25 Shkurt 2020

Pjesëtari i SHIK-ut, pengesë për formimin e Qeverisë

Shkruar nga Gani Qarri

Nuk është ndarja e posteve, presidenti as numri i ministrive, siç po thuhet publikisht, por problemi i vërtetë që po pengon koalicionin dhe formimin e Qeverisë së re, është SHIK-u.

Është fakti se në krye të Kuvendit të Kosovës nga VV,u vendos sërish një pjestar dhe bashkëpunëtor i organizatës së Kadri Veselit-SHIK, me të cilin nuk mund të bëhet ç’kapja e shtetit, luftimi i të keqes, as çrrënjosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Është Glauk Konjufca, emri i të cilit jo vetëm qe u përfol e lakua disa herë se ishte pjesëtar i SHIK-ut, por sipas një dokumenti që ditë më parë, më ra në dorë,(nëse vërtetë është origjinal),të cilin nuk desha ta publikoja menjëherë, me shpresën se do të formohet qeveria e re, del se njëmend, ai paska qenë njëri nga anëtarët pionier të organizatës së përfolur të Kadri Veselit.

Kështu që megjithëse nga dita kur u mbajtën  zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit të vitit që lamë pas, kanë kaluar mbi tre muaj dhe përkundër faktit që janë mbajtur mese 8-9 takime ndërmjet udhëheqësit të LVV-s, dhe atij të LDK-s, deri më tani, përveç deklaratave premtuese nuk pati pothuajse asnjë rezultat, sa i takon pritshmërisë dhe nevojës për formimin e Qeverisë së re.

E çuditërisht, kështu nuk ndodhi edhe me parlamentin, madje konstituimi i tij dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit u aprovua me të parën dhe mori pëlqimin e shumicës pa asnjë insinuatë dhe as më të voglin kundërshtim.

Në gjithë këtë histori, duket që pikërisht vendosja e Glauk Konjufcës në krye të Parlamentit, jo vetëm se nuk i ka pëlqyer fare LDK-s, por edhe është bërë mollë sherri për mosarritjen e pajtueshmërisë ndërmjet dy partive fituese të zgjedhjeve të fundit për formimin e qeverisë.

Pra nuk është ndarja e posteve, presidenti, as numri i ministrive, përkundrazi, është fakti që Glauk Konjufca, u vendos në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai jo vetëm që ishte përfolur si ish pjesëtar i SHIK-ut, por sipas dokumentit të lartcekur, po del të ketë qenë njëmend, njëri nga anëtarët e parë të organizatës së Kadri Veselit.

Për aq më tepër në mesin e emrave të paraqitur për ministra më 6 janar 2020, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, propozoi edhe Rozeta Hajdarin për ministre të Ekonomisë, ish udhëheqëse e Qendrës së Koordinimit të Donatorëve dhe këshilltare e jashtme, gjatë vitit 2008, në Zyrën e Kryeministrit Thaçi.
Vitin e kaluar, në momentin që në Kuvend bëhej piskamë false kinse kundër pjesëtarëve të SHIK-ut dhe bëmave të tyre, ish kryetari Kadri Veseli dha një shpjegim të shkurtër por tejet domethënës e transparent, kur deklaroi publikisht: “Hajt se kam me ju ngi-SHIK!”

Kjo jo vetëm që po dëshmohet se ishte plotësisht e saktë, por sipas një dokumentit që pak ditë më parë, më ra në dorë, vërtetë po del që Kuvendi i Kosovës assesi nuk po mund të lirohet nga dominimi i SHIK-ut, madje ai edhe në këtë legjislaturë do të udhëhiqet nga njëri prej pjesëtarëve fillestar të kësaj organizate fantome.

Kështu që nga udhëheqja e deritanishme prej vet kryetarit të SHIK-ut,z. Kadri Veseli, edhe në mandatin pasues, që sapo ka filluar, në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta kemi një pjesëtar të hershëm dhe njërin prej anëtarëve pionier të SHIK-ut, z. Glauk Konjufca.

Në këtë mënyrë po dëshmohet katërçipërisht se strukturat dhe rrjeti i bashkëpunëtorëve të SHIK-ut, jo vetëm se janë të pranishëm gjithkund dhe të kudogjendshëm, por edhe të involvuar si individ, apo pjesë e klaneve të barrikaduara , ku më pak e ku më shumë, pothuajse në çdo parti dhe segment politik në vend.
 
Ata duke qenë në krye të Kuvendit, dirigjojnë me të, ashtu si duan vet, të cilët tash e sa kohë e kanë kapur për fyti shtetin e brishtë të Kosovës dhe janë në gjendje që në çdo moment, t`ia zënë edhe frymën, nëse vërtetë u konvenon dhe është në interesin e tyre.

Kështu që nuk janë më ministritë as posti i presidentit, ato që edhe pas më tepë se tre muajsh të kaluar nga zgjedhjet, po pengojnë koalicionin dhe formimin e qeverisë së re, ndërmjet LVV-s dhe LDK-s, por emri i personit kyç, të vendosur nga VV në krye të Kuvendit.

Është fakti se megjithëse ky post i ishte premtuar LDK-s, ai jo vetëm që nuk iu dha asaj, por edhe në krye të Kuvendit u vendos një njeri, i cili figuron të ketë qenë pjesëtar i vjetër i SHIK-ut dhe organizatës fantome të Kadri Veselit.

Ndaj nëse LVV nuk heqë dorë nga kryesimi i Kuvendit me pjesëtar dhe ish bashkëpunëtor të SHIK-ut, koalicionit të ashtuquajtur të shpresës, vërtetë po i vije fundi dhe  formimi i Qeverisë së re ndërmjet LVV-s dhe LDK-s, shihet hapur se do të dështoi përfundimisht.

Me këshilltar të Thaçit dhe pjesëtarë të SHIK-ut në krye, jo vetëm se nuk mund të kthehet shpresa e qytetarëve, por as të arrihet ç’kapja e shtetit.

Me ta mund të vijoj vetëm thellimi i korrupsionit e krimit të organizuar dhe vijimi i avazit të vjetër keqqeverisës.

Ndërsa humbësi më i madh, padyshim, do të jetë votuesi i vetëdijesuar në vend, shteti i kapur i Kosovës dhe qytetarët e varfëruar deri në mjerim të saj, migrimi masiv i të cilëve, nën këto kushte, mjerisht do të vazhdoj në mënyrë masive edhe në të ardhmen, deri te zbrazja fatale e Kosovës së “lirë” nga shqiptarët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)