24 Prill 2024

Përse u largua drejtoresha e urbanizmit

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli

Pyetjen e parë që duhet të ia bënë një profesionist vetvetes është ajo se çka e shtyri drejtoreshën e Drejtorisë së Urbanizmit,Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Prishtinë zonjën Luljeta Çeku – Sokoli të jep dorëheqje të pa revokueshme,para pesë(5) muajve,nga ky funksion shumë i rëndësishëm për funksionimin normal të kryeqytetit. Çdo njëri nga profesionistët e vërtetë do të duhej ta vendos vetveten në pozitën e sajë dhe të mendoi se si do të vepronte ai,në rastin konkret!

Kur në  janar 2010 nga mjetet e informimit u njoftova se zonja Çeku – Sokoli kishte pranuar ta udhëheq sektorin e urbanizmit u inkurajova se ma në fund do të filloi në mënyrë profesionale të udhëhiqet ky sektor nga një njohëse shumë e mirë e fushës së Planifikimit hapësinor dhe Urbanizmit në Kosovë. Nga ana e drejtoreshës ekzistonte vullneti,dëshira,sakrifica,e çka ishte ma e rëndësishme për mua,dituria e saj në fushën e urbanizmit,për të filluar me e ndryshuar situatën kaotike urbane të krijuar në kryeqytet.

Nuk mundet të ndryshohen parregullsitë e mëdha shumë vjeçare,veset e krijuara me vite,e besa edhe interesat e grupeve të ndryshme,për një kohë relativisht të shkurtër në fushën e urbanizmit,ku kishte,dhe vazhdon të ketë presione të ndryshme jo parimore.

Është kjo një punë e mundimshme profesionale në shoqëritë si kjo e Kosovës,e cila në lëmin e urbanizmit merr kohë shumë,aq ma parë kur kemi të bëjmë me ndërtime pa leje që duhet legalizuar nëse i plotësojnë kushtet sipas “manualit” të aprovuar.

Kualiteti i punëve profesionale në përpilimin e dokumenteve hapësinore  në komunën e Prishtinës ishte dhe është i ulët,për ketë jam bindur disa herë pasi isha i ftuar të merrja pjesë në diskutime-debatet publike,për disa plane rregulluese të cilët nuk punoheshin sipas ligjeve dhe udhëzimeve administrative të shtetit.

Qëllimi ishte për të ia mundësuar drejtorisë së urbanizmit të jep leje ndërtimi,sipas procedurave tepër burokratike që i mundësojnë rregullat ekzistuese ligjore në Kosovë. Edhe në disa raste të tjera kamë qene dëshmitar se si mendojnë dhe veprojnë disa profesionist,duke bërë kërkesa absurde për leje ndërtimi,kjo vetëm tregon se cili është niveli i tyre profesional.

Kërkesa dhe projekte të tilla urbane nuk do të lejoheshin ne asnjë shoqëri të civilizuar,e si duket një praktik e tillë ishte normale në kryeqytet,të cilën zonja Çeku-Sokoli ka tentuar ta ndërpres,të vejë rend urban,me dëshirën realiste që ky qytet të funksionoi normal.

Me vëmendje e kamë përcjell punën e drejtoreshës së urbanizmit,ka raste kur ka pasur edhe kritika konstruktive profesionale nga ana ime, me të vetmin qëllim  që të filloi të funksionoi ky sektor i rëndësishëm për funksionimin e kryeqytetit. Domosdo duhet të jemi realist dhe ti shtrojmë të gjitha problemet që e shqetësojnë kryeqytetin.

Vetëm të analizohet numri i stafit profesional i punësuar në ketë departament i cili është simbolik në krahasim me kërkesat realiste të kohës. Për aftësitë profesionale të stafit ekzistues nuk duhet pasur paragjykime,pasi pjesës ma të madhe iu mungon eksperienca e duhur në urbanizëm. Një problem i tillë shfaqet edhe në komunat tjera në Kosovë.

Për çështje të tilla serioze nuk duhet të ketë eufori nga disa qarqe të interesit,duhet së pari me gjakftohtësi me analizuar realitetin e krijuar urban në kryeqytet,në dekadën e pare të shekullit 21,e pastaj profesionistët e vërtetë duhet dalë me konkluzione. Të mjera janë disa reagime publike në disa qarqe të ”biznesit të ndërtimit-investimeve”,si në media të shkruara dhe ato elektronike. Kjo vetëm e tregon nivelin e ulët të opinionit publik prishtinas,i fokusuar vetëm në kërkesën e zgjidhjes së problemeve individuale,apo të grupeve të ndryshme të interesit ku brenga për jetën e përbashkët në këto hapësira as që ekziston.

E di se pozita në të cilën ishte si drejtoresh e drejtorisë së urbanizmit, ndërtimit dhe mbrojtjes së mjedisit ishte shumë e vështirë,pos angazhimit profesional dhe personal,duhej të kishte edhe përkrahjen morale dhe materiale të strukturave teknike dhe politike të dy niveleve shtetërore,cilat si duket kanë munguar. E di se ishte kohë shumë e shkurtë  në këtë detyrë specifike,për të filluar vendosjen e një rendi të mirëfilltë urban në kryeqytet,dhe për të krijuar një ekip profesional të ekspertëve.

Gjithashtu e di së është lehtë me kritikuar pa dhenë mundësi të zgjidhjes së problemeve të shumta në funksionimin e një kryeqyteti. Në të gjitha shkrimet e mija profesionale për kryeqytetin,kamë sugjeruar,propozuar mundësit për zgjidhjen e problemeve urbane të cilat për fat të keq,nuk u përfillën në vitet e pas luftës,ndoshta nga interesat e ngushta të grupeve të ndryshme të cilat degraduan në ekstrem jetën urbane në Prishtinë. Në të gjitha takimet publike të komunës ku jam ftuar,kamë marr pjese me sugjerime konstruktive,pa tendenca destruktive,me të vetmin qellim me avancuar problematikën urbane aty ku e ka vendin ,si në të gjitha shoqëritë e civilizuara. Intenca ime përfundimtare,është me ia lehtësuar punën  drejtorisë të urbanizmit,që me projekte cilësore të mundësohet dhënia e lejeve ndërtimore,duke respektuar afatet ligjore.

Përfaqësuesit e biznesit,shoqata të ndryshme,individ të pa përgjegjshëm e mirëpresin vendimin, në emër të “zhvillimit ekonomik komunal” duhet ndërruar drejtoreshën e cila me arsye ka kërkuar të ketë rregull dhe ligjshmëri në fushën e urbanistikës. Është e qartë se nuk iu konvenon shumë faktorëve te ketë rregull dhe rend urban në kryeqytet,ketë e vërteton edhe mos harmonizimi i kërkesave të ndryshme jo realiste për ndërtimet ë reja në qytet,me tendenca për të vazhduar avazi i vjetër,i viteve të pas luftës. Se a ka kapacitete infrastrukturore sociale dhe teknike për të përballuar këto kërkesa të pa logjikshme askujt nuk i intereson.

E vetëdijshme se ç’fare pasoja të pa riparueshme sjell kjo mënyrë e lejimit te ndërtimeve me leje e pa leje në kryeqytet,në aspektin funksional, social, infrastrukturor etj.,e duke e vërejtur se nuk po ka fuqi dhe përkrahje  të mjaftueshme,për të ndërruar diçka në të mirë,dorëheqja e sajë për mua ishte akt moral i pritur,por do të jetë humbje e madhe për Prishtinën dhe për urbanistikën e Kosovës.

Këto ditë do të fillon sezona e re ndërtimore,do të ketë presione të ndryshme jo parimore të vazhdohet me të vjetrën,e në cilin nivel të degradimit urban është kryeqyteti,me punën e deritashme nuk do koment !Shtrohet pyetja deri kur ma kështu ?, është kohë kritike të cilën si duket nuk dëshirojnë ta  vërejnë ata të cilët sot me metoda të ndryshme po kanë “efekte”të përkohshme dhe po e degradojnë me të madhe edhe ma shumë,hapësirën urbane të kryeqytetit të Republike së Kosovës. Ketë katrahurë urbane,ata që e kanë obligim ligjor,duhet ndërprerë ma në fund me veprime konkrete.

                                                                          
/Autori është Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK), qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale/  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)