29 Maj 2020

Plani rregullues i Tiranës

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli


“Ky plan synon të zgjidhë konfliktin artificial mes qytetit dhe qytetarëve, të zgjidhë problemin e rritjes demografike, problemin e trafikut dhe të grackave të tjera me të cilat ndeshen qytetarët e Tiranës çdo ditë. Plani do të balancojë interesat private me apo publike dhe do të bëhet në bashkëpunim të gjerë dhe do të gjejë konsensus maksimal. Procesi do të jetë transparent dhe larg rrjetit të interesave klienteliste”,

Zoti.Lulzim Basha

E përcjella me vëmendje takimin e pare të kryebashkiakut të ri të Tiranës zotit Lulzim Basha me grupin e ekspertëve të planifikimit hapësinor dhe urban si dhe me një game të madhe të ekspertëve të fushave të ndryshme dhe pjesëmarrësve të tjerë, si përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe emra të njohur të artit dhe kulturës,po ashtu të rëndësishëm në ketë proces,të mbledhur në një takim publik lidhur me përpilimin e planit rregullues (urbanistik) të kryeqytetit Shqiptar.

Fjalët e kryebashkiakut z.Lulzim Basha më dhanë shpresë së edhe ne në Kosovë do te marrim një iniciativë të ngjashme për kryeqytetin tone Prishtinën. Theksimi I z.Basha së procesi i përpilimit të dokumentit për një afat bukur të shkurtë dhjetë (10) mujor kërkon angazhim të madh të gjithë pjesëmarrësve në proces.

Ky projekt do të udhëhiqet nga grupi i ekspertëve vendor,është kjo një përkrahje e madhe pasi për here të pare pas shumë viteve çmohen aftësitë e ekspertëve Shqiptar të cilat janë të pa mohueshme. Pa kaluar në vetëkënaqësi,atyre iu nevojitet një përkrahje konkrete logjistike dhe materiale të cilën po iu premton z.Basha publikisht.

Gjithë-përfshirja,transparenca dhe llogaridhënia janë vetëm disa premisa që u premtuan edhe në ketë takim. Ajo që ma së shumti me inkurajoi ishte zotimi i z.Basha së bashkëpunimi dhe konsultimet me të gjithë faktorët relevant do të jetë moto e tij në procesin e ndërlikuar të planifikimit urban të Tiranës.

Theksimi i konsultimeve urbane si shumë të rëndësishëm,është një domosdoshmëri në ketë proces,të cilin disa here e theksoi ai gjatë takimit,kjo nuk ka qenë veti e shqiptarëve. Po vërehet se në Shqipëri pa fryn një frymë e re,që në të ardhmen vetëm do forcon demokracinë e brishtë Shqiptare. Bartës I projektit do të jetë stafi vendor por nuk do të mungojnë edhe konsultimet e domosdoshme me specialistët ndërkombëtar,në segmente të caktuara kur të paraqitet nevoja apo kërkesa reale.

Kaluan disa dekada,erdhën dhe shkuan disa sisteme politike,gjithnjë te Shqiptarët jeta në mjedise urbane ishte mistifikuar,ishte bërë “shkencë”,ishte tabu temë nga disa grupe keqbërëse,për qëllime të caktuara përfituese në Shqipëri dhe Kosovë. E vërteta profesionale është krejt ndryshe,urbanizimi i një vendbanimi është vetë rrjedha e jetës së banorëve që jetojnë,frymojnë e veprojnë në ato hapësira.

Ata janë të obliguar të iu nënshtrohen disa rregullave (ligjeve),që e kushtëzojnë jetën e përbashkët në një qytet,për atë kualiteti i jetës urbane në Tiranë dhe Prishtinë është i varfër pasi ata që duhej ta begatojnë jetën urbane në një vendbanim,çuditërisht nuk i kanë zbatuar ato rregulla,standarde dhe norma urbane të domosdoshme.

Si theksoi zoti Basha “konflikti artificial mes qytetit dhe qytetarëve” I cili është kultivuar gabimisht me dekada është synim i planit ta ndryshoi. Për ketë qëllim duhet një punë e madhe pasi në Tiranë ka shumë probleme urbane që nga sheshi ”Skënderbej” i bllokuar,tek kaosi me trafikun në orët e mëngjesit dhe të pasdites, tek gjelbërimi i mangët ,tek betonizimi i zonave të tëra në qytet,tek te uzurpimi i sipërfaqeve të tëra publike,e të mos flasim për zonat dytësore (periferike) të kryeqytetit.

Në 11 vitet e fundit Tirana është menaxhuar me studime pjesore urbane,që e vëren vetëm tek shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Është kjo praktik që rrallë mundesh ta gjesh në shtetet demokratike,të ndërtosh pa plan rregullues urban,për tërë qytetin është e pa imagjinueshme.
 
Ka pasur ndërtime me leje e pa leje të cilët sot do të jenë sfidë e madhe në realizimin dhe zbatimin e një plani që pretendon Bashkia dhe qytetarët e kryeqytetit,por me një punë së pari profesionale dhe me përkushtim,kjo mundet dhe do të arrihet.

Planifikimi urban i dikurshëm monocentrik duhet ndryshuar me funksionalitet urbane të reja e që është POLICENTRIZMI,si preferencë e ESDP(Perspektiva e zhvillimit hapësinor të Evropës) e cila është pranuar dhe nënshkruar nga shtetet e Bashkimit Evropian që në vitin 1999,dhe e cila e ka mekanizmin për zbatim ESPON i cili për mrekulli funksionon në nivelin Evropian.

E tërë kjo është e mundur në Tiranë dhe Prishtinë duke i respektuar principet e reja të planifikimit strategjik urban,pasi shumica e qyteteve ma të mëdha botërore është duke tentuar të shkarkohet,nga koncentrimi i kapaciteteve zhvillimore të qyteteve,nga ngulfata e madhe urbane që janë edhe karakteristika reale të Tiranës dhe Prishtinës.

Për atë e kemi të degjeneruar trafikun dhe transportin publik,ambientin e ndotur si dhe banimin e pa planifikuar,pa arsyeshmëri ekonomike (fizibilitet),e shumë fusha të tjera për funksionimin e një vendbanimi.

Gjatë përpilimit të planit të ri rregullues të Tiranës duhet të jemi realistë,ajo që është keqpërdorur me dhjetëra vite nuk mundet të korrigjohet menjëherë me shkop magjik.

Kryesore është se do të vendosen bazat e shëndosha të një planifikimi urban të bazuar në njohurit e reja ndërkombëtare ku duhet të dominoi zhvillimi policentrik,me disa qendra sekondare dhe terciare që së bashku me qendrën e kryeqytetit do të krijojnë një tërësi urbane të quajtur Tirana. Edhe interesi publik dhe ai privat duhet respektuar dhe koordinuar sa ma mirë.

Dispozitat për zbatim duhet me qenë të qarta dhe të përcjella me infrastrukturën ligjore të domosdoshme. Në të ardhmen,duke respektuar dhe zbatuar planin e ri rregullues urbanistik,do të kemi një kryeqytet i cili do të funksionoi dhe do të na shërbej si shembull se si duhet qasur procesit të planifikimit urban për të gjitha vendbanimet tjera në trojet shqiptare,duke përfshirë edhe kryeqytetin e Kosovës Prishtinën.

Uroj që të gjithë ekspertët e grupeve punuese (40 veta) për konceptimin e planit territorial të Tiranës,të sistemuara në tre grupe funksionale,në grupin këshillimor,në grupin teknik dhe në grupin e analizave të GIS-it,me korrektësi dhe me një profesionalizëm të lartë do ti rreken punës.

Natyrisht edhe konsultimet me të gjithë pjesëmarrësit tjerë të brendshëm dhe të jashtëm,me debate publike me qytetar vetëm do të ndihmoj ata.

Tirana ka probleme të natyrave të ndryshme urbane,nga rekonstruimet,renovimet urbane të domosdoshme,deri tek mundësit e zgjerimit të qytetit në të ardhmen,natyrisht duke i zgjidhur problemet përcjellëse te infrastrukturës teknike dhe asaj sociale,në vizionin e ardhëm për kryeqytetin,ketë proces tejet të ndërlikuar dhe kompleks për Tiranën e shekullit 21.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbanë konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)