19 Mars 2019

Po 'jemi një m...'

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Një dokument përmes postes elektronike, qe ka publikuar Oda Ekonomike e Kosovës në grafikonin prezantues për publikun e gjere ajo qe bie ne sy dhe meriton vëmendje te veçant është, se ne Panairin e përgjithshëm ndërkombëtar ekonomik "Prishtina " 2018, pas ndërmarrjeve vendore qe do te prezantojnë prodhimet e veta, e qe jane te ranguar kuptohet, ne vendin e pare me 88 kompani, menjëherë pasojnë 7o kompani nga Serbia.

Keto kompani kane një sipërfaqe bukur te madhe te hapësirës për ekspozim te produkteve te tyre, ne këtë panair qe pritet te hapet nesër.

Tregtaret thonë se tregu dhe bizneset nuk njohin kufij, por kur shohim, sipas këtij grafikoni, se Shqipëria është e radhitur e fundit sa i përket pjesëmarrjes ne ketë Panair me vetëm një kompani dhe ate nga sfera e prodhimit te mjaltit, atëherë kjo tregon me se miri, se sa duhemi sa respektohmei sa bashkëpunojmë si popull dhe si dy shtete, si dy qeveri si Institucione dhe si nje popull i ndare qe edhe me heret, por sidomos gjate ketij 20 vjeqari te fundit, deklarativisht e kemi gojën plot me fjalime qe ngërthehejnë ne vehte vetëm folklorizëm, kinse " jemi nje .."duaje tënden",e blla blla bllla...!.

Pjesëmarrja e Shqipërisë, me vetëm një prezantues në ketë Panair flet me se miri se dy qeveritë, ajo e Shqipërisë, por edhe e Kosovës edhe pse mbajten disa takime te perbashketa,dhe na kujtohen edhe deklaratat bombastike kur promovonin protokole bashkepunimi,heqje barrierash e besa edhe heqje kufijsh e doganash, kane qene vetëm mashtrime mediale dhe propagande e kulluar sepse pikërisht këta byrokrate andej e kendej kufirit janë dhe mbeten, penguesit kryesor, te nje bashkëpunimi te mirëfilltë, mes nje populli te ndare...!

Pra, vertet "jemi nje" m... 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 mars 2019 - Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohen gjetjet e raportit nga monitorimi i Kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018, në një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë Veriore në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me përkrahjen teknike të ofruar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik organizojnë Forumin Konsultativ. (Hotel International Prishtina, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet. (Takimi me mediat bëhet pranë QKMF-së, te Qafa, ora 12:00)

- Promovohet romani “Rrota e Ujit” i autores Resmije Kryeziu. (Kolegji AAB, objekti V, te këndi i Librarisë, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori Kosnett do të vizitojë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës ku do të merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të ZKAK. (Lokalet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, rr. Ahmet Krasniqi, Arbëri, ora 15:10)