17 Janar 2020

Peticion popullor kundër "zbuluesit" të patikave "adidas"!

Shkruar nga Gani Qarri

Veprimet e paprecedent antishqiptare dhe skajshmërisht të egra e skandaloze të Edvin Kristaq Ramës, që tash e sa vite ai i zhvillon në kontinuitet kundër popullit dhe shtetit tonë të ri, fillimisht për ndarjen e tashmë edhe për futjen e tërësishme të Kosovës nën okupimin klasik të Serbisë, nuk janë më vetëm një skandal i thjeshtë as rastësi momentale, por kampanjë e rrezikshme antikombëtare dhe fushata më e egër e organizuar "armiqësore", nga ana e tij, kundër lirisë së shqiptarëve dhe shtetit të pavarur të Kosovës.

Kryeministri më manjak e skandaloz që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, i cili turpëron shqiptarët edhe në takimet ndërkombëtare me përfaqësuesit serioz të shteteve më të zhvilluara evropiane e ndërkombëtare, me mbathjet e tij qesharake "adidas", ashtu siç shihet kudo në Evropë me tallje e përbuzje të dukshme dhe askush nuk e merr më, për përfaqësues serioz të një shteti, edhe në Kosovë,tash e tutje,jo vetëm që duhet të shihet si i tillë dhe trajtohet po në atë mënyrë, por nëse nuk ndërmerr asgjë shteti, atëherë nga organizatat civile dhe jo-qeveritare të organizohet një peticion gjithë popullor, për shpalljen e tij person "non-grata" në Kosovë!

Në fakt, unë edhe para një viti kam kërkuar që ky kryeministër fatal i Shqipërisë, të shpallet përfundimisht person “non-grata” në Republikën e Kosovës, por përderisa edhe vet Kosova ende sundohej nga kuisling të tipit si Hashim Thaçi me shokë, i cili bashkëmendimtar dhe ortak të vetëm shqipfolës, për ndarjen e Kosovës e kishte dhe e ka ende Edvin Kristaq Rama(sis-in), deri më tani, kjo ishte e pamundur.

Ndaj përderisa një baron i drogës dhe i ashtuquajtur kryeministër sharlatan, i cili pasi i shiti detin jugor shqiptar Greqisë, greqizoi jugun e Shqipërisë dhe Kishën Autoqefale të Fan Stelian Nolit, si dhe mbushi gjithë jugun e tokës shqiptare me memorial varrezash të ushtarëve pushtues të Greqisë, përbën rrezik permanent edhe për vendin tonë, e përsëris edhe një herë , se është koha e fundit që të organizohet një peticion gjithëpopullor, për shpalljen definitive të këtij filo-serbi dhe greko-shqipfolësi më të pështirë aktual, person NON-GRATA në Kosovë.

Është shumë e habitshme se si Edvin Kristaq Ramasis edhe nga pozita e kryeministrit të shtetit amë,pikërisht në momentet kur ndonjë nga shtetet afrikane si Gana, nën ndikimin e Serbisë bënë tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, në vend se ti dal krah asaj dhe kundërvihet me vendosmëri veprimeve të tilla antishqiptare të shtetit serb, vet ky baroni i drogës dhe kryeministri sharlatan greko-shqipfolës nxiton ta fus edhe në hartat e tij, shtetin e pavarur të Kosovës, si pjesë të Serbisë.

Kështu që sidomos tani pas pozicionimit të hapur të Edvin Kristaq Ramasis-it, kundër Republikës së Kosovës dhe vendosjes së tij,në krah të Aleksandër Vuçiqit për “mini shengenin ballkanik",kur ai vet po dëshmon publikisht se nuk e njeh më as pavarësinë e shtetit të Kosovës, dhe se deri më tani, këtë e ka bërë vetëm sa për sy e faqe dhe në mënyrë tërësisht mashtrimtare, Kosova përfundimisht duhet të veprojë, si shtet serioz dhe ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për bllokimin dhe përjashtimin e tij nga çfarëdo lloj përzierje në punët e Kosovës.

Demonstrimet e tij të fundit po dëshmojnë katërçipërisht se përveç Serbisë së Vuçiqit, Kosovën nuk e “njeh” as kryeministri matrapaz i Shqipërisë, i cili veçanërisht këtë muaj, pa asnjë arsye dhe nga pozicione aspak dashamirëse ka sulmuar pareshtur armiqësisht Kosovën, popullin dhe politikanët e saj.

Madje përveç daljes në mbrojtje të nismës së Vuçiqit për “mini-shengenin” ballkanik, së fundmi, tek sa bënte kinse publikonte në faqen e tij zyrtare, një video ku gjoja tregohej një investim për furnizim me ujë, Edvin Kristaqi ofendoj edhe me këtë rast, tepër rëndë Kosovën dhe kauzën e pavarësisë së qytetarëve të saj, duke përdorur një hartë në të cilën Kosova edhe 20 vite pas çlirimit, sërish shfaqet nga ai, si pjesë e Serbisë?!.

Lojërat e tij nuk marrin fund me kaq, madje megjithëse pas reagimeve të shumta nga Kosova kundër këtij skandali, Rama-sis bënë sikur ka ndërhyrë në editimin e videos, ai në fakt vetëm sa e shkurtoi paksa atë, kinse për të mos u parë e gjithë harta me skandalin e tij.

Ndaj është koha e fundit që "zbuluesi" më qesharak dhe "shpikësi" utopik i shekullit XXI, i patiçkave "adidas", si dhe kryeministri më manjak e skandaloz që ka pasur ndonjëherë  Shqipëria, psikopati Edvin Kristaq Rama-sis, ashtu siç shihet kudo në Evropë me tallje e përbuzje të dukshme dhe askush nuk e merr më, për përfaqësues normal e serioz të një shteti, edhe në Kosovë, jo vetëm të shihet si i tillë dhe trajtohet po në atë mënyrë, por edhe të mos guxojë më të shkel në vendin tonë.

Përderisa ai paraqitet kaq armiqësisht kundër Kosovës dhe shtetin tonë të arritur me aq shumë mundi, gjak e vuajtje, vazhdon ta konsiderojë, si pjese te Serbisë, kjo është tërësisht e pafalshme dhe assesi nuk mund të quhet më vetëm rastësi as skandal i thjeshtë por thika më e rëndë, ngulur Kosovës pas shpine nga ky skizofren, për ç`shkak shteti ynë, pas Vojisllav Sheshelit, përfundimisht duhet ta shpallë edhe manjakun greko-shqipfolës Edvin Kristaq Ramasis, person NON GRATA dhe përgjithmonë t`ia ndalojë atij me ligj, hyrjen në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 janar 2020

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi mbahet “Konferenca vjetore e prokurorëve”, për vitin 2019. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit të saj në të cilën do të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga institucionet e larta vendore dhe atyre ndërkombëtare. (Emerald Hotel, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në shënimin e njëzet vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Drenasit. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 11:00)

-  Lëvizja FOL organizon konferencë për media gjatë së cilës do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i shumave të paguara nga komunat që dalin nga vendimet gjyqësore. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit për zbatimin e projektit “Skema e Praktikes me të diplomuarit nga fakultetet teknike”. (Zyret kryesore të GIZ Kosova, rr. Anton Çetta, Nr.1, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Skenderajt. (Qendra e Kompetencës në Skenderaj. ora 14:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri mbahet “Akademia e Flakës” që e shënon zyrtarisht hapjen e manifestimit “Flaka e Janarit 2020”, i cili sivjet i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, Abdullah Tahiri. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:00)

- Për të përmbyllur projektin e EUNIC Cluster Prishtina “Promovimi i turizmit  në Prishtinë”  Ambasada Franceze dhe EUNIC Cluster Prishtina në bashkëpunim me komunën e Prishtinës organizojnë konferencën “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë”. (Shtëpia e Evropës, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon hapjen e ekspozitës kolektive e arteve pamore - Peneli i Flakës. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

 

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ish shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 19:30)