21 Prill 2021

Përvjetori i trembëdhjetë i Masakrës së Reçakut

Shkruar nga Halil Halili

Trembëdhjetë vjet më parë, pikërisht me 15 janar 1999, bota u trondit nga imazhet e një krimi makabër të makinerisë vrastare serbe, i kryer mbi qytetarë të pafajshëm të Reçakut.

„Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!) … kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“ – deklaroi ambasadori amerikan William Woker, ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, më 16 janar 1999, një ditë pas ekzekutimit dhe masakrimit të 42 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes.

Dhe kjo ngjarje bëri kthesë ne Kancelarit Evropiane dhe Botërore,  e cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda, ajo shënon intensifikimin e përpjekjeve ndërkombëtare për t\'i dhënë fund luftës në Kosovë e cila u arrit Marrëveshjen Ushtarake Teknike të Kumanovës me 10 Qershor 1999. Prandaj, ne të gjithë Kosovarët pse jo edhe të gjithë Shqiptarët kudo që janë, këtë ditë do të duhej të themi:

Ju faleminderit zoti Ambasador! 

Sepse ju jo vetëm që dhatë portretin e një njeriu qytetar të botës demokratike, njeriu guximtar dhe  i çliruar nga konceptet e ngushta politike, me këtë akt, të denoncimit në opinion të kësaj masakre, duke shkuar në vendin e krimit, ju demonstruat vlerat civilizuese, humane dhe u rreshtuat në vargun e njerëzve të nderuar e të respektuar nga Shteti i Kosovës.

Masakra e Reçakut u bë kurbani për të paralajmëruar ndryshimin e rrjedhojave politike e ushtarake në rajon, duke nxitur faktorin ndërkombëtar me protagonist kryesor, Prime Minister Tony Blair (i cili luftën ne Kosovë e miratoi si një kryqëzat personale ) dhe Presidenti Bill Klinton, të ndërhyjë ushtarakisht pas dy muajsh në Kosovë.

Masakra e Reçakut nuk ishte as e para e as e fundit e kryer nga forcat serbe, por e veçanta e saj qëndron në jehonën që pati dhe mbështetjen që mori Kosova në luftën e saj për liri.

Lufta në Kosovë ishte unike në suksesin e saj dhe ajo jo vetëm që solli paq në Kosovë por edhe inkurajoj NATON të mendoj se perëndimi duhet të imponoj vlerat e saj në pjesën tjetër të botës.

Masakra e Reqakut ishte edhe paralajmërim i një katastrofe që do të ndodhte në tokën e djegur, sepse fatin e të masakruarve në Reçak pritej ta pësonte tërë populli shqiptar, këtë edhe dëshmon  Plani “ Patkoi”- plan i ish diktatorit serb Sllobodan Millosheviq, për pastrimin etnik të Kosovës gjatë vitit 1999. 

Emri i fshatit Reqak, do të kujtohet dhimbshëm nga të gjithë ne, e bash me të masakruarit do të kujtohen me nderë dhe respekt edhe 11 pjesëtarë të UÇK-së, me në krye komandantin, trimin Ahmet Kaçiku  që dhanë jetën heroikisht në mbrojtje të tyre.

Edhe këtë përvjetorë mendja dhe zemrat tona janë me të rënët dhe me familjarët e tyre, janë me Reçakun duke kujtuar sulmet e tmerrshme e rrëfimet rrëqethëse të atyre që mbijetuan dhe duke u lutur, që të mos ndodh kurrë më.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)