24 Nëntor 2020

Pandemia Covid-19 kërkon që sa më shumë njerëz të mbyllin gojën

Shkruar nga Aurel Dasareti

Rreth pyetjeve që kërkojnë një kompetencë për t'u përgjigjur, është më e rëndësishme se kurrë, që ne pa njohuri (pasqyrim) për çështjen, të kemi veshë dhe sy të mëdhenj, por gojë të vogël.

Shumica e krizave kanë prekur pak njerëz, por meriton që të gjithë të kujdesen dhe të ngrenë zërin. Jo kjo e tanishmja.

Ne jemi shumë të cilët jemi shumë të sëmurë dhe shumë të shëndetshëm për t'u testuar ose trajtuar. Edhe më shumë kemi frikë nga përhapja e infeksionit. Të gjithë kemi dikë për të cilin jemi shumë të shqetësuar.

Problemi është se virusi është krejt i ri. Askush nuk e di saktësisht se si sillet dhe çfarë e shkatërron atë.

Pyetjet në të cilat mbështetemi për përgjigje të mira janë të shumta. Por kemi të bëjmë me një virus të ri, të cilin askush nuk e njeh plotësisht. Disa nga ne, nga ana tjetër, kanë kushte më të mira për të gjetur përgjigje.

Ne i njohim më të kualifikuarit dhe duhet t'u japim atyre hapësirën që u duhet. Shoqëria duhet t`ua lehtësoj punën atyre që kanë ekspertizën më të rëndësishme.

Është e natyrshme që studiuesit, mjekët, kapacitetet tona kryesore për sigurimin shëndetësor-shoqëror dhe gatishmërinë, kanë metoda të ndryshme në proces.

Se ata që, të porositur nga ne dhe në emrin tonë, punojnë për të gjetur zgjidhje, nuk janë dakord gjatë rrugës.

Atëherë, pikëpamjet dhe konsideratat e ndryshme duhet të peshohen kundër njëra-tjetrës, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të cilat në çdo kohë për ne mund të jenë më të qëndrueshme. Ne të tjerët duhet të tregojmë besim.

Jo, nuk dua të them se ty dhe unë duhet të heshtim. Në një krizë ku izolimi është përshkruar ilaç, ne si shoqëri duhet të mbajmë kontaktet, të qëndrojmë të lidhur me njëri-tjetrin.

Ne duhet të përdorim burimet që kemi për të shkëmbyer (të ndajmë) shqetësime, ngushëllime, të mendojmë së bashku dhe të shohim përpara. Biseda publike është e rëndësishme tani.

Por rreth pyetjeve që kërkojnë një kompetencë për t'u përgjigjur, është më e rëndësishme se kurrë që ne pa njohuri për Koronën, të kemi veshë dhe sy të mëdhenj, por gojë të vogla.

Kjo nuk është koha për përralla, shikime dhe supozime të pakualifikuara.

Llogoret e qitjes dhe shkronjat e mëdha në gazeta nuk do të na shpëtojnë tani. Rrugëtreguesit tanë kanë nevojë për qetësi në punë dhe mesazhi i tyre nuk duhet të mbytet në zhurmë.

Por kur edhe ekspertët pranojnë se parashikimet dhe zgjidhjet e tyre janë larg garancive, është e pamundur për ne të tjerët të përfundojmë. Siguria e zhdrejtë (e plotë) është një privilegj që askush prej nesh nuk e ka.

Që nga fillimi i pandemisë, megjithatë, gjykimi i ekspertëve të vetë-emëruar, shakaxhinjve në mediat sociale shqipfolëse ishte i qartë. Propaganda e jo seriozitetit nga kjo sëmundje vdekjeprurëse apo histerisë që duhej të ishte censuruar, ishte përfundimi i shumë “ekspertëve”.
 
Lista e atyre “ekspertëve të përditshëm në ekranet televizive apo gazeta të varura, që pretendojnë se bazohen në njohuritë e patjetërsueshme, për të cilat ne tjerët jemi të etur, është e gjatë, dhe bën që kundërshtimet e pak atyre me kompetencë dhe përvojë përkatëse të mbyten, para se të arrijnë në veshët e publikut.

Ndryshe, media sociale e pavarur është, në të dy kohërat e mira dhe të këqija, një zgjatje e jetës.

Në këto kohë izolimi, ato shërbejnë si vendi ynë i vetëm i mbledhjeve, një shesh ku jemi takuar për të biseduar me njëri-tjetrin. Tani jemi në një situatë kur nuk e dimë se në cilën mënyrë të vazhdojmë.

Si mund ta gjejmë rrugën e drejtë nëpër të cilën do të kthehemi në shtëpi në mënyrë të sigurt? Ne varemi nga marrja e informacionit të përditësuar për krizën në çdo kohë.

Shpresa është se ata me dukshmëri më të mirë do t'i tregojnë rrugët. Por fakti është se ky virus është ende mjaft i ri. Prandaj nuk dimë asgjë për pasojat afatgjate.

Një person duhet të shpresojë vetëm për më të mirën, të përgatitet për më të keqen dhe të bëjë çmos për të shmangur përhapjen e infeksionit.

Kjo e fundit është e rëndësishme pavarësisht nëse virusi është më i padëmshëm për njerëzit e zakonshëm, pikërisht për hir të të moshuarve dhe të dobëtëve.  Ekspertët tregojnë se është e saktë që të moshuarit preken shumë më fortë. Në të njëjtën kohë, të rinjtë sëmuren rëndë nga korona-virusi.

Thuhet se cilësia e një kombi demonstrohet përmes mënyrës sesi kombi i trajton të moshuarit e vet.

Autoritetet shtetërore-shëndetësore duhet të informojnë me ndershmëri dhe hapur për skenarin më të keq të mundshëm në një pandemi korona.

Nëse jo, njerëzit nuk i marrin paralajmërimet aq seriozisht. Autoritetet shëndetësore nuk duhet të fshehin fakte nga frika e panikut në popullatë. Pra duhet të tregojnë të vërtetën e pakëndshme në lidhje me pasojat e mundshme të kësaj epidemie.

Ne duhet të qëndrojmë së bashku si një shoqëri për të kufizuar infeksionin. Merrni përgjegjësi, si individë dhe në nivelin drejtues.

Ajo që ne dimë me siguri është se kjo krizë, qoftë ajo stuhi e përsosur apo rrugë më e keqe e një cunami akoma më të keq - ka zbuluar se sa e rrezikuar është shoqëria jonë.

Ne ende mund të ndryshojmë zhvillimet e kësaj pandemie. Por atëherë duhet të merremi me zhdukjen e paralizës së veprimit.

Paniku është i lehtë dhe bëhesh edhe më egoist sesa ishit më përpara kur ndodhin gjëra të tilla.

Por unë shpresoj se ka akoma diçka të jashtëzakonshme në gjenet dhe kulturën tonë të lashtë pellazge/ilire/shqiptare.

Ne jemi të aftë për solidaritet dhe unitet dhe të ngrihemi kur të jetë e nevojshme. Kjo është një situatë e tillë.

Tani në fakt duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin; vëllezër dhe motra jemi, kudo që gjendemi. Dhe, ata prej jush që kanë aftësi drejtuese duhet të shkojnë përpara dhe ta tregojnë atë në praktikë.

Realiteti është se ky virus në rastin më të mirë mund të zhduket nga moti i ngrohtë, domethënë, gjatë verës. Por nuk mund të merret si e mirëqenë në asnjë mënyrë, dhe në këtë rast ka shumë të ngjarë të përhapet përsëri në vjeshtë. Dhe ne po flasim për një virus shumë ngjitës.

Të gjithë tani kanë një përgjegjësi të kufizojnë infeksionin. Më në fund një vendim i domosdoshëm, kontrollimi (mbyllja) e kufirit, mbyllja e shkollave dhe kopshtit të fëmijëve, e qendrave tregtare, çajtoreve, kafeneve, “shtëpive publike” etj përveç dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve.

Unë shpresoj se nuk ka aq budallenj në shoqërinë tonë dhe të gjithë duhet të mbështesin një vendim të tillë, dhe të kuptojnë se interesi për të shpëtuar jetë është më i rëndësishëm se qejfi për t`u sjellë kot rrugëve dhe ekonomia. Fëmijët gjithashtu do të ndihmojnë për të zvogëluar infeksionin!

Në fund të fundit, është shumë e rëndësishme të kufizohet infeksioni në mënyrë që spitalet në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore nën okupimin sllavo-ortodoks, të trajtojnë numrin e pacientëve që do të kenë nevojë për ndihmë në frymëmarrje, dhe shumë mjekë kanë qenë jashtë në media dhe thanë që kjo është absolutisht e nevojshme me masa të forta, tani.

Shpresoj se gaboj, por mungesa e shtretërve dhe mungesa e pajisjeve adekuate në lidhje me numrin e të sëmurëve që kanë nevojë për të njëjtën kohë do të rrisin në mënyrë dramatike vdekshmërinë e covid-19, gripin dhe dëmtimet kritike.

Atëherë nuk ka rëndësi nëse ka më pak apo më shumë mjekë-infermierë.

Ne do të jemi në gjendje ta mposhtim këtë virus vetëm nëse qëndrojmë së bashku, dhe jo kundër njëri-tjetrit. Pra, le të veprojmë tani menjëherë.

Është tepër vonë për ta mbyllur derën e stallës kur kuajt kanë ikur.

Autori është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Nëntor 2020

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton të gjeturat e raportit për vendin të Komisionit Evropian për vitin 2020 në fushën e sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 190-të i Këshillit Prokurorial. (Nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)  

- Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, do të lansojnë “T’i japim vendit ngjyra”.  (Këndi Olimpik, në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 10:30)


- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportonin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Kompaninë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, nënshkruajnë Memorandum të Bashkëpunimit për Atashetë Kulturorë. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjareve të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)    

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon pritje për ekspeditën e xhudos, pas suksesit të arritur në kampionatin evropian të xhudos, të mbajtur javën e kaluar në Pragë të Republikës së Çekisë, ku Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka u stolisën me medalje të bronztë. (Zyret e KOK-ut, ora 11:45)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Zyra e Kryetarit, ora 12:45 )

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin e Panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, shqyrton rekomandimet nga BE-ja të planit për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ors  13:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vizitojnë  Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. (Gjilan, ora 13:45)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Platforma ZOOM 5.0, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mbajn Konferencë për media. (Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan, ora 14:30)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz Limani, do bëjnë lansimin e projektit “Ndriçimi i Urës së Gurit”. (Pranë Urës së Gurit në Prizren, ora 18:00)