23 Prill 2024

Pavarësia e mbikëqyrur e Dr. Jak Gjergjit

Shkruar nga Seremb Gjergji

Muaji shkurt 2006 në sallën e KK Klinë dr. Jak Gjergji dha idenë e Pavarësisë së Mbikëqyrur për Kosovën. Reaguan të gjithë pjesëmarrësit – përfshirë edhe Kryeministrin Bajram Kosumin; derisa atë e qetësoi Administratori Petersen.

Thirrjet si “I Çmendur, i Poshtër, Tradhtar, etj ishin temë e asaj dite për kryeministrin dhe e gjithë eskorta qeveritare dhe ajo lokale.

“A je në mend”, baju more nga bina”, e shumë të tjera. Ndërsa kërcënimi për jetë ishte shumë serioz. E gjitha ndodhi kur Dr. Jak Gjergji dha këtë propozim para Ekipit Ndërkombëtar, që me xhelozi po kërkonin deri atëherë në 11 komunat e Kosovës, një model për Pavarësi.

Aso kohe, komuniteti ndërkombëtarë të vetmin propozim kishte Pavarësi e Kushtëzuar, që ishte e papranueshme prej nesh – ndërsa Kosova kërkonte Pavarësi të Plotë, që ishte e papranueshme nga komuniteti ndërkombëtarë; për shkak të papërvojës tonë.

Kosova kishte mbetur me muaj të tërë në një “Bllokadë dhe Qorr-sokak” për idenë e Pavarësisë. Kosova kishte dështuar 3 herë ta shpallë Pavarësinë e Plotë nga vjeshta 1991; gusht 1999; dhe mars 2004. Janë një milion arsye se pse nuk ka ndodhur Pavarësia e Plotë.

Propozimi i Dr. Jak Gjergjit

Dr. Jak Gjergji në Kuvendin Komunal në Klinë dha propozimin për Pavarësinë e Mbikëqyrur. Model i ndërtuar mbi bazën e normave familjare tek shqiptarët.

Të gjithë aleatët e Kosovës në dilemë për Konceptin i cili do të ishte i pranueshëm për të gjithë, por mos ta dëmtonte rrugëtimin e Kosovës.

Një ekip i gjerë ndërkombëtarë që udhëhiqej nga Ekipi i Athisarit, QUINT-i, Ekipi i Kryeministrit Kosumi dhe ekipi i OKB-së i udhëhequr nga Administratori Petersen kërkuan në 11 komuna të ndryshme një model, por pa sukses.

“Kumbara, tek Ne, është personi që kujdeset për femiun e prindërve të pafuqishëm ta rrisin, shkollojnë dhe ushqejnë”.

Në formën e kumbarës, miqtë dhe aleatët tanë si SHBA, Anglia, Gjermani, Franca, Italia e besa edhe Japonia si dhe e gjithë NATO-ja, do ta ndihmonte Kosovën në zhvillimin e saj si shtet.

Mendimi im është që brenda një afati të caktuar prej 5 vjetëve të përfundonte mbikëqyrja, kishte thënë i ndjeri Dr. Jak Gjergji para të Pranishmëve. Këtë e kujtonte shumë mirë gazetari Agron Gashi që atëherë punonte për Kohës Ditore.

“Pavarësia e Kushtëzuar, do të krijonte probleme edhe më të mëdha se sa vet administrimi i UNMIK-ut. Do t’i jepte mundësi Serbisë dhe vendeve mike të saj që në OKB të paraqisnin kushte e kushte – nga të cilat nuk do të dilte kurrë Kosova. Njëherësh, Pavarësia e Plotë, në këtë fazë për Ne do të ishte, sikur t’ia mësyjmë detin me not.

Andaj, Pavarësia e Mbikëqyrur është zgjidhja e vetme dhe e qëndrueshme për një afat kalimtar, tha Dr, Jak Gjergji. 

Reagimi i Bajram Kosumit!

Kryeministri Kosumi, reagon në sallën e stërmbushur me njerëz duke thëne: “A dëshiron që i gjithë mundi ynë të na shkoi dëm; ti....”. Ndërhyn menjëherë Administratori Petersen: z. Kryeministër, unë e di saktësisht se çka mendoni, se ju kam çdo ditë në Prishtinë. Mos u bëni Patriot”.

Pas këtyre fjalëve, z. Kosumi e mbyllë gojën dhe e dëgjon deri në fund me vëmendje, sikur edhe e gjithë salla, propozimin e Dr. Jakut për Pavarësinë e Mbikëqyrur.

Të gjitha ekipet ndërkombëtar po mbanin shënim për çdo detaj – si nga reagimet, ashtu edhe nga propozimi. Duket se e gjeten çelësin e zgjidhjes së Pavarësisë së Kosovës. Ky ekip i mbylli këshillimet që tashmë i kishte zhvilluar në 11 komuna të Kosovës.

Ish kryetari i Klinës në Qeverinë e Përkohshme z. Ramadan Krasniqi, kur Dr. Jaku po largohej nga foltorja i tha: “Do ta paguash me jetë”! Kërcenim i drejtpërdrejtë – tregonte baba.

Sipas babës Jak, vetëm njerëzi që kanë guxim, arrijnë të përparojnë, më thoshte. Babë sa ishe gjallë punove dhe jetove me virtytet e njeriut më inteligjent, sinçert, guximshëm dhe më human që njohu vendi ynë.

Në qershor 2007 e humbëm edhe shansin e katërt (4) për Pavarësi; atëherë kur Presidenti amerikan Bush ishte në Tiranë.

Në guximin e Dr. Jak Gjergji, fitoi edhe Kosova.

Me 17 shkurt 2008, fiks 2 vjet pas, Kosova shpallë Pavarësinë (e Mbikëqyrur) dhe sot jemi shtet në forcim e sipër, duke ju falënderuar idesë së të ndjerit babës tim Dr. Jak Gjergjit prej Klinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)