me centralet atomike “Fokushima” në Japoni pas “cunamit” që kan shkaktuar pasoja zingjir edhe jashtë Japonisë përmes rrezatimit të ushqimeve etj.

Mbrojtja e ambientit zë një vend të rëndësishëm në të gjitha projektet zhvillimore të energjisë dhe duhet paraparë dhe zbatuar me përpikëri gjithë infrastrukturën e nevojëshme që siguron ambient të sigurt jetese për banorët, kudo qe ndodhën ,larg apo afër objekteve të tilla energjetike.

Mundësia më e mirë që siguron ambient të sigurt eshte shfrytezimi sa më i madh i energjisë së ripërtritëshme, që fatkeqesishtë në shumicën e vendeve(shteteve) ështe punuar shumë pak në ketë lëmi. Këtu bene pjesë edhe shteti ynë.

         Cilat janë nevojat e Kosovës për energji ?

Në ç'do vend nevojat për energji janë të ndryshme.
Nuk ka tregues univerzal që mund ti paraqes nevojat për energji.Në shumë shtete, janë statistikat e shpenzimit të energjisë për kohët paraprake që në masë të madhe përcaktojnë nevojat për energji për të ardhmen,kuptohet gjithëherë duke përcjellur zhvillimet brenda shtetit ,si ato të ekonomisë me degët e saja, po ashtu edhe zhvillimet demografike që janë përcaktuese të planifikimit të nevojave për energji të ç'do vendi,kuptohet duke pasur parasysh po ashtu  pozitën gjeografike që është përcaktues i jashtëm i nevojave për energji për shkak të kushteve klimatike që imponon etj.

Tek ne, përcaktimi i nevojave për energji të gjithëmbarshme na del jo i lehtë, ështe vërtetë i komplikuar. Mungojnë statistikat  për energjinë e dërguar nga qendrat furnizuese,mungon ç’fardo statistike dhe analize për pjesën e energjisë që shfrytezon popullata nga burimet e furnizimit vetanak me energji,sikurse shfrytëzimi i lëndeve të para te ngurta (druri,thëngjilli etj) për nevoja të ngrohjes dhe nevoja tjera, si dhe energjia elektrike e prodhuar nga gjenerator të shumtë nga lëndet djegëse te lëngta (nafta  me derivatet ) dhe lëndë djegëse të gazta  që kryesisht vijn nga importi.

Me një fjalë Kosova nuk ka statistika të hargjimit të gjithëmbarshëm të energjisë! që do të mirrej si pikë orientimi për planifikimin e prodhimit që do ti plotësonte nevojat e popullatës me energji për kohët në vazhdim.

Ç'ka duhet bërë,si të përcaktohen nevojat për energji në Kosovë?

Derisa nga institucionet përkatese ndërkombetare nuk ka tregues për Kosovën edhe pas shpalljes së pavaresisë (2008),sikurse që ka për shumë shtete tjera në shkallë botërore.


Forma më e përafërt e përcaktimit derisa mungojn të dhënat vetanake, mund të bëhet në bazë të analologjisë,duke e krahasuar me vendet tjera për rreth që përafërsisht kan ngjajshmëri në zhvillim, dhe nevoja shfrytëzimi  të energjisë.

Në diagramet e më poshtme,të paraqitura nga banka botrore për zhvillim, ipen të dhënat e hargjimit të energjisë elektrike në shkallë vjetore për kokë banori  fig. 2 për shumicën e shteteve në shkallë botërore. Ne për analizë  i kemi shfrytëzuar të dhënat kryesisht për disa shtete të europës dhe ato rreth nesh.

Eshtë me shumë rëndësi të ceket se ka dallim shumë të madh në mes hargjimit të gjithëmbarshëm të energjisë ku hyjn të gjitha llojet e energjisë së shpenzuar të vendeve përkatëse që i plotësojne gati në tërësi nevojat e veta me energji si p.sh.energjia:elektrike, termike,kimike, etj, të gjitha marrë së bashku, si dhe energjisë elektrike në veqanti.Por kjo analizë ka te bejë me nevojat per energji elektrike, sepse eshtë tërësishtë e pa arsyeshme që energjia elektrike të përdoret si zëvendësim i shumë lloje energjishë! kur ka po ashtu shumë mundësi teknike për shfrytëzim me kursim të energjisë primare,pasi dihet që energjia elektrike në rastin më të mirë vetëm afro 34% e transformimit te saj nga energjia primare mund ti ofrohet konsumatorit.
 

Ka kohë që në Kosovë është në diskutim, në të gjitha nivelet,:institucione shtetërore, akademike,institucione ndërkombetare etj. nevoja e ngritjes se T.c. të reja  mbi bazën e lëndeve djegëse fosile(thëngjilli në rastin tonë) për plotësimin e nevojave të vendit dhe popullit me energji elektrike.Por nuk ka ndonje analizë adekuate nga institucione kompetente profesionale vendase (aq sa  ka informata) mbi bazen e së ciles do të duhej të ngritej ç'do projekt shfrytëzimi dhe transformimi te kësaj energjie primare që fatbardhësisht disponojmë,dhe siguron banoret e Kosoves që për mbi dhjetëra shekuj të kenë burime të sigurta energjetike në vendin e vet pa pasur nevojë të shqetësohen fare,sikurse është bërë shqetesim në rritje në shumicën e shteteve të zhvilluara  pikërisht energjia dhe burimet e saja,kjo për shkak të nevojave gjithëherë në rritje për energji në një anë, dhe hargjimit të burimeve të energjisë primare(rezervave) në anën tjetër.

Ky privilegj i Kosovës me disponim të mjaftuashëm për shumë shekuj me rezerva të energjisë primare(thëngjillit) nuk do të thotë kurrsesi shfrytëzim i pa planifikim rigorozë! e aq më tepër nuk do të thotë se duhet të bëhet përbuzja e tij,shitja apo tjetërsimi, që do te ishin të pa falshme dhe të pa arsyeshme, por duhet të kihet parasysh interesi i vendit dhe i popullit,sepse është pasuri e tyre dhe vetem e tyre.

Aq të mëdha jan rezervat e thëngjillit në Kosovë sa që bëjnë që banorët e saj të ndihen milioner nëse transformimi i këtyre rezervave bëhet sipas interesave të popullit.


Këtë duhet ta kenë parasysh të gjitha udhëheqjet që i’u ka rënë apo do t’iu bie shorti ta udhëheqin këtë popull dhe këtë vend,sot,nesër,pasnesër dhe gjithëherë.

Edhe prononcimi më i ri i strukturave politike të Kosovës rrethë ngritjes së T.c. të reja (2x300MW) është i mjegullt,i pa arsyetuar fare për opinion, për nevojat e të cilit do të duhej ose jo të ngriteshin këto T.c.

Nuk mjafton vetëm të thuhet “ Raporti i panelit të ekspertëve të pavarur përkrahë projektin TC Kosova e re me komponentët e saj”kjo është shumë pakë ose asgjë.

Ne rendë të pare,duhet të caktohën nevojat e vendit për energji,pastaj të formulohet koncepti i plotësimit te këtyre nevojave,duke u bazuar në mundësitë vetanake që nuk na mungojnë si dhe në standardet e kohëve më të reja për shfrytëzim sa më të mirë të mundshem të energjisë së ripërtritëshme.
             

Skjarim: Kosova si u shprehëm më lart nuk përfshihet në këto analiaza paraqitur në këto diagrame.

Ajo është nxjerrur nga autori si mesatare e shteteve:Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Bulgaria, Greqia,Sllovenia, Gjermania dhe Franca por  vetmë për vitin e fundit të shpenzimit
të këtyre shteteve.

Po sipas kësaj mesatareje do të thotë se nevojat e banorit të Kosovës për energji el.sipas hargjimit të kësaj energjie në vendet e lartëcekura do të ishte rreth 4.800 kWh/vit.

Ç’do të thotë kjo konkretisht, dhe cilat nevoja i përmbush ky shpenzim
 i energjisë elektrike për këto vende dhe Kosovën?

4.800 kWh/vit dhe kokë banori, do të thotë sasia e energjisë së nevojshme  që Kosoves i nevojitet për ti permbushur nevojat me energji elektrike për të njëjtët sektor të shpenzimit:industrial,qarkullim rrugor dhe hekurudhor, sektori familjar,shërbimet publike etj. për  te gjithë banorët e saj.


Shpërndarja e energjise sipas grupimeve të shpenzuesve
Të dhena të përafërta të krahasuara me shpërndarjen që behet në Gjermani sipas Ministrisë federale për ekonomi dhe energjetikë.

Me këte mesatare të shpenzimit të e.el.për kokë banori, Kosova do të qëndronte mbi:Bullgarinë,Serbinë,Kroacinë, Maqedoninë, Shqiperinë,mbi mesatarën botërore, mbi Kinën, derisa zhvillimi industrial dhe i sektoreve tjerë që janë shpenzues të mëdhenjë të energjisë el.është shumë nën nivelin e këtyre shteteve. 


Po të llogaritet për numrin e banorve sa thuhet se ka dal me regjistrimin e fundit rrethë 1.900.000(1,9Mil.) del se fuqia instaluese e gjithëmbarëshme e energjisë elekktrike të prodhuar nga të gjithë prodhuesit(shndërruesit) ne Kosovë,T.c.,H.c., Gjeneratorët e erës etj do të ishte rrethë 1.050Mw/h.

Kosova  e ka qysh tani këte fuqi instaluese nëse llogariten T.c.Kosova A të Stërvjetëruara,por ato duhen pushuar sa më shpejtë që të jet e mundur.

   Cilat jan nevojat familjare për energji elektrike ne Kosovë?
 
                                                  
Statistikat tregojne se në Gjermani deri ne 10% e e.el.te paraparë per nevoja familjare,shpenzohet për nevoja të ngrohjes.
 
Sipas shpenzimit te energjisë el.për nevoja familjare sipas standardeve të familjes gjermane mesatarisht afro 1.330 kWh/vit dhe banorë del se nevojat familjare në Kosovë sipas këtyre standardeve do të mbuloheshin me rrethe 280MWh fuqi instaluese.

P.s Ky shpenzim te familjet gjermane ëshët i standardit të lartë,sepse shpenzimi mesatar është më i ulët.

Shtrohet pyetja:
Përse aq tepër reduktime te rrymës në Kosovë edhe jashtë sezonit dimrorë kur nuk ka nevoje që energjia elektrike të përdoret për ngrohje! dhe dihet se vetëm njëri bllok i T.c. Kosova B e mbulon të terë shpenzimin e energjisë së shpenzuar nëpër familje jo vetëm jashtë stines së dimrit por edhe gjat saj, pasi që jan  pak familje në Kosovë që shpenzojn energji me standarde Gjermane, është punë tjeter nëse energjia el.shpenzohet pa kontroll dhe pa përgjegjësi

Derisa  nevojat per energji elektrike në Kosovë  sipas mesatarës dhe standardeve europiane të shpenzimit ,në bazë të krahasimeve po rezultojn me një fuqi instaluese rrethe 1050Mwh, lind pyetja :

Si të plotësohet kjo energji?

Që të ipet përgjigjje në këtë pyetje duhet të dihen edhe këto përgjigjje:
·    Cilat kapacitete prodhuese jan në disponim?
·    Cilat jan planet zhvillimore të vendit për vitet në vazhdim?
·    Cilat jan pengesat e ngritjes së kapaciteteve të reja prodhuese
       të prodhimit të energjisë dhe si mundë të tejkalohen ato?
·    Cila është strategjia e shfrytëzimit të energjisë së ripërtritëshme?

Nisur nga fakti që T:c.Kosova B ka kapacitete rrethë 700Mwh ,pastaj disa H.c.të vogla pa llogaritur T.c.Kosova A që parashifet të pushohen për një afat të shkurtër,Kosovës do ti mjaftonin fillimisht  afro 300Mwh kapacitete të reja prodhimi të energjisë el.për ti plotësuar nevojat sipas mesatarës europiane, edhe pse fatkeqësisht zhvillimi ekonomik,industrial dhe i sektoreve të tjere eshte shume i ulët nga kjo mesatare, dhe rrjedhimisht edhe nevojat për energji elektrike s'mund te krahasohen.

Megjithate të supozojm se Kosova do ta arrijë këtë shkalle zhvillimi për kohë te shkurtër ,dhe mirë do të ishte ta arrinte që edhe nevojat për energji ti ketë proporcionale me zhvillimin sikurse simotrat e saja per rrethe.

Kjo energji shtesë prej afro 300Mwh do te duhej te bazohet gjithhere duke i dhëne prioritet edhe energjise se ripertritëshme e cila duhet të bazohet në një ligje të mirëfillt për këtë energji. Dhe kjo energji shtesë prej  afro 300Mwh nuk është aspak problem që të mbulohet me investime vetanake, shtetërore dhe investitorë privat pasi që qmimi i kushtimi ,pavaresisht nga burimi i energjisë sillet rrethe 1mil.€/Mwh.

Por para se të mendohet dhe vendoset për ngritje kapacitetesh të reja prodhimi të energjisë elektrike, paraprakishtë duhet të mendohet në ngritjen e rrjetit përcjelles adekuat pa të cilin prodhimi i energjisë vetevetiu nuk e zgjedhë problemin.


Përmbledhje:

·    - Kosovës i duhen edhe afro 300Mwh kapacitete shtesë te energjisë elektrike që të radhitet ne mesataren europiane dhe te kete shpenzim sipas standardeve europiane.

-           Keto 300Mwh fuqi instaluese,nuk do të thot assesi të ngritën vetëm ne baza lëndësh djegëse thëngjill!por një kombinim me energjinë e ripërtritshme.

·    Në vend tëT.c.me bazë lënde djegëse thëngjillin,është më e arsyeshme ngritja e disa centraleve të kombinuara nëpër disa qytete të Kosovës  për prodhim të energjisë termike dhe el.me bazë lenëdë djegëse bërllogun.

Energjia termike do t ë shfrytëzohej  për nevoja të ngrohjes, ndërsa e.el. për nevoja tjera. Efekti i këtyre centraleve do të ishte i shumëfishtë sepse do të ruheshin rezervat e thëngjillit, do të ruhej ambienti, do te bëhej furnizimi në një masë me energji termike,do të zvogloheshin shpenzimet e bartjes së energjisë nga prodhuesi deri te konsumatori,etj.                                                          
 
·    Duhet te stimulohen konsumatorët edhe ne ngritjen e mini centraleve për prodhim të kombinuar të energjisë   termike dhe elektrike,për nevoja familjare dhe më gjerë.

·    Eshtë kundërproduktive përdorimi i en.el.për nevoja të ngrohjes për 
      shkak të humbjeve mbi 65%.

Si alternativë për rrethanat do të ishte shumë më ekonomike shpërndarja falas e thëngjillit për popullsi duke i mbuluar vetëm shpenzimet e nxjerrjes dhe ngarkimit.Fundja është pasuri e tyre.

·    Energjia dhe burimet e saja(rezervat) janë ndër qështjet më me peshë për politikën dhe zhvillimin e ç’do shteti,prandaj edhe trajtimi i tyre duhet të jetë proporcional me peshën që kanë.

Përvehësimi dhe kontrollimi i këtyre pasurive,kan qenë dhe mbeten cak i shumë luftërave gjithandej globit.

Janë pikërisht këto pasuri që i kan interesuar dhe i interesojnë serbisë, jo populli shqiptarë ndaj të cilit shkaktoi gjenocid pas gjenocidi.

Prandaj trajtimin adekuat të kësaj lëmie kaq te ndieshme mund ta bëjë vetëm një forum i energjisë i perbërë nga specialist të energjisë, ekonomisë, mbrojtjes së ambientit,politikës,etj. ngritur pran ministrisë së ekonomisë dhe energjetikës.


Lexo të plotë


 

 (Autori është inxh.i dipl.i spezializuar për udhëheqës energjie në Gjermani)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)