23 Shtator 2020

Për Shqipërinë vendos Genc Pollo

Për Shqipërinë vendos Genc Pollo

Shkruar nga Redan Bushati

Qeveria shqiptare ka menduar se do të kalojë pa ndonjë problem çështjen e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Natyrisht, ajo ka gabuar në arsyetimet e veta, duke pandehur që nga hallet dhe vështirësitë e jetës, ne, populli vuajtës i Europës, do të heshtnim përballë një situate të tillë. Jo dhe jo, e dashur qeveri dhe i nderuar zoti kryeministër. Jam i bindur, që në thelb edhe ju jeni me mendimin e shumicës së popullit tuaj, por nuk mundeni të bëni dot ndryshe.

Normalisht, shumë vendime të qeverisë edhe pse në mendjen tuaj nuk kanë qenë të goditura, ato janë diktuar nga faktori ndërkombëtar, e në disa raste edhe nga klanet brenda qeverisë suaj. Tashmë, të gjithë shqiptarët e dinë që Ministria e Inovacionit është krijuar vetëm e vetëm që Genc Stefenaq Pollon mos ta linit pa karrige, kjo e diktuar nga klanet greke. Presioni që ky njeri ju bën juve dhe qeverisë suaj e ka degraduar situatën deri në këtë pikë, ku qeveria juaj ndodhet përpara presionit popullor.

Populli shqiptar njëzëri është shprehur kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare. Në çdo vend të botës demokratike vetëm kaq do të mjaftonte, që qeveria të tërhiqej nga një ligj i tillë. Këtu përveç fjalës së sovranit bëhet fjalë edhe për një moral qeveritar, pasi ju zoti kryeministër i vendit tim dhe secili prej atyre që ndodheni në ato karrige jeni zgjedhur nga ky popull. E ndërsa ky i fundit ju thotë shprehimisht «mos luani me ne», ju si do të vepronit?!

Së pari, Kushtetua e Rep. së Shqipërisë e thotë qartë që vendi ynë është shtet laik. Dua të shtoj, se kjo kushtetutë është hartuar ashtu siç keni dashur ju. Është ndryshuar dhe vendosur, pikërisht edhe nga mendimi juaj. Atëherë, pse ka kaq këmbëngulje që populli ynë të tregoj edhe përkatësinë fetare, ndërsa kushtetuta shprehet ndryshe?!

Së dyti, ne shqiptarët i dimë fort mirë problemet tona të kahershme, por edhe ekzistuese. Dimë faktorin grek dhe serb, i cili ndodhet edhe brenda në qeveri. Duke pasur një rrezik të madh nga planet greke për të «marshuar» drejt lakmisë së tyre, jugut të Shqipërisë, ju duket e pranueshme që populli ynë të deklarojë edhe kombësinë?!

Çështja është shumë delikate dhe më shumë se sa fjalë poshtë e lart kërkon një ndërgjegjësim qytetar. Çdo qytetar i vendit tim duhet të bindet në logjikën e tij, se para së gjithash jemi shqiptarë. Asnjëri nga ju nuk ka lindur socialist apo demokrat. Asnjëri nga ju nuk ka lindur me «nishan» të kuq apo blu.

Fundja, asnjëri nga ju nuk është kaq qënie e ulët dhe shtazarake sa përpara vlerave dhe çështjes kombëtare të vendosë flamuj partiak. Duhet të bindeni që të gjithë se këtu nuk bëhet fjalë për çështje «partinash», por për çështje madhore kombëtare.

Po mos të ishte kombi shqiptar, nuk do ishit ju (shqiptarë), e po të mos ekzistonit ju, këto parti nuk do kishin pas kaq budallenj e sylesha që rreken mish për top se thotë i pari i tyre. (Ndjesë! E kam fjalën për ato që partinë e simbolizojnë me fjalën «nënë»). Prandaj, duhet të mendojmë dhe gjykojmë të lirë. Duhet të flasim me mendjen tonë dhe të arrijmë në një përfundim personal se «regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është një e mirë apo e keqe kombëtare?»

Në mbarë botën shqiptare po diskutohet shumë kjo çështje. Normalisht, mund të jetë një ndër çështjet më të diskutuara në dy dekadat e fundit. Kjo kërkon durim dhe maturi. Patjetër kërkon edhe mendimin e shumë intelektualëve, «neutral» politikisht. Disa prej tyre janë shprehur, por nevojiten edhe më shumë zëra, si p.sh: I. Kadare, D. Agolli etj.

Së fundi, duke mos u futur shumë në detajet e proçesit të «censusit», kërkoj thjesht me bindje të plotë dhe me brohitje të thella shqiptare, të cilat burojnë nga zemra, një zgjim kombëtar. Një zgjim mbarëshqiptar për të ruajtur vlerat dhe traditat tona. Një zgjim për vetëvendosje në Kosovë, një zgjim për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, një bashkëpunim më të ngushtë e të sinqertë mes shqiptarëve dhe mbi të gjitha për një të drejtë popullore, e cila sot në Shqipëri është kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare.

Autori është Kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH)

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Transfere në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i punës të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, pastaj i Autoritetit Kosovar Konkurrencës, i Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora C203, 10:00)

- Java Evropiane e Sportit me konferencën “Forumi për Sportin” në të cilën do të merr pjesë  Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-L-089 për dominimin humanitar si dhe shpallet konkursi për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shyqrton drafti Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Nëpërmjet video konferencës do të mbahet takimi i 185-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit Izet Sadiku, ish zëvendës ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të trajtimit të rasteve nga Prokuroria e Apelit e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ Etri. (Pejë, ora 12:00)

- Organizata  “Replikë” organizon protestë me biçikleta si reagim ndaj institucioneve për mosreagim në mbrojtje të të drejtave të grave. (Protesta fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me reformat në arsim në Komunë të Kamenicës me të ftuar Ramë Likaj, ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe  Qëndron Kastrati, kryetar i Komumës së Kamenicës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministrit Hoti viziton Oden Ekonomike të Kosovës ku pas takimit me anetarët e komunitetit të biznesit, do te ketë konferencë për media. (Objekti i OEK-ut, ora 13:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit  Arben Vitia, ish ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Për nder të Javës Evropiane të Sportit, Federata e Hendbollit e Kosovës do të organizojë turnirit ‘Të gjithë së bashku’ me sportin e Hendbolit në të cilën do të marrin pjesë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët tjerë. (Prizren, ora 13:00 - Istog, ora 15:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ REA Prishtinë. (Gjakovë, ora 15:00)

- Ambasadori Thomas Szunyog do të marrë pjesë në mbylljen e Shkollës Verore të BE-së 2020. (aqja në Facebook @EuropeanUnionInKosovo, ora 16:15)

- Vazhdon java e dytë e ligjeratave publike në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Ligjeratat transmetohen drejtperdrejt ne kanalin e facebook-ut "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30)