29 Mars 2024

Për një marrëveshje të arritur, improvizime të lodhta

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Marrëveshje historike apo përpjekje histerike: Kohëve të fundit  po qarkullon një ofertë apo premtim, kryesisht nga presidenti Hashim Thaçi për një“ marrëveshje historike“ me Serbinë pas së cilës, kur ajo të nëshkruhet dhe ta merrë formën e detyrimit për palët, Kosova dhe Serbia do ta njohin njëra – tjetrën dhe, në këtë mënyrë do të përmbyllej konflikti apo mosmarrëveshja e madhe historike midis serbëve dhe shqiptarëve.

Ky farë premtimi nuk është asgjë tjetër përveç një mashtrim i radhës i atyre që udhëhoqën deri më tani bisedimet“ teknike“ midis Beogradit dhe Prishtinës, me lehtësimin jashtëzakonisht shtrëngues dhe dhunues thuaja vetëm për Kosovën, së pari të Baroneshës Ashton e tash të Frederika Mogerinit.

Ne kishim vetëm dy“ negociatorë“ , njëra teknike, mashtruesja Edita Tahiri dhe tjetri“ politik“ , improvizuesi Thaçi që, përkthyer në shqip i bie të jetë Edita Tahiri i gjinisë mashkullore.

Ekipet përcjellëse të Tahirit ishin kryesisht familjarë të Edita Tahirit kurse ekipi i Thaçit përbëhej kryesisht nga puthadorë dhe puthakëmbë të Thaçit apo llaskucë dhe pakurrizorë profesionist.

 Alfa dhe omega i këtyre“ ekspertëve“ për bisedime ishte Çollaku, një konformist karrierist dhe shetitës postesh.

Një kohë ishte“ kryenegociator“ Isa Mustafa, si kryeministër dhe i tërë përfitimi i tij ishin honoraret për takime, dalja në fotografi me Mogerinin për album jetësorë apo ndonjë kontrollë mjekësore, pasi që ishte trajtuar më parë në Bruksel.

Të gjithë jemi dëshmitarë se bëhej be dhe rrëfe se me Serbinë nuk do të kishte bisedime politike, pa e njohur pavarësinë e Kosovës, kush ka qenë budalla ka besuar, kurse ne që nuk kemi besuar jemi shpallur antiamerikanë dhe antieuropianë sikur edhe kundërshtarë të ecjes së Kosovës drejt proceseve integruese, apo, nëse i referohemi mashtruesve dhe rrenacakëve ordinerë, integrimit në NATO, BE, liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në shoqatën e dilberëve të Jakovës dhe sofrës pejane të jaranëve.

Në bisedime kanë shkuar sikur kur ne shkonim në orën e gjuhës serbe në shkollën e mesme e që ishte fakultative (jodetyruese) apo nxënësit dhe studentët e sistemit paralel arsimorë të viteve 1990 – 1998 e që tërë kapitalin për mësimnxënie e kishin një fletore apo edhe pa asgjë, kur dolën analfabetë serialë të cilët pastaj, në Universitetin e Prishtinës u pajisën me tituj akdemikë, me punime shkencore si: kallashnikov, ministër apo deputetë, komandantë i zonës operative të Leshit, futja e beretës italiane apo zig – sauerit në vesh të profesorëve jobashkëpunues për ta dëgjuar muzikën e kalibrit 9 mm ose, edhe më të madh, të Magnumit , të botuara në të gjitha revistat shkencore të universiteteve të Al Kapones, Pablo Eskobarit, Fidel Kastros, Homeinit dhe shkecëtarëve dhe kontribuesve tjerë në përhapjen e arsimit, për të mirën e njerëzimit.

Për Edita Tahirin kanë qenë me rëndësi butiqet e Brukselit kurse për Hashim Thaçin puthja me Ashtonkën, Mogerinin, përqafimi i përzemërt me Daçiqin, Nikoliqin e sidomos me Aleksandër Vuçiqin. Si inspirim për këtë mundim aq të madh për kombin dhe Kosovën i ka shërbyer interesimi i njëanshëm (politikisht unilateral) ndaj përkthyeses sharmante të Ivica Daçiqit, që, të jemi të sinqert është bingo pas përqafimit me Ketrin Ashton apo Frederika Mogerini.

E keni parë ekipin përcjellës të dy kryenegociatorëve legjendarë për bisedime“ teknike“ me Serbinë, ose kanë mbajtur çanta, çadra, pallto apo ndonjë kondom rezervë në xhepat e tyre. Kurrë nuk ka pasur asnjë paraqitje publike për“ rezultatet“ në këto bisedime dhe janë mbuluar me faktin se e kanë të ndaluar deklarimin dhe se për këtë janë  përgjegjës“ lehtësuesit“ në ndërkohë që Serbia, në kohën kur po bisedohej për normalizimin e marëdhënieve , e pengonte Kosovës  për t’u anëtarësuar edhe në Shoqatën e Gjuetarëve sikur edhe në Koorporatën për Tredhje të Mizave si institucione jashtëzakonisht të rëndësishme për perspektivën europiane të Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare nuk merrej fare me Serbinë përveç se i vardisej për liberalizim të vizave dhe procese tjera integruese kurse, nga Kosova kërkonte ta bëjë demarkacionin e kufirit me Maqedonin (ku humbi territor) sikur edhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ku gjithashtu humbi territor (ndoshta jo 8200 hek.) sikur edhe ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupcionin në Kolumbi, Guatemalë, Singapur dhe Tanzani.

 Të gjitha i pranuan negociatorët tanë legjendarë. Në historinë e luftave dhe përpjekjeve për ndërtimin e paqes përmes bisedimeve, nuk mund ta gjeni asnjë rast sikur ky i Kosovës kur negociatorët analfabetë dhe lakmitarë, shtetin që ka bërë aq shumë krime në Kosovë, që i ka bërë njëqindmijë të zeza dhe që vazhdon të bëjë shumë të këqija edhe sot dhe i cili haptas deklaron se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, e ka bërë partner përcaktues për çështje të brendshme të Kosovës dhe të cilat nuk do t’i pranonte as shteti i cilësuar si Banana Republikë.

Nuk mund të gjeni vend sikur Kosova që shteti që ka kryer gjenocid në Kosovë dhe i cili e mbanë të okupuar 30  % të territorit të trajtohet në këtë mënyrë, siç po trajtohet Serbia.

Serbia i ka organizuar zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme në Kosovë, ka ndërtuar, financon dhe i mirëmbanë strukturat paralele në të gjitha sferat e jetës kurse ju paloheni para saj, sikur vejushat e Gostivarit.

Nuk ka logjikë që t’i krijoni aq shumë favore Serbisë apo që të pranoni aq shumë lëshime edhe kur kjo nuk kërkohet nga ju. I kemi dy skajshmëri ; e para, pala kosovare në këto negociata ishte shumë inferiore, e dorëzuar fare kurse, e dyta opozita kosovare, e lodhtë deri në rraskapitje, duke i hedhur goglat në tavolinë sikur ta kishte përkrahjen 100% të Kinës, materiale, ushtarake dhe logjistike i refuzon bisedimet apo shtron aso kërkesa që për qëllim e kanë refuzimin e bisedimeve, përmes bisedimeve.

Dhe pastaj e kritikon pozitën për dorëzim para Serbisë. Krejtësisht kemi qenë të papërgatitur për bisedime duke mos e pasur të qartë as qëllimin final  dhe duke e vendosur injorancën personale, të shoqëruar me përfitime personale politike dhe materiale, para interesit të përgjithshëm, kombëtar dhe shtetëror. Të padijshmit dhe mashtruesit nuk mund të jenë as kombëtar e as shtetformues e lëre më ndërtues të paqes. Të tillë ishin dhe janë negociatorët tanë legjendarë !

Foprmula, diçka jep e diçka merr të ne interpretohet si vetëm jep dhe asgjë nuk merr. Po e shohim se Serbia, përveç se po i pengon njohjet e reja, po i bind dhe po i detyron disa shtete, nga ish Lëvizja e të Painkadruarve që njohjet e zyrtarizuara tani t’i tërheqin.

Kungji kryesor, thënë shqip apo strumbullari i bisedimeve (me gjuhë intelektuale, shihe ti, intelektuale !!!) është presidenti post-historik, Lartmadhëria e Tij , Hashim Thaçi i Parë i cili e ka privatizuar 100% procesin e negociatave.

 Tash po flet për një marrëveshje historike, pasi ia kanë botuar Biografinë në librin:“ New state, new statemen – A Pornography“ duke shpresuar se do të bëhet pjesë e historisë dhe, së bashku me Vuçiqin, do ta fitojnë Çmimin Nobel për Paqe,  sikur Perez me Arafatin.

 Jam i bindur se një marrëveshje me Vuçiqin është arritur dhe tani vetëm po punohet se si të ambalazhohet në mënyrë që të menaxhohet opinioni duke deklaruar se e kemi arritur maksimimin e së mundshmës dhe se miqtë ndërkombëtarë na kanë sugjeruar ta bëjmë këtë. Edhe budallai e ka të qartë se në një proces të bisedimeve, asnjëra palë nuk e fiton maksimumin, ndryshe pse do të duhej të bisedohej ?!

Edhe këtu Serbia po del të jetë fituese absolute, nga humbës 100%, çka të fitojë është fitore për të. Me Asociacionin po luhet lojë e ndyrë, deri sa shqiptarët e cilësojnë si Asociacion i komunave me shumicë serbe, serbët e Kosovës dhe Serbia e cilëson si Asociacion i komunave serbe.

Madje ata e kishin bërë edhe logon, me katër S cirilikë brenda kryqit dhe vetëm mungojnë brenda atyre katër S cirilikë  fotografitë e Millosheviqit, Drazha Mihajlloviqit, Alkesandër Rankoviqqit dhe Arkanit për t’u kompletuar mozaiku çetnik dhe shovinist i Serbisë në Kosovë.

 Në të njëjtën kohë Kosovës i është imponuar një flamur i cili përjashton çdo identifikim me Shqipërinë, një himn pa tekst që nuk ia çon as Kazanovës në mesin e 40 bukurosheve, një stemë, pa përmbajtje etj. Ky është zbatim i standardeve të dyfishta.

Paralelisht ,me formimin e Asociacionit i cili, nuk kam asnjë dyshim se do të formohet duke pasur për bazë marrëveshjen në Bruksel dhe jo vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, Marrëveshje për të cilën po këmbëngul Serbia dhe serbët e Kosovës kurse ndërkombëtarët, pa asnjë dyshim se do ta pranojnë këtë duke bërë disa ndryshime kozmetike që e ruan përmbajtjen ekzekutive të këtij Asociacioni.

Kosovarët, do të detyrohen ta pranojnë mendimin e shumicës sepse kjo ësshtë vlerë demokratike. Serbia, bashkësia ndërkombëtare dhe serbët e Kosovës përbëjnë shumicën kurse kosovarët janë pakicë absolute.

Ndryshe, ku keni parë rast të ngjashëm në botë ku konstatohet se keni bërë 24 shkelje të Kushtetutës me marrëveshjen për Asociacion dhe të thoni se janë bërë 24 shkelje të Kushtetutës por se mund të vazhdohet me formimin e Asociacionit !!!

A ju ka rënë të lexoni interpretim më idiotesk se ky ?! Sigurisht se jo, në vendet normale vetëm për një shkelje të Kushtetutës rrëzohet marrëveshja dhe nënshkruesit detyrohen të japin dorëheqje. Për këtë arsye injorantët juridikë në Kosovë bëhen anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në botë nuk mund të gjeni këso rastesh. Për këtë arsye edhe jemi rast sui generis !

Për të mashtruar opinionin se kinse, paralelisht me bisedimet me Serbinë po punohet edhe për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, u pati formuar një Institut i eunuhëve i emërtuar si Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, me ambicie t’i ngjajë Institutit të Simon Vizentalit në Vjen e që nuk e ka pasur efektin as sa një pordhe të Simon Vizentalit.

Deri sa Kosova nuk ka investuar fare në këtë Institut, as në aspektin material e as në aspektin profesional, Izraeli ka ofruar fonde të pakufizuara për Institutin e Simon Vizentalit.

Simon Vizentali ka qenë hebre i bindur dhe ka qenë në gjendje të vdesë në çdo kohë për sqarimin e fatit vetëm edhe të një viktime çifute, kurse këta të Institutit të eunuhve, me përjashtime të vogla, kanë kontribuar që Kosova të ketë viktima dhe as që iu ka bërë zemra vër për viktima.

Mashtruesit e politikës e mëshehën formimin e këtij institucioni vetëm që Baca Adem Demaçi të mos jetë në krye të këtij Instituti.

Shihni tash çfarë statusi ka Instituti i Eunuhëve për“ Hulumtim“ të Krimeve të Luftës në Kosovë e që kishte pretendime të jetë sikur Instituti Simon Vizental. Janë shndërruar në eunuhë që i ruajnë gratë e haremit të Sulltanit !!

Ishte formuar, nën patronatin e Hashim Thaçit një Grup Ndërministror për Ballafaqim me të Kaluarën dhe Pajtim dhe që një kohë ishte nën Isa Mustafën: Pasi Hashimi u bë president, me ambasador dhe terminale, ky grup thjesht nuk përmendej më, tani donë ta formojë Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtim, me ndihmën e disa mercenarëve ndërkombëtarë, gjykatës dhe gazetarë ndonëse ky Komision duhet të jetë pronë e Kosovës.

Pa asnjë dyshim, ky Komision të cilin ia pati refuzuar Baca Adem manjëherë pas luftës Kryeadministratorit Kushner, do të përcjellë fatin e bisedimeve në Bruksel dhe nuk do të prodhojë asnjë rezultat për viktimat sikur që po trumpetohet. Për ta bërë më sqarues punën e këtyre përpjekejeve të Hashim Thaçit për të Vërtetën dhe Pajtim me Serbinë e cila nuk na bënë hesap për pesë para, dua t’ua tregoj një barcaletë jo fort të hijshme :“ një femër bukuroshe, duke shkuar për një vizitë te një mike në një vend tjetër e humbë rrugën prandaj e pyet kalimtarin e parë, që ishte mashkull se ku gjendet shtëpia e filan fistekes dhe ai ishte i gatshëm ta shoqërojë, deri te vendi.

Rrugës, i joshur nga bukuria e jashtëzakonshme, e dhunon vajzën duke ia shqyer garderobën dhe duke e lënë gjysëmlakuriqe. Vajza e dhunuar e mbledhë disi veten, mbulohet me ato pak rroba të mbetura dhe në ato çaste vjen një burrë tjetër që thjesht tmerrohet me ato pamje.

Vajza i tregon për dhunimin kurse burri zemërmirë e mbulon me pallton e vet duke i ofruar ndihmë për ta gjetur shtëpinë e mikes.

Në ndërkohë, edhe këtij mashkulli i kërcen kandari dhe e dhunon vajzën, edhe më keq. E dhunuar, e poshtëruar dhe e rraskapitur vajza shtrihet në tokë dhe në atë çast vjen mashkulli i tretë i cili edhe mund të jetë i mirë por, vajza mosbesuese, me të drejtë , nuk e lejon të flasë fare por i thotë, bëre edhe të ate që e kanë bërë dy vetë para teje dhe vazhdoje rrugën ....“ .

Prandaj, edhe ti Hashim, lëri ato Komisione dhe improvizime dhe bëje edhe ti me ne atë punën sepse ne i kemi lëshuar brekët. Sikur që edhe ju i keni lëshuar brekët në Bruksel ! Dhe ua kanë bërë dhe po ua bëjnë të njëjtën punë ! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)