20 Prill 2024

Partisë Nisma të Fatmil Lmajt pas shkarkimit të Qeverisë Kurti po i humb elektorati

Shkruar nga Luan.A.Dibrani

Te shume parti në Kosovë, vrerin qe e derdhën  përmes Mocionit të LDK-së  për rrëzimin  e Qeverise  Kurti, po iu kthehet bumerang  me  humbjen  e  elektoratit  qe patën  gjatë fushatës së zgjedhjeve në 2019!

 Marrim vetëm një shembull nga  një sondazh publik ndermjet Hashim Thaqit dhe Albin Kurit.  Albin Kurti ishte  me 64 mije  vota ndërsa Hshim Thaqi vetëm 3200 ose, gazeta “Bota sot”, në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka publikuar një sondazh me pyetjen :

 “Nëse vendi shkon në zgjedhje, cilën nga këto dy parti do ta votonit?”, ku opsionet ishin LDK dhe Vetëvendosje. Nga 57 mijë vota, 52 mijë votuan ishin për Vetëvendosjen, ndërsa 5 mijë të tjerë për LDK-në. Të dy këto sondazh u bë pas rrëzimit të qeverisë Kurti.

Njëra nder Partitë qe është ne zhdukje  e sipër është, edhe  Nismën Socialdemokrate e Fatmir Limajt, nga e cila kanë nisur pakënaqësitë pas shkarkimit të Qeverisë së Albin Kurtit. Ish-kandidatja e kësaj partie për deputete Egzona Muharremi, ishte kandidate për deputete nga Nisma, në zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor vitin e kaluar.

Ajo  ka dalë kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti . Ajo ka thënë se në zgjedhjet e reja do të përkrah Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Pos kësaj shumë  votues të kësaj partie janë të zhgënjyer me këtë parti, ku shumica pritet te aderojnë në Vetëvendosje.

Po ashtu  në shumë  publikime,komente dhe media shihen se  edhe partitë tjera janë në të njëjtën situatë, por kjo e Nismës është ma e theksuar nga  historia e te parit të saj Fatmir Limaj, i njohur si hajni më i madh në tërë Ballkanin!

Këta përfaqësues partish dhe milioner janë  në zvogëlim e sipër nga humbja e besimit në ta, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti në kohën  e “Korona Virussit !?.

E kam parë Fatmir Limajn, si  luftëtar apo edhe veprimtar një kohë deri sa u vërtetua se ishte profiter  i asaj kohe qe mendonim, se ky gjendet ne pozicionin  e një luftëtari dhe dashamirësi për Kosovën.

Dita , ditës dolën gjerat se isha i mashtruar në figurën e tij. Po, mos tu vërtetonin akuzat e njëpasnjëshme për autostradën,qe ka kushtuar një miliard euro. Çdo kompani që e ka marrë tenderin lidhur me këtë autostrade flitet se , 20 deri 30 përqindëshin,është dashtë me ja dhanë ministrit ose njerëzve të ministrit!?.

Askund në tërë botën e qytetëruar nuk ndodhin paturpësia, marrëzira, idiotizëm dhe naivitete të tilla si në Republikën e Kosovës.

 Se kjo është shumë e vërtetë, ndodhi tani pa fije turpi nga Fatmir Limaj, i njohur si hajni më i madh në tërë Ballkanin dhe se kjo u vërtetua po ashtu, me bredhjet e tija maratonike nëpër gjyqe edhe për vepra tjera qe akoma i ka te hapura.

Njihet se edhe para lufte nuk kishte rrip pantallonash, dhe pas lufte jua kaloi edhe sheikëve arabë”, “Kurrë unë nuk i fajësoj këta kryebanditë në atë simetrinë  figurative,që shkatërruan vendin, që vodhën pamëshirshëm deri në palcë djersën e taksapaguesve.

Këta njollosën gjakun e derdhur për Lirinë  e Kosovës! Në këtë kontekst  fajësoj ma tepër , ata frikacakët e sistemit  e legjislativit gjyqësore nuk veprojnë sipas ligjit !?.
 
E derisa gjërat u panë dhe u folën hapur, populli ia dha votën prapë, qe mezi kaloj pragun!!!

“Populli duhet pasur shumë kujdes që të mos ti japin votën këtyre lehaqenëve , kryebanditët e krye vagabondët që siguruan pasuri me hajni për disa breza për familjet  veta!!!...

Ndërsa në anën tjetër, populli pa bukë, pa ilaçe dhe të pa shpresë nga politika e pandryshuar qe dita ditës Kosovën janë kah e  katandisin me skamje  e sipër , me shpërngulje masive te popullatës etj!.

Prandaj sot Fatmir Limaj  është zhurmagjiu ma i madh në Kosove kundër sovranit të popullit qe në zgjedhje e bënë Kryeministër Albin Kurtin.

-Ky dhe tipat e ngjashëm nga frika se gjyqi i popullit në krye me Albin Kurtin, do ti arrestoj dhe konfiskoj kapitalin sot kundërshtuan dhe ne aleancë me serb, rome hashkali dhe tradhtarë bashkë e rrezuan Qeverinë Kurti .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)