18 Prill 2024

Për cilët deputetë është fjala

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Tema më e përfolur, gjatë këtyre ditëve, dhe ate, jo vetëm nga mediet, por edhe nëpër ndeja private,  në takime zyrtare…, ka qenë dhe ka domunuar edhe pyetja, se, cka po ndodh, me Specialen…?

Pas dështimit, javën e kaluar kur Kryesia e Kuvendit nuk pati kuorum për ta proceduar kërkesën e OVL-së të UCK-së në Kuvend për (mos) miratim të këtij peticioni, pos reagimeve te mëhershme nga ana e amabasodorëve Delavie, O'Conell, perfaqësuesëve të BE, , , , reagimi, më i fuqishëm, drejtuar treshes kosovare: Thaçit, Haradinajt, Veselit, por, edhe deputetëve të Kuvendit te Kosovës, është ai që vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku thuhet:

"Ne u bëjmë thirrje liderëve politikë në Republikën e Kosovës dhe Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ta ruajnë zotimin për punën e Dhomave të Specializuara dhe ta lënë të pandryshuar autoritetin dhe juridiksionin e gjykatës", ”Most të preket Specialja…”

Pas, kësaj deklarate zyrtare, të superfuqisë botërore, por, edhe atyre që na cliruan dhe vetëm fal tyre edhe ndertuam ketë shtet është hipokrizi dhe çmenduri politike të ndërmarrim veprime që të shkelim”vijën e kuqe”.

Nëse, kthehemi vetëm 1 muaj më parë, kur Presidenti amerikan Trump, përkundër reagimeve te fuqishme ndërkombetare, njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, të kota janë, edhe 128 vota kundër në Ansamblen e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, ndaj këtij vendimi, përfshirë edhe votën e “nënës” Shqipëri, sepse edhe palestinezët, si popull shumë atdhetare e patriotë, nëse i referohemi gazetës prestigjioze “Ekonomist .com”, pas vendimit të Trumpit, janë deklaruar, ”se nuk ia vlen të ngritesh në luftë për dëshirat e liderëve…”andaj, realisht, jemi dëshmitarë, se në këtë botë, në këto rrethana te globalizmit, edhe Kina, që numron mbi 1 miliardë e 2oo mijë banorë, me një zhvillim ekonomik e potencial ushtarak që deri diku i afrohet edhe SHBA-ve, disa herë, ka tumirë dhe i është nënshtruar diktatit dhe kërkesave te kësaj superfuqie botërore, edhe pse, ka qenë, edhe ndërhyrje por edhe në dëm, të këtij, shteti aziatik.

Andaj, deklaratat e disa liderëve tanë, se “nëse deputetët shfuqizojnë Specialen, do respektojmë vendimin e tyre…”nuk janë asgjë tjetër, pos puro marketing politik, dhe hipokrizi, kur dihet, se shumica e ketyre deputetëve, sikur liderët e tyre, të kërkonin të qëndronin në këmbë, në shenjë respekti dhe përkuljeje, ndaj tyre, me vetëdëshirë, do qëndronin edhe me një këmbë, e të mos flasim se do marrin vendim, si të pavarur!

Pra, të nderuar liderë, dijani hallin vedit, mos sjellni “ujkun” në torishtë…!

Zoti e bekoftë, Amerikën !

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)