25 Prill 2024

Planifikimi familjar fuqizon gratë dhe redukton varfërinë

Shkruar nga Dr. Natalia Kanem

Pesëdhjetë vjet më parë, bota deklaroi se "prindërit kanë një të drejtë themelore të njeriut për të përcaktuar lirisht dhe me përgjegjësi numrin dhe kohën mes lindjeve të fëmijëve të tyre", në Konferencën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Teheran më 13 maj 1968.

Planifikimi familjar nuk është vetëm një çështje e të drejtave të njeriut; është gjithashtu thelbësore për fuqizimin e grave, reduktimin e varfërisë dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Megjithatë, në zonat në zhvillim, rreth 214 milionë gra ende nuk kanë metoda të sigurta dhe efektive të planifikimit familjar, për arsye që variojnë nga mungesa e informacionit apo shërbimeve deri te mungesa embështetjes nga partnerët ose komunitetet e tyre.

Kjo kërcënon mundësinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten, familjet dhe komunitetet e tyre.

UNFPA mbështet planifikimin familjar në vendet në zhvillim duke siguruar një furnizim të besueshëm të një sërë kontraceptivësh modernë, forcimin e sistemeve shëndetësore kombëtare dhe promovimin e barazisë gjinore.

UNFPA është plotësisht e angazhuar të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendeve për të mbrojtur të drejtën e individëve, veçanërisht të grave, për të planifikuar një familje.

Ne po përpiqemi t'i japim fund të gjitha nevojave të paplotësuara për planifikimin familjar vullnetar në vendet në zhvillim deri në vitin 2030.

Por, ne nuk mund ta bëjmë këtë vetëm. Qeveritë, parlamentarët, sektori privat dhe shoqëria civile duhet të bashkojnë forcat për ta bërë këtë të mundur.

Si fillim, vendet e zhvilluara mund të mbyllin hendekun global të planifikimit familjar për vetëm 20 cent për person në vit.

Duke pasur parasysh kthimet e pritura për familjet, shoqëritë dhe kombet, ky do të ishte një investim strategjik dhe i mundshëm për të ardhmen e botës.

Në këtë Ditë Botërore të Popullsisë, UNFPA u bën thirrje qeverive të përmbushin angazhimet e tyre për të siguruar qasje universale në kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues dhe të drejtat riprodhuese, duke përfshirë shërbimet dhe informacionin e planifikimit familjar, siç është rënë dakord në Konferencën Ndërkombëtare për Popullsi dhe Zhvillim e vitit 1994 dhe në Agjendë për Zhvillim të Qëndrueshëm për vitin 2030.

Investimet në planifikimin familjar sot janë investime në shëndetin dhe mirëqenien e miliona grave për gjeneratat që do të vijnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)