18 Shtator 2019

Përdorimi i fishekzjarrëve i rrezikshëm sidomos për fëmijët

Shkruar nga Tahir Ahmeti

Në Kosovë një numër i madh i fishekzjarrëve që tregtohen, janë jashtë standardeve të kërkuara dhe mundë të jenë të rrezikshme gjatë përdorimit, andaj duke marrë parasysh se në të shumtën e rastëve personat që i shpërthejnë këto mjete piroteknike janë të miturit dhe fëmijët, duhet të apelohet për kujdes jashtëzakonisht të madh, sepse materialet piroteknike (fishekzjarrët), në rast se nuk përdoren në kohën dhe vendin e duhur,  përbëjnë rrezik për lëndime serioze.

Me afrimin e festave të fundvitit, fillojnë edhe përgaditjet për festimin e tyre. Fishekzjarrët dhe mjetet tjera piroteknike janë padyshim një mënyrë e bukur për të shënuar momentet kulmore të këtyre festave, megjithatë, përtej atmosferës së jashtëzakonshme që krijojnë, ato janë të rrezikshme për shëndetin, pasi mund të bëhen burim aksidentesh dhe dëmtimesh si djegie, shurdhime por njëkohësisht shkaktojnë edhe ndotje akustike dhe ndotje të ambientit.

Në Kosovë një numër i madh i fishekzjarrëve që tregtohen, janë jashtë standardeve të kërkuara dhe mundë të jenë të rrezikshme gjatë përdorimit.

Duke marrë parasysh se në të shumtën e rastëve personat që i shpërthejnë këto mjete piroteknike janë të miturit dhe fëmijët, duhet të apelohet për kujdes jashtëzakonisht të madh, sepse materialet piroteknike (fishekzjarrët), në rast se nuk përdoren në kohën dhe vendin e duhur, përbëjnë rrezik për lëndime serioze.

Institucionet relevante, respektivishtë Ministria e Punëve të Brendshme, duhet që në prag të këtyre festave, në kohë reale të ndërmarr fushata informuese / senibilizuese, në mënyrë që qytetarët të jenë të njoftuar për rrëzikun që paraqesin këto mjete piroteknike, ndërsa komunat, siç edhe kan vepruar disa prej ty në vitet e fundit, duhet që gjatë kohës së këtyre festave ta ndalojnë me urdhëresë për një periudhë të caktuar kohore përdorimin e produkteve piroteknike, në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe si një preventivë mjaftë e qëlluar në mënyrë që të evitohet rreziku nga përdorimin i tyre, kurse gjithë ata që veprojnë në kundërshtim me urdhëresën, duhet të gjobiten.

Si këshilla të dobishme në lidhje me përdorimin e këtyre mjeteve piroteknike, mundë të ceken disa prej tyre:

* Asnjëherë të mos përdoren fishekzjarre në ambiente të mbyllura (shtëpi, lokale, bare, zyra dhe klasa shkolle).

* Të mbahen fëmijët larg mjeteve piroteknike, ruani veten dhe të tjerët, udhëzoni fëmijët të mos përdorin fishekzjarrët si lojë, pasi mund të dëmtohen rëndë.

* Asnjëherë të mos ndizen fishekzjarre brenda sendeve të forta e të mbyllura, si gota e shishe qelqi, kuti metalike etj.

* Mos të lejohen fëmijët të luajnë me fishekzjarre apo t’i ndezin ato, të paktën jo pa praninë e personave të rritur.

* Asnjëherë të mos mbani fishekzjarre në xhepa.

* Asnjëherë të mos i vendosni ato në pjesë të trupit kur i ndizni, por mbajini në një distancë të sigurt.

Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shtator 2019

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, ora 9:10)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Kaçanikut ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazin, për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike lidhur me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Kalanë e Artanës. (Kalaja e Artanës, ora 10:30)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, mbanë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. (ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të,  përballë New Born-it, ora 10:30)

- Oda e Afarzimit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore organizojnë ngjarjen “Regional B2B Event”. (Holiday Inn në Shkup, 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mirëpret fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Kabineti i Ministrit në MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e tretë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër ku i ftuari i radhës do të jetë Nenad Rašić, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjianit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve, në kuadër të projektit "Te rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindje". (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Punëtorët teknik te qendrës studentore do të protestojnë para drejtorisë së qendrës studentore. (Para drejtorisë së qendrës studentore, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Ulpianën. (Ulpianë, ora 11:40)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon promovimi i shtegut për çiklistë, si fazë testuese. (Rruga Zagrebi në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Janjevën. (Janjevë, ora 12:20)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon tryezë diskutimi “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji Tempulli, rr. Eduard Lir 156, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bën promovimin e publikimeve dhe organizon panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Iniciativa për Histori Gojore organizon lansimin e aplikacionit mobil Prishtina Ecë. (Kafe—librarinë dit’ e nat’, ora 17:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në takimin e organizuar nga Gruaja Demokratike. (Hotel Venus, Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shpalos prioritetet qeverisëse. (Atelja e Sallës së Kuqe, ora 17:00)

- Federata e Piingpongut e Kosoves, organizon ndeshjet e ligës së parë, e ndeshja derbi pritet të jetë ajo ndërmjet Shkollës dhe Hasan Prishtinës. (Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banorë të fshatit Rufc. (Rufc, ora 19:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banor në fshatin Gadime. (Gadime, ora 21:00)