28 Mars 2024

Po përzihet PDK-ja

Shkruar nga Mehreme Mustafa - Meli

Politika në Kosovë, vazhdimisht ka pësuar ndryshime në figura dhe individ, e më rrallë apo shumë rrallë në koncepte dhe ide. Jem dëshmitarë të shumë ndërrimeve në këto 13 vite të pasluftës, të figurave kyçe të politikbërjes kosovare.

Shumë nga personalitetet që dikur ishin bartës të proceseve në Kosovë, tanimë po e shijojnë pensionimin politikë. E ky pensionim, herë ka ardhur si pasojë e mos dhënies së besimit qytetarë e më shumë herë si pasojë e nderskamcave apo edhe e goditjeve nga miqtë “brenda llojit”. Ku në të shumtën e rasteve, ishin pikërisht bashkëpunëtorët ata që bëheshin shkaktar të prishjes së karrierës politike të disa politikanëve kosovar.

Pa dashur të hy e të i numëroj të gjithë, të gjithëve në këto raste, para syve na dalin z.Sejdiu, z.Daci, z.Lajçi, znj.Termkolli,..., nga LDK-ja, z.Kosumi, z.Dugolli nga AAK-ja, e të tjerë. Poashtu, edhe ata që u goditen nga vota, nuk janë krejt të paktë, të prirë nga z.Daci, z.Surroi me suitat e tyre.

Por, ato që në vazhdimësi janë aktuale tek ne, padyshim mbetën ambiciet politike, spekulimet për ndryshime, largime apo afrime. Në pothuaj, çdo javë të kaluar, qytetarët, lexojnë të paktën një shkrim në gazeta, se ky apo ai, pritet të shkoj apo të vij në ketë formacion apo atë formacion. Zaten edhe të pakta s’kanë qenë rastet e tilla.

Këto kohët e fundit, po shohim jo pak lëvizje edhe brenda kampit të partisë në pushtet. PDK-ja, siç po duket, nuk e ka në mend të mbetët anash këtyre proceseve tashmë normale për ne. Disa nga figurat kyçe veç po shihen se kanë filluar të mendojnë për pozicionimet e ardhshme apo ripozicionime. Për disa, ka kohë që është shkruar e është diskutuar.

Ndërsa, ai që bie në sy kohët e fundit në ketë parti, është roli dhe qëndrimi i Adem Grabovcit, i cili na paraqitet, herë herë,  jo vetëm si Shef i Parlamentarëve të PDK-së, por nganjëherë na paraqitet edhe si Kryeparlamentar apo kryetarë i partisë, krejt ketë po duket se e bënë me përkrahjen e partisë.

Por nganjëherë, të krijojnë përshtypjen se është pozicionuar në një krahë të veçantë, në rastet kur thotë edhe fjalë që nuk i shkojnë përshtati qeverisë apo nuk janë fjalë miradije për qeveritarët.

Roli i tij, prej një personi energjik e shpesh edhe vendimmarrës me qëndrime në Kuvend, sikur të bënë të mendosh se diçka është duke u pështjellur në PDK rreth këtij emri. Aq shumë duket se vendos rreth çdo diskutimi në “Kuvendin e të Fortëve” sa opozitarëve iu është bërë “halë në sy”. Krejt ketë e bënë, duket në koordinim më “Shefin” e vet z.Thaçin, e kjo i bënë edhe më të i rritur opozitarët, pasi po u mungon fuqia për t’iu kundërvënë.

Ky rol i tij, nga disa po shihet si një përforcim i pozicionit të tij në kuadër të partisë. Madje, nuk janë krejt të rastësishme edhe supozimet për vendin e tij, në qeverinë e ardhshme, nëse edhe atëherë, PDK-ja, do të formojë qeverinë. Spekulimet për të se ai do jetë i pari i Qeverisë, pas Hashim Thaçit, tashmë më të madhe janë duke qarkulluar.

Në disa raste po thuhet se puna e tij në parlament, po shihet edhe si përgatitje që po bënë partia e tij,  për ta marrë kryetarllakun e Kuvendit, pas zgjedhjeve të ardhshme. E disa, fuqinë e tij në rritje, brenda kampit të PDK-së, po e shohin  edhe si tendencë e Thaçit, që ketë ta vej në krye të partisë, kur ai të shkoj në Presidencë e Kadri Veseli në krye të Ekzekutivit. Këto spekulime qojnë në konkludimin se treshja Thaçi-Veseli-Grabovci, janë bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më të afërt.

Por, në disa raste, me qëndrimet e tij dhe votën e tij kundër nismave apo veprimeve qeveritare, po krijohet bindja se z.Grabovci, po tenton të dal në krye të Partisë, duke e sfiduar edhe vet liderin e saj. Kjo mund të shihet si një lëvizje e re brenda PDK-se, sepse më automatizëm do të krijohej një grup për brenda.

E nga jashtë ky grup edhe mund të mendohet se nga kush përbehet. Padyshim se nuk do të ishte grup i vogël sepse do të ishte një kohezion mes të fortëve të luftës dhe akademikëve partiak. Por, kjo lëvizje do të ishte fatale edhe për vet z.Grabovcin, e poashtu edhe për partinë.

Në Kosovë, dalja kundër liderit të partisë dhe tendenca për të marrë më çdo kusht lidershipin është parë si e pasuksesshme. E gjithashtu, edhe formimi i ndonjë formacioni të ri, pas dështimit brenda partisë, është parë si dështim tek të gjitha rastet në politikën tonë. E nëse, ky synim është në koordinim mes akterëve kryesor në PDK, atëherë kemi të bëjmë më një situatë krejt tjetër.

Sfidimi i Thaçit në PDK, do të ishte gabim nëse do tentonte ta bënte, qoftë z.Grabovci apo kushdo tjetër, sepse fuqia dhe përkrahja politike që gëzon Thaçi në partinë e tij, e bënë të pakonkurrencë atë. Aq ma shumë tani kur është zgjeruar rrethi i besnikëve të tij brenda partisë.

Sidoqoftë, vjeshta e nxehtë e PDK-së, do të jetë plotë me risi. Sfidimi i Thaçit, do të jetë i destinuar të dështoj. Por sigurisht mund ta dëmtojë partinë. Se çka po përzihet rreth, nga dhe për PDK-en, mbetet të shihet. Ketë më së miri do e kuptojmë në fund të betejës zgjedhore në PDK.

Por, nuk besoj se mund të priten lëvizje emocionale apo të pamenduara nga cilido zyrtarë, që njihen si themelues të kësaj partie. Nuk do të duhej ta hidhnin poshtë punën e tyre, për shkak të ndonjë ambicie. Forcimi i rolit në vazhdimësi brenda llojit, të z.Grabovcit, nuk duhet kuptuar si shtim i rivalitetit, por se si në realitet është duke u kuptuar, do presim edhe pak deri në Kongresin e kësaj force politike. Karrigat, sigurisht se nuk do thyhen...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)